Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gjithçka fillon rreth një vit përpara se të jepej me koncesion Landfilli i Tiranës së bashku me incenerimin dhe prodhimin e energjisë.
Në vitin 2016, në Holandë, në një zyrë kompanish "guacka", hapet kompania "Integrated Energy".
Kompania vjen në Tiranë me tre aksionerë, kompaninë "ITS" të Klodian Zotos, kompaninë "Energy Recuperator", të shtetasit italian Ernesto Granelli, i cili shfaqet dhe tek inceneratori i Fierit me 30%, dhe kompania e "Paul Wurth".
Këto janë tri kompanitë që kishin aksionet e "IE"-së dhe firmosën koncesionin e landfillit të Tiranës. Por dardha e ka bishtin mbrapa.
Shtetit shqiptar i janë paraqitur dy emra të mëdhenj, pra "Paul Wurth" dhe kompania italiane. Nga ana tjetër, këto kanë qenë thjeshtë dhe vetëm emra mbulimi.
Më pas u zbulua se ekzistonte, le ta quajmë, një parakontratë, e shkruar midis këtyre kompanive dhe kompanisë "ITS" të Klodian Zotos, ku thuhet se aksionet do të kthehen menjëherë, pasi të merrej koncensioni për landfillimin, inceneratorin dhe prodhimin e energjisë në Tiranë.
Në dhjetor të 2017, 5 muaj pasi është firmosur kontrata koncensionare për Tiranën, në 31 gusht të 2017, "Paul Wurth" ia kthen aksionet Klodian Zotos.
Gjithashtu në janar të 2018-ës dhe "Energy Recuperator" ia kthen aksionet Klodian Zotos.
Në vitin 2018 Klodian Zoto i merr 100% të aksioneve dhe më pas ia shet shtetasit Giuseppe Ciaffagliones, edhe këtij të fundit me kusht dhe një pagë 6500 euro, Ciaffglione vendoset edhe administrator i landfillit të Tiranës.
Shitja e kompanisë në kontratë është me vlerën 453 mijë euro, një vlerë fiktive, para me të pritur dhe me rrogë.
Ciaffglione, kujtojmë, është njeriu që punësoi babain e Alqi Bllakos dhe ka marrë dhe një Fi konsulence për inceneratorin e Fierit. Është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u dhe akuzohet për aferën.
Gjithë kohës shihet në foto dhe ambiente të ndryshme me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të dy drejtuesit kryesorë të aferës së inceneratorëve.
Më pas shtetasi Ciaffaglione ua shet kompanive italiane Franco Tosi, Bruno Presezzi e të tjerë. Këto shitje janë diku te 370 mijë euro, por edhe këto shitje aksionesh janë shitje me kusht.
Në kontrata thuhet që u shiten aksionet me kusht dhe do të mbahen për 9 vite në përdorim, blerësit kanë detyrimin të gjejnë fondet e investimit për inceneratorin e Tiranës dhe më pas do t’i kthejë aksionet, pas përfundimit të afatit.
Në rast të moskthimit të aksioneve, penaliteti ndaj këtyre “blerësve" të këtyre aksioneve është rreth 40 milionë dollarë.
Për disa vite aksionerët e vërtetë dhe transaksionet nuk njiheshin nga shteti shqiptar pasi gjithçka mbulohej me një kompani guackë, derisa u ndryshua ligji për deklarimin e aksionerëve fundorë të kompanive.
Së pari, shteti shqiptar është mashtruar pasi me vetëdije Klodian Zoto, ka marrë dhe ka sjellë kompaninë "Paul Wurth" dhe "Energy Recuperator" thjesht dhe vetëm për të firmosur koncensionarin e Tiranës.
Zoto ka mashtruar se ka sjellë një brand ndërkombëtar, një kompani holandeze, një kompani të madhe ndërkombëtare, një kompani italiane, e kështu me radhë dhe nga këto ka marrë bonuset e shtetit shqiptar.
