LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër dokument për SPAK dhe Altin Dumanin/ Ja si Zoto i shiti aksionet Ciaffagliones në Holandë

6 Maj 2023, 14:48, Denoncim CNA
Tjetër dokument për SPAK dhe Altin Dumanin/ Ja si Zoto i shiti
Fotomontazh - Altin Dumani, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

CNA publikon për herë të parë një dokument që tregon se pronari i inceneratorit të Tiranës, në vitin 2017, Klodian Zoto me kompaninë e tij “ITS”, ja ka shitur aksionet pas themelimit të kompanisë, shtetasit Giuseppe Ciaffagliones. Ky i fundit është në kërkim ndërkombëtar, kërkohet ekstardimi nga Italia, është njeriu që kishte punësuar babain e Alqi Bllakos, me një pagë marramendëse te landfilli i Tiranës sepse aty inceneratori nuk ekziston.

Sipas dokumentit që ne po publikojmë, konfirmohet ajo që CNA ka thënë shpesh dhe ajo që SPAK dhe Altin Duman i duhet ta dinë. Kompaninë e ka themeluar Klodian Zoto, më pas ja ka shitur Giuseppe Ciaffagliones dhe tashmë së fundmi, para ca ditësh mësuam nga mediat se në QKB kanë dalë aksionerë të rinj, pasi Ciaffaglione u ka shitur vitin e kaluar aksionet që bleu nga Klodian Zotua.

Tjetër dokument për SPAK dhe Altin Dumanin/ Ja si Zoto i shiti
Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Giuseppe Caffaglione te landfilli i Sharrës

Sipas dokumentit që ne po publikojmë më poshtë, në datën 20 mars të vitit 2018 sipas këtij dokumenti zyrtar, me vulë noteri, kompania “ITS” ia shet aksionet shtetasit italian Giussepe Ciaffaglione, i cili më pas ishte dhe administratori i landfillit të Tiranës.

Sipas dokumentit, përfaqësuesja e kompanisë “Intergrated Technology Services sh.p.k.", e cila është “ITS”-ja e famshme në pronësi të Klodian Zotos, paraqiten përpara noterit dhe bëjnë transferimin  e plotë të aksioneve ndaj shtetasit Giuseppe Ciaffaglione.

Tjetër dokument për SPAK dhe Altin Dumanin/ Ja si Zoto i shiti
Dokumenti i shitjes së aksioneve

Sipas artikullit 2, në pikën 1 dhe 2 të tij, vlera e shitjes së aksioneve në vitin 2018 është 463 mijë euro, ndërkohë që kompania ashtu siç ne kemi deklaruar në shkrimet e mëparshme ishte themeluar në Holandë për 50 mijë euro nga Klodian Zoto dhe dy kompanitë e tjera, të cilat kishin një marrëveshje me Zoton me marrjen e kontratës koncesionare të landfillit të Tiranës. Do t’ja kalonin aksionet këtij të fundit dhe në këtë dokument tregohet se çfarë ka ndodhur.

Sipas pikës 1, vlera është 463 mijë euro dhe në pikën 2 të faqes 2 thuhet qartazi se shuma do të paguhej nga një këst mujor prej 6.500 eurosh. Një kompani e cila tashmë për 6 vites ka qarkulluar mbi 100 million dollarë, është shitur për 463 mijë euro dhe paratë janë me të pritur. Pra nuk ka pasur një transfertë direkte të parave, të 463 mijë eurove, por Caffagilone do t’ja jepte lekët “ITS” –së së Klodian Zotos duke paguar 6.500 euro në muaj.

Tjetër dokument për SPAK dhe Altin Dumanin/ Ja si Zoto i shiti
Dokumenti i shitjes së aksioneve

Më poshtë, në artikullin 4 tregohet dhe se si shitësi ka mundur të sigurojë aksionet, pra në vlerën rreth 50 mijë euro, ku duket qartazi që janë disa vlera të ndryshme dhe datat në të cilat këto aksione i kanë kaluar 100% Klodian Zotos. Dhe siç e përmendëm më lart, Zoto themeloi kompaninë me dy emra të tjerë dhe më pas ata i kaluan aksionet atij në momentin që u firmos kontrata koncesionare e landfillit të Tiranës.

