LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bosi i inceneratorëve mori tenderin 3.5 milionë euro nga burri i Elisa Spiropalit për matësat e ujit në Fier

4 Gusht 2023, 18:27, Aktualitet CNA

Bosi i inceneratorëve mori tenderin 3.5 milionë euro nga burri i Elisa

Bosi i inceneratorëve, Klodian Zoto ka përfituar tenderin 3.5 milionë euro nga burri i Elisa Spiropalit për matësat e ujit në Fier, në kohën që ky i fundit ishte drejtorit i Ujësjellësit të Fierit.

Shoqëria “Teo Albe” e regjistruar në gusht të vitit 2010 në pronësi të kompanisë “Teotec Telecommunication and information commercial and industrial” rezulton bashkëaksionere në kompaninë Sportel, ku administrator është Klodian Zoto, dhe aksioner tjetër është kompania F.M.O e themeluar po nga Klodian Zoto.

Kjo kompani kishte kapital prej 36 mijë lekë. Pasi kaluan 4 muaj nga themelimi “Teo Albe” lidhi një kontratë prej 391 milionë lekësh, ose rreth 3,5 milionë euro me Ujësjellësin e Fierit për vendosjen e matësave për një periudhë gati 5 vjeçare.

Në këtë periudhë kreu i kësaj kompanie Zoto u punësua si këshilltar ligjor me kohë të pjesshme i drejtorit të ujësjellësit të Fierit, Salarjon Totaj njëkohësisht dhe burri i ministres Elisa Spiropali. 

Këto fakte dolën në dritë nga dosja hetimore e ish zv.kryeminstrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Faktet dhe provat e mbledhura nga SPAK po nxjerrin gjithnjë e më shumë në dritë të vërtetën e inceneratorëve.  Pra mesa duket Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në bashkitë që drejtoheshin nga socialistët kanë pasur mundësi për përfitime tenderash.

Në ditët në vijim pritet të dalin dhe fakte e prova të reja./CNA.al

Lajmet e fundit nga