Në fakt ai ka qenë mashtrim. Klodian Zoto e ka ditur që këto kompani nuk do të ishin pjesë e koncensionit apo investimit që do të kryhej, sepse kishte para kontratën dhe pas firmosjes së koncesionit në Tiranë rimerr aksionet.
Më pas është bërë shitja te Giuseppe Ciaffaglione, pastaj tek italianët e Presezzi-t dhe Franco Tosi-t që kanë ardhur në Tiranë dhe janë raportuar në QKB prej një viti.
Së dyti, janë tri ndryshime aksionerësh për të cilat nuk është marrë leje në qeverinë shqiptare.
Sipas ligjit të koncensioneve, neni 25, kompania koncensionare që është mëma duhej që në ndërrimin e aksionerëve t'i merrte leje shtetit shqiptar. Nuk mund të ndryshohen aksionerët sipas qejfit, sepse dhënia e koncesionit është bazuar pikërisht te CV-ja e kompanive të paraqitura në fillim, është eksperienca e tyre që bën vlerësimin për të marrë kontratën koncensionare.
Së treti, jemi në vitin 2023, kompania koncensionare nuk ka kryer investimin sipas biznesplanit të paraqitur qeverisë. Duhet të investonte vitin e parë 35 milionë euro, vitin e dytë 40, vitin e tretë prapë 38, e kështu me radhë, sipas studimit të fizibilitetit dhe planit të investimeve. Por nuk ka ndodhur kështu.
Sot jemi në vitin e tretë, sipas pretendimit të kompanisë, që pretendon zbardhjen me vonesë të lejes së ndërtimit, por ka një detaj, duhet të ishin investuar të paktën në dy vite rreth 78 milionë euro.
Vetë kompania koncensionare në mars të këtij viti tha publikisht se kishte investuar 30 milionë, ndërkohë që vlera reale e investimeve nuk është më shumë se 22-24 milionë euro, sipas disa dokumenteve të vetë kompanisë.
Nga ana tjetër, kompania ka gjeneruar një fitim për rreth 25 milionë eurosh, me një xhiro në 6 vite, e cila shkon mbi 110 milionë euro, nga të cilat rreth 60 milionë euro, janë paguar nga shteti shqiptar nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar të qeverisë drejtuar Bashkisë së Tiranës dhe pjesa tjetër e pagesës është bërë nga biznesi privat për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta e të tjera.
Pra, janë disa pika që na tregojnë se është shkelur jo vetëm zbatimi i kontratës, por kemi të bëjmë edhe me skemën e mashtrimit dhe lojën me emrat e paraqitur në qeveri, në ndryshimin e emrave të aksionerëve dhe transaksionet e aksioneve më shumë se njëherë.
Pa folur më tej për faktin se shtetasit që e kanë organizuar aferën e inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe aksioneri Giussepe Ciaffaglione, pa lënë mënjanë dhe shumë të tjerë që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe janë në pritje të procesit nga gjykata./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Pëllumb Gjok...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur të gjitha denonc...
Më datë 16.01.2023 Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar pr...
Ish-kryeministri Sali Berisha, një ditë më parë, deklaroi ...
Biznesmeni i varreve, Indrit Sefa, i cili ka kandiduar në ...
Sekretari i Përgjithëm i PS-së, Blendi Klosi, ka konfirmua...
Ish-sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ka folur pë...
Alma K. , vajza e cila u shfaq në videoskandalin me ish-kr...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka kryer një inspekti...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të...
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës janë krijuar rad...
Agjencia e inteligjencës kriminale e Australisë ka shkrua...
Gazment Bardhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD n...
Deputeti, Arben Pëllumbi thotë se ndryshimet në qeveri mun...
Avokati, Genc Gjokutaj ka reaguar lidhur me situatën në të...
Shkencëtarët nga dy autoritete globale të klimës raportojn...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet soci...
Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i SPAK-ut....
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKS...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...