Tjetër dokument për SPAK dhe Altin Dumanin/ Ja si Zoto i shiti
Dokumenti i shitjes së aksioneve

Ky dokument tregon qartazi se kompania holandeze ka qenë thjesht dhe vetëm një maskë për të fshehur tentakulat e Klodian Zotos dhe aferës së inceneratorëve. Ky dokument tregon qartazi se kemi të bëjmë me një aferë që ka filluar në Elbasan, shkon në Fier, ku Klodian Zoto e merr direkt koncesionin e ndërtimit të inceneratorit të Fierit, me vlerë 32 milionë euro, i cili ende sot e kësaj dite, pas 7 vitesh nga firmosja e kontratës, është jashtë funksionit. Zoto, së bashku me Mirel Mërtirin, që është "truri" i inceneratorëve, kanë ndërtuar një skemë spektakolare.

Tjetër dokument për SPAK dhe Altin Dumanin/ Ja si Zoto i shiti
Fotomontazh - Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto

Fillimisht Mirel Mërtiri vendos në Elbasan, bashkëjetuesën e tij, Stela Gugallen e cila pa asnjë lek merr një kontratë koncesionare për të ndërtuar një incenerator që nuk ka punuar, është jashtë funksionit, herë punon dhe herë fiket dhe Elbasani vazhdon të ketë të njejtën problematikë me mbetjet, por kjo i përket hetimit të SPAK.

Sipas të dhënave që ne kemi publikuar, Stela Gugallja pa asnjë lek shkoi mori një incenerator me kredi dhe më pas qeveria shqiptare filloi ta paguante nga 700 mijë dollarë në muaj, deri ditën që u ndërtua.

Por nënkontraktor në Elbasan ka qenë Klodian Zotua, ndërsa në Fier “ITS”-ja e Klodian Zotos që është pronarja edhe e landfillit të Tiranës në fillim, pra kur është firmosur kontrata koncesionare me qeverinë shqiptare, Klodian Zotua e merr direkt ndërtimin e Fierit dhe më pas ai themelon kompaninë në Holandë dhe më pas merr landfillin e Tiranës, ku kanë deklaruar zyrtarë të lartë të shtetit se ishte një kompani holandeze.

Tjetër dokument për SPAK dhe Altin Dumanin/ Ja si Zoto i shiti
Fotomontazh - Klodian Zoto

Në fakt, pas kompanisë holandeze qëndronte Klodian Zoto. Zoto, njeriu i Mirel Mërtirit, sot është në kërkim ndërkombëtar, së bashku me Giuseppse Ciaffaglionen që të cilit mesa duket i ka shitur formalisht aksionet dhe nga ana tjetër ka dhe një ndryshim aksionesh të deklaruara më vonë në QKB, nga vetë kompania të cilin CNA do ta sjellë të zbardhur nesër ku në të dy rastet ka një tjetër skandal.

CNA do të publikojë të tjera dokumente domethënëse që tregojnë se pronari i inceneratorëve nga Fieri në Tiranë ishte Klodian Zoto, s’ka pasur një kompani holandeze dhe as akioner holandez, "truri" i skemës është Mirel Mërtiri i cili fshihet ende ne Austri dhe vazhdon të kontrollojë gjithçka ndodh në landfillin e Tiranës, sipas disa e-maileve të publikuara nga CNA ku ai fshihej me emrin Limon Mango.

Tjetër dokument për SPAK dhe Altin Dumanin/ Ja si Zoto i shiti

Tashmë skema po zbardhet dhe SPAK do të ketë më shumë dokumenta të cilat ditë pas ditë po i vihen në dispozicion CNA-së dhe po investigohen, po konfirmohen për të treguar se skema e inceneratorëve në  Shqipëri përfshinte një kompani holandeze por ishte e ndërtuar nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe truri i skemës është Mirel Mërtiri i cili vazhdon nga Vjena të organizojë gjithçka ndodh me skemën e inceneratorëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga