
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se varfëria në vendin tonë po thellohet çdo ditë.
Në një postim në rrjetet sociale Blushi shkruan se ndërkohë që kjo ndodh me shqiptarët e kundërta ndodh me qeveritarët ku sipas tij, Rama dhe ministrat pasurohen.
Ai thotë se gjendja është alarmante referuar faktit se shkalla e varfërisë është gati dyfishi i normës së vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe disa herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Blushi shprehet se është koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve
Postimi i plotë:
Shqiptarët varfërohen, Rama dhe ministrat pasurohen! “Plaçkitja” e popullit nuk është reformë!
Varfëria thellohet çdo ditë, veçanërisht për 935,821 qytetarë, që jetojnë sot me më pak se 6.8 USD të ardhura në ditë, ndërkohë asnjë masë konkrete nuk po merret nga kjo Qeveri, e padenjë për besimin popullor dhe e pandjeshme për shtresat më në nevojë.
Ky fakt i trishtueshëm del në pah edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore ku theksohet se “shkalla e varfërisë në Shqipëri ka mbetur shumë e lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit, pavarësisht rritjes ekonomike”.
Gjendja është alarmante referuar faktit se shkalla e varfërisë është gati dyfishi i normës së vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe disa herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Ndërkohë qindra mijëra familje të tjera shqiptare që jetojnë me të ardhurat e të afërmve të tyre në emigrim janë varfëruar edhe me 15% më shumë për shkak të zhvlerësimit të qëllimshëm dhe spekulativ në Euro-s.
Shqipëria vazhdon të ketë nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane krahasuar edhe me vendet e rajonit, por Qeveria në vend të ndihmës ekonomike vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.
“Rilindja” i ka shpallur luftë garantit të mbrojtjes dhe zhvillimit të demokracisë që është shtresa e mesme ndërkohë që korrupsioni galopant dhe kriminal i Edi Ramës dhe Qeverisë vetëm thellohet dhe përhapet. Kosto e jetesës është bërë e papërballueshme, çmimet rriten, papunësia shtohet!
Nxitja e prodhimit, rritja e eksporteve, ekonomia e dijes, liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë, garantimi i të ardhurave jetike për shtresat më në nevojë, sidomos konsolidimi dhe zgjerimi i shtresës së mesme të shoqërisë janë e vetmja rrugë për nxjerrjen e Shqipërisë dhe të familjeve shqiptare nga falimenti.
Shqiptarët meritojnë një Qeveri që kujdeset për njerëzit dhe xhepat e tyre, jo të Ramës dhe të ministrave të tij!
Është koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve!/CNA.al
Një 19-vjeçar në Dhërmi është shpëtuar pasi ra nga lartësi...
Bosi i inceneratorëve, Klodian Zoto ka përfituar tenderin ...
Bosi i inceneratorëve, Klodian Zoto ka përfituar tenderin ...
Një turiste italiane është gjetur, pas gati 12 orësh kërki...
CNA raportoi ngritjen e një grupi ekspertësh nga Partia De...
Gjatë një jave janë asgjesuar 15 395 bimë të dyshuara nark...
Një 49-vjeçar i dënuar me 15 vjet burgim është vënë në pra...
Shoferi i kamionit prej nga ku rrëshqitën pllakat dhe ranë...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i është...
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dëshmoi këtë të pre...
CNA paralajmëroi ngritjen e një ekipi ekspertësh...
Granit Gjana, zv.kryetari i bashkisë së Kukësit, është par...
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur par...
Çdo mëngjes, kryeministri Edi Rama përshëndet shqiptarët m...
Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ësh...
Një grup aktivistesh nga shoqëria civile kanë zhvilluar nj...
Qeveria shqiptare ka shpalosur për konsultim publik projek...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje ...
Një i ri është shpëtuar nga forcat e policisë kufitare pas...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është takuar d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...