CNA po sjell sot dy dokumente të tjera në lidhje me njeriun e quajtur “truri i inceneratorëve”, sipas akuzës nga SPAK-u në lidhje me investimin e bërë nga qeveria shqiptare me inceneratorin e Elbasanit.
Akuzë kjo e ngritur në 16 nëntor të vitit 2022 pas gati dy vitesh hetime nga prokuroria speciale, ku kanë përfunduar pas prangave ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, sekretari i Përgjithshëm, Alqi Bllako dhe një sërë zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar.
Mirel Mërtirit me mediat dhe ortakëritë që ka ai me këto të fundit po ndërton skenaret e tij propagandistike, por dokumentat hedhin poshtë çdo propagandë dhe faktet janë të pafundme.
Gjithçka një skemë dhe një skenar që Mireli dhe të tijët të udhëheqin mediat dhe opinionin publik për të lehtësuar veten, për të mbyllur hetimet apo për të ushtruar presion dhe shantazh ndaj prokurorëve të SPAK-ut siç ka ndodhur në disa raste në mediat kombëtare, në ortakëritë e Mirelit, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas.
Skema nuk fillon e mbaron në Elbasan apo Fier, por shkon edhe në Tiranë, me lidhjet e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit (të dy në kërkim nga SPAK) dhe aksionerëve apo administratorëve të kompanisë që ka Landfillin e Tiranës të cilët janë nën akuzë nga drejtësia.
CNA dy ditë më parë publikoi lejen e rezidencës së marrë nga Mirel Mëritiri në 2022, të cilën e gjeni këtu.
Sot po sjellim për herë të parë një dokument të datës 5 dhjetor, të firmosur nga Mirel Mërtiri në Tiranë. Pra gati 19 ditë pasi ishte shpallur në kërkim zyrtarisht dhe publikisht nga SPAK-u dhe policia, Mirel Mërtiri firmos një dokument me një kompani holandeze e quajtur “TOSS”.
Mjafton të shikoni dokumentin, i cili mban datën 5 dhjetor 2022, i cili është një amendim kontrate. Dokumenti ka adresën e e-mailit të Mirel Mërtirit, e cila është me kompaninë “Geogenix”, që është edhe mëma e inceneratorit të Tiranës.
Pra një tjetër lidhje e Mirelit me kompaninë mëmë. Gjithashtu, ka firmën e këtij të fundit dhe datën 5 dhjetor në kryeqytet.
Më poshtë po sjellim një dokument të dytë. Dokumenti i dytë i përket sërish një marrëdhënieje të kompanisë “TOSS” me “Geogenix”, mëmës së inceneratorit të Tiranës.
“TOSS” është një kompani private, e cila ka një kontratë prej tre muajsh me Mirel Mërtirin për t’i kryer atij pagesat dhe për të ndjekur procedurat që Mërtiri të pajisej me lejen e rezidentit në Holandë.
Sipas procedurave ligjore holandeze, duhet që për të marrë një leje rezidence, fillimisht pagesat të kalojnë nëpër kompanitë ligjore, të cilat ndjekin procedurat për të kryer të gjithë hapat me dokumentacionin që duhet në zyrat e shtetit.
Për këtë krijohet një marrëdhënie nëpërmjet një kompanie të ndërmjetme, e cila është ajo që ndjek zyrtarisht procedurën. Por Mirel Mërtiri paguhet nga kompania “Geogenix”, mëma e inceneratorit të Tiranës dhe kompania “TOSS” që ka ndjekur procedurat në dokumentin e dytë, në datën 15 dhjetor njofton “Geogenix” se sa është shuma që duhet të paguajë në lidhje me procedurat e ndjekura dhe pagesat që duhen bërë për Mirel Mërtirin.
Pas pagesës nga fatura e publikuar, në 20 dhjetor Mirel Mërtiri ka tërhequr në Amsterdam dokumentin e rezidentit që CNA e ka publikuar dy ditë më pare.
Këto dy dokumente tregojnë qartazi jo vetëm lidhjen e Mirel Mërtirit me inceneratorin e Tiranës dhe me mëmën në Holandë, “Geogenix”, e cila është ish-“Integrated Energy”, por tregon qartazi edhe faktin se Mirel Mërtiri nuk është thjeshtë dhe vetëm i lidhur me inceneratorin e Elbasanit, por lidhjet e tij nëpërmjet kompanive të ndryshme që ai ka bashkëpunuar shkojnë nga Elbasani, në Fier dhe në Tiranë dhe përtej saj. Sipas dokumenteve që CNA ka publikuar shkojnë deri në Zimbabve.
Mirel Mërtiri, sipas SPAK-ut, është “truri” i inceneratorëve për Elbasanin. Tashmë me dokumente po provohet se është një njeri i mbrojtur nga shteti, me shumë pushtet dhe po përfshin në skandal SPAK-un dhe policinë shqiptare, pasi edhe pse ishte shpallur person në kërkim në datën 16 nëntor të vitit 2022, në 5 dhjetor të 2022-shit ai firmosi një dokument në mes të Tiranës.
CNA do të vazhdojë të publikojë dhe të raportojë të tjera materiale ekskluzive në lidhje me aferën e inceneratorëve, që siç e kemi theksuar edhe në materialet tona të tjera, nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë as te Stela Gugallja, as te Mirel Mërtiri, as te Klodian Zoto apo as te Lefter Koka dhe Alqi Bllako.
Afera e inceneratorëve dhe lojërat që po bëhen apo skemat për “t’i vënë kapakun” janë thjeshtë dhe vetëm instrumente që çështja të harrohet, që zhurmë pas zhurme “t’i vihet një kapak” pusestës, një pusete që qelb erë korrupsion dhe që është një aferë zyrtarisht e firmosur rreth 500 milionë euro, por që në fakt, sipas ekspertëve, vlerat mund të jenë qindra miliona euro më shumë./ CNA.al
Më 17 Shkurt 2023, Flurat Godaj tregon se bashkëfshatari i...
Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm...
Paguhen 29 euro/ton mbjetje, dhjetëra miliona euro për lan...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Një skandal është ai i mbrëmjes së sotme i gazetares J...
Në Shqipëri, punonjës të bashkisë Elbasan u filmuan du...
Malvina Dani është vetëm 3 vjeç dhe po shuhet dita ditës. ...
Menaxherët e lokaleve ankohen se nuk gjejnë punonjës e kon...
Në fashatin Toç të Njësisë Administrative Qesaratë, Bashki...
Një avion i kompanisë “Wizzair” ka pësuar defekt të rë...
Në dy ditë rresht, CNA.al ka publikuar dokumente nga thesa...
Për problemin e zotit Qerim Tabaku emisioni investigativ “...
Në 27 Dhjetor 2022, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me leg...
Partia Demokratike ka denoncuar qeerinë se TEC-et lundrues...
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA.al. M...
Qindra miliona lekë për emisione dhe miliona euro për ...
Pronësia mbi truallin ku po ndërtohet një pallat në Rrugën...
Një çift bashkëshortësh nga Vlora i janë drejtuar emisioni...
Fiks Fare denoncoi një skandal me tjetërsime dhe mbivendos...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Një kamion është përmbysur në "Rrugën e Kombit" ku dyshohe...
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgje...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar form...
Një 23-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranë...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Në brigjet e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera e...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të m...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur pë...
Shqetësimet rreth falimentimeve të fundit të bankave dhe p...
Banka qendrore e SHBA ka rritur sërish normat e intere...