
Drejtuesi i departamentit të ekonomisë më Partinë Demokratike, Klodian Muço, ka theksuar thirrjen e PD-së për identifikimin e pronarëve të vërtetë të inceneratorëve.
Gjatë një deklarate për mediat Muço u shpreh se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nuk firmosën për incineratorët dhe as morën vendime, por ekzekutuan firmat dhe përfitimet e Kryeministrit Edi rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.
“Partia Demokratike, duke e rivlerësuar sekuestrimin e incineratorit të Tiranës si masën dhe hapin e duhur në drejtim të ligjshmërisë, bën sërish thirrje për identifikimin e pronarëve të vërtetë të djegësave, jo atyre fiktivë, në letra.
Vetëm kështu përballja me ligjin është e plotë dhe ndëshkimi prej tij shkon te autorët e vërtetë, të plotë, dhe jo vetëm te të pjesshmit.
Në në emër të interesit publik e kemi kërkuar prej dy vitesh sekuestrimin e veprës penale të incineratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Masa, edhe pse e vonuar, është e mirëpritur, por kjo vonesë nuk duhet përsëritur në identifikimin dhe penalizimin e krerëve të vërtetë të kësaj mega-afere, që janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
SPAK është në drejtimin e duhur në ngritjen e akuzës për shpërdorim detyre, çka implikon direkt njerëz me pushtet, dhe nuk ka sesi të prekë Zoton apo Mërtirin, që jane vetëm aksionerë dytësorë të sipërmarrjes Rama- Veliaj dhe nuk mbajnë detyra shtetërore.
“Shpërdorimit të detyrës” i pafshin hajrin Edi Rama, Erion Velija dhe anëtarë të tjerë të organizates së strukturuar kriminale, qe me djegësat realizuan një zhvatje prej qindra milion euro.
Zoto dhe Mërtiri nuk firmosën për incineratorët, dhe as morën vendime, ata thjesht ekzekutuan firmat dhe përfitimet e Veliaj, Ramës dhe Agaçit.
Zoto dhe Mërtiri nuk mund te ndryshonin praktikën e trajtimit të mbetjeve ne Tirane, këtë mund ta bënte vetëm Erion Veliaj.
Zoto dhe Mërtiri nuk mund të tjetërsonin para, nëse qeveria dhe bashkia nuk do jepte para për djegie plehrash, kur djegës nuk ka.
Zoto dhe Mërtiri arritën një ‘sukses’ duke u bërë aksionerë dytësorë apo tretësorë me incineratorët, por ishin Rama dhe Veliaj që i quajtën sukses djegësat e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Zoto dhe Mërtiri nuk mund t’i jepnin vetes bonus prej 8 pikësh, 9 muaj para se të regjistrohej kompania fituese, ishin Veliaj dhe Rama që mund ta bënin këtë.
Zoto dhe Mërtiri nuk mund ta regjistronin kompaninë një ditë para se ajo të fitonte tenderin e incineratorit, Rama me Veliaj mund ta bënin këtë.
Zoto dhe Mërtiri nuk mund të merrnin vendim në emër të Këshillit bashkiak, vetëm Erion Veliaj mund ta bënte këtë.
SPAK duhet ta shohë krimin për atë çfarë është. Një intencion shtetëror për të krijuar organizatë të strukturuar kriminale, duke përdorur dy biznesmenë bedela dhe një gjysmë milardi euro para të takspaguesve shqiptarë.”-u shpreh Muço./CNA.al
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se nu...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur s...
Mjeku i njohur shqiptar, Tritan Kalo, u largua nga Shqipër...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me disa pam...
Ish-deputeti dhe ish-sekretari i Partisë Socialiste, Ilir ...
Ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, ish-deputeti ...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 20 leje ndërtim...
Zëvendësambasadori gjerman në Shqipëri, Thilo Schroeter, n...
CNA ka hapur sot një sondazh për veprimtarinë e SPAK-ut, S...
Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i UÇK-së që u arrestua pak di...
Pas denoncimit të aferës së inceneratorëve nuk kanë mungua...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj shprehet se drejtues...
Ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj tha se SPAK po bën v...
4 persona të cilët rrezikonin të mbyteshin në det këtë të ...
“Nuk ka rëndësi sa dhuroni por sa shpirt ka dhurimi juaj”-...
Lulzim Basha ka vijuar takimet më “petritët” e tij. Kësaj ...
Nga ndërtimi i apartamenteve për punonjësit e rinj deri te...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjell...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...