SPAK nuk mund të flejë mbi skandalin dhe korrupsionin me inceneratorin dhe landfillin e Tiranës
Paguhen 29 euro/ton mbjetje, dhjetëra miliona euro për lan...

Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm me një gjobë dhe dhuna vazhon prej një viti e gjysëm. Prokuroria e sorollat për denoncimin që ka bërë duke e çuar herë te OPGJ-ja i policisë e herë te OPGJ-ja i prokurorisë.
Lule Uka nga fshati Miliskai Fushë Krujës, ankohet në emisionin Fiks Fare se komshiu e dhunon, por shteti nuk bën asgjë. Ajo tregon se pas denoncimit të saj kundrejt komshiut dhunues, masa e vetme që u morë ishtë duke e gjobitur atë. Ka qenë nata e ndërrimit të viteve kur Lule Uka bashkë me të shoqin u dhunuan nga komshiu brenda shtëpisë së tyre.

Shkak i zënkave të komshinjve është bërë një kanal mes dy pronave respektive, por që familja Uka e ka lënë të lirë komshiun të bëhet siç do ai. Por edhe pas këtij mirëkuptimi nga familja Uka dhuna nuk është ndalur. “Madje provat janë ende në shtëpinë time, shapka e tij është ende aty” pohon me lot në sy denoncuesja.
Por problemi në gjithë këtë është se ajo edhe pse e ka denoncuar dhunuesin , policia dhe prokuroria nuk po bëjnë asgjë. Në të dyja institucionet nuk merr përgjigje për kallëzimin e saj, por e sorollasin sa andej këtej. Me lot në sy ajo shprehet se i është drejtuar Fiksin si zgjidhja e vetme pasi ajo dhe familja e saj ndjehen të kërcënuar.

Lulja jeton në kushte të këqija ekonomike me tre vajzat e mitura dhe bashkëshortin, dhe për mosveprimin e policisë pretendon se komshiu dhunues ka lidhje me policinë ndaj dhe çështja zvarritet.
Sorrollatjes e Lule Ukës Fiks Fare i faktoi me pamje , ku denoncuesja shkon të interesohet pranë Komisariatit të Policisë Krujë, në të cilin ka bërë dhe kallëzimin. Por i thonë se ka kaluar në prokurori. Ndërkohë Lulja interesohet edhe në prokurori , ku kërkon të takojë prokuroren Eliora Elezi, por që nuk e takon.

Sekretarja e njofton se dosja i ka kaluar oficerit të zonës (SPZ-së) i cili është Gentian Çitozi. Ai i pohon se dosjen nuk e ka ai, pasi ka qenë tjetër kush që i ka marrë deklaratën. ” Unë jam SPZ-ja i zonës tënde, por që unë nuk e kam dosjen pasi ne këtu jemi 8 persona. Nuk e di kush ka qenë, se po ta kisha unë do të njoftoja” shprehet specialisti Çitozi. Ndërkohë që SPZ-ja që ka marrë deklaratën pohon se e ka dërguar në prokurori.

Sërish Lule Uka i drejtohet Prokurorisë Krujë, ku nga sekretarja mëson prapë se dosja i ka kaluar një tjetër OPGJ-jë , Dionis Bejko. Madje sekretarja e drejton prapë drejt komisariatit për t’u njohur me OPGj-në. Edhe njëherë tjetër Lulja shkon të njihet me oficerin që ka çëhtjen e saj. Në takim me oficerin Bejko ai i pohon se nuk i ka shkuar ende dosja e saj dhe pikërisht po atë dite sa ishte kthyer nga prokuroria dhe nuk i kishin deleguar dosjen e Lules.
Pra edhe pse kanë kaluar 2 muaj nga denoncimi që Lule Uka ka bërë kundrejt komshiut dhunues , ajo sorollatet sa në komisariat e në prokurori pa marrë një përgjigje për rastin e saj./ tch
Paguhen 29 euro/ton mbjetje, dhjetëra miliona euro për lan...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Një skandal është ai i mbrëmjes së sotme i gazetares J...
Në Shqipëri, punonjës të bashkisë Elbasan u filmuan du...
Malvina Dani është vetëm 3 vjeç dhe po shuhet dita ditës. ...
Menaxherët e lokaleve ankohen se nuk gjejnë punonjës e kon...
Në fashatin Toç të Njësisë Administrative Qesaratë, Bashki...
Një avion i kompanisë “Wizzair” ka pësuar defekt të rë...
Në dy ditë rresht, CNA.al ka publikuar dokumente nga thesa...
Për problemin e zotit Qerim Tabaku emisioni investigativ “...
Në 27 Dhjetor 2022, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me leg...
Partia Demokratike ka denoncuar qeerinë se TEC-et lundrues...
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA.al. M...
Qindra miliona lekë për emisione dhe miliona euro për ...
Pronësia mbi truallin ku po ndërtohet një pallat në Rrugën...
Një çift bashkëshortësh nga Vlora i janë drejtuar emisioni...
Fiks Fare denoncoi një skandal me tjetërsime dhe mbivendos...
80 milionë lekë është paguar “Top Channel” për disa episod...
CNA.al dy ditë më parë, pas një vëzhgimi dhe investigimi t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...