
Interpelancë me Manastirliun/ Mblidhet sot Kuvendi, rendi i ditës
Sot do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në K...
Sot do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në K...
Një çift bashkëshortësh nga Vlora i janë drejtuar emisionit Stop në Tv Klan për një problem me automjetin e tyre.
Në nëntor 2021, ata i kanë dhënë makinën tip “Fiat Punto” një personi mik të familjes së tyre, të quajtur Gentjan Merkaj. Ky i fundit në Dhjetor 2021 ka bërë aksident në Elbasan.
Ekspertiza ka provuar se Gentjan Merkaj nuk ka qenë shkaktar për aksidentin. E për këtë arsye, pronari i makinës, Demiri Jazo tregon mori 1000 Euro dëmshpërblim.
Por problemi është se personi që kishte marrë makinën e tij, Gentjan Merkaj, nuk e ka kthyer mjetin dhe nuk i përgjigjet as në telefon.
Demir Jazo: Ja kemi dhënë makinën një të njohuri tonë ose një miku të familjes tonë, Gentjan Merkaj, dhe që në atë datë që është përplasur makina dhe deri sot ne nuk dimë se ku gjendet kjo makinë. Makina është përplasur dhe këtë unë e kam marrë vesh nëpërmjet rrjeteve sociale. Fajin nuk e di kush e ka marrë, por mua më ka dhënë