Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Prej vitesh CNA ka denoncuar megaaferën e inceneratorëve dhe lidhjet e saj që shkojnë nga Holanda në Tiranë, nga Tirana në Zimbabve, nga Zimbabve në Bullgari dhe nga Bullgaria në Holandë e gjetkë.
Pas skemës së gjithë aferës dyshohet nga SPAK se qëndron Mirel Mërtiri, personi i cilësuar nga SPAK si truri i inceneratorëve.
CNA ka zbuluar dokumente të reja që nxjerrin në pah “trurin” e inceneratorëve, skenaristin e vërtetë që fshihet dhe i shërben kompanisë në Holandë “GeoGenix”, e cila më parë quhej “Integrated Energy BV”.
Bëhet fjalë për një e-mail të administratorit të kompanisë mëmë në Holandë, Michael Druijts.
Në dokumentin e ri që është një tjetër email-i është dërguar më 14 mars të vitit 2022 nga Michael Druijts, pra administratori i kompanisë “Goeogenix” në Holandë.
Email-i i është nisur adresës “Limon Mango” dhe në CC, pra në dijeni është vendosur Marc Lappat, një nga bashkadministratorët.
Në e-mail, zoti Druijts i drejtohet Mirelit me “Dear Mirel” dhe flet për telefonatën, si dhe i shpjegon faktin që zoti Vermeulen ka pranuar të marrë detyrën. Herman Daniel Vermeulen është aktualisht administratori i kompanisë të inceneratorit të Tiranës.

“I dashur Mirel,
Ishte e vështirë të të dëgjoja përmes telefonit dhe nuk jam i sigurt nëse më ke dëgjuar mirë. Për ta konfirmuar, zoti Vermeulen ka rënë dakord të marrë rolin e administratorit të “Integrated Energy BV SPV” ("Kompanisë") në pritje të miratimit tuaj të kushteve të mëposhtme:
1. Strehimi: Kompania do të kujdeset për të gjitha nevojat për akomodim dhe strehim.
3. Kompania do të kujdeset për transportin lokal për të shkuar dhe kthyer nga puna.
2. Largimet dhe/udhëtimet: 'Gruaja/partnerja' e Z. Vermeulen jeton në Spanjë dhe ai ka një shtëpi të dytë në Spanjë.
Në pritje të miratimit, ai do të donte të shkonte në shtëpi në Spanjë 1 deri në 2 herë në muaj për disa ditë. Megjithatë ai do të jetë i disponueshëm në çdo kohë, duke qenë në gjendje të punojnë në distancë nga Spanja nëse i kërkohet. Në këtë aspekt, kompania duhet të paguajë për fluturimet e tij për të shkuar dhe kthyer nga Spanja.

3. Paga: Z. Vermeulen ka kërkuar një pagë mujore prej 9500 eurosh neto, pas taksave vendore. Mesa kuptova nga Eltoni, ai do të marrë një pagë lokale.
4. Asistencë me çdo leje pune lokale, nëse kërkohet.
Unë ju përmenda në telefonatë se zoti Vermeulen duhet të njoftojë 1 muaj para largimit punëdhënësin e tij aktual.
Kështu koha më e shpejtë që ai mund të vijë në Shqipëri është 1 muaj nga dita e njoftimit të largimit të punëdhënësit aktual. Ai megjithatë mund të emërohet përkohësisht dhe është i disponueshëm të punojë nga distanca në një kohë të kufizuar nëse është e nevojshme.
Ju lutemi na informoni nëse jeni dakord me këto kushte dhe më pas ju lutemi udhëzoni Eltonin të hartojë kontratën e punës. Pasi të marrim konfirmimin nga ana juaj, ne do të udhëzojmë z. Vermeulen të njoftojë punëdhënësin e tij aktual për dorëheqjen e tij.
Përshëndetje të përzemërta,
Michael”, thuhet në email.
Ky dokument që tregon lidhjet dhe koordinimet e Mirelit që përdor adresën Limon Mango, vjen një ditë pasi CNA publikoi dokumente ekskluzive që vërtetonin lidhjet e Klodian Zotos me kompaninë mëmë në Holandë.
Gjithashtu, CNA publikoi për herë të parë dokumentet e regjistrit të themelimit të kompanisë mëmë të inceneratorit në Holandë, ku del aksionere “Integrated Technology Services”, ITS-ja e Klodian Zotos.


CNA ka nxjerrë dokumente autentike të firmosjes së kontratës së kompanisë “Geogenix” nëpërmjet të tretëve me Mirel Mërtirin, si dhe marrjen e dokumenteve, pra rezidentit në Holandë, për Mirel Mërtirin, me garantim nga kompania “Geogenix”, që është mëma e inceneratorit të Tiranës.
Gjithashtu kemi publikuar edhe dokumente të tjera në lidhje me Mirel Mërtirin, që firmos në emër të kompanisë apo që është edhe përfaqësues negociator i kompanisë mëmë të inceneratorëve në Holandë, në Zimbabve.
SPAK ka në tryezë fakte të reja, por hetimet duket se kanë qenë të dekonspiruara dhe kompania e inceneratorëve ka kryer lëvizje tek pronarët siç ka raportuar sot Syri.net.
Asnjë nga njerëzit kryesorë të skemës së inceneratorëve ende nuk është arrestuar dhe tek landfilli i Tiranës po bëhen ndryshime të shpeshta aksionerësh për të shpëtuar skemën dhe shmangur sekuestron nga SPAK dhe vënien përpara përgjegjësisë të pronarëve të vërtetë dhe përgjegjësve të aferës./ CNA.al
Koncesionari i plehrave të Sharrës ka ndryshuar pronarë në...
Qytetarët e Elbasanit vijojnë të përballen me shqetësi...
Sot “Stop” u ndal te doktoraturat për vitin akademik 2021-...
Në emisionin “Stop” është folur disa javë më parë për abuz...
Nuk hapet sistemi për vizita te mjeku specialist në spital...
Në 30 Mars “Stop” transmetoi një denoncim nga zona e Proku...
Në emisionin “Stop” u shtjellua këtë të mërkurë një ngjarj...
Disa ditë më parë, Fiks Fare denoncoi një zyrë e cila u me...
Janë për tu treguar si barcaleta apo histori të turpsh...
Në 5 Prill “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetareje, ...
Vjollca Zyka ka drejtuar në emisionin “Stop” shqetësimin p...
Gazetarët e Fiksit dorëzojnë në ZVA Bulqizë dy regjistra, ...
Shpëtim Ahmeti tregon për “Stop” se në vitin 2018 shoferi ...
Gati një vit më parë emisioni Fiks Fare trumbetoi me të ma...
Ndonëse është ndërtuar inceneratori, në Elbasan plehrat vi...
Rreth 1 kilometër larg zyrës së Bashkisë Tiranë, të gjitha...
Në Janar 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan ka ngritur alarmi...
Disa nga edukatoret e qytetit të Vlorës ngrenë një shqetës...
Fiks Fare zbuloi një tjetër skandal në lidhje me dëftesën ...
32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një let...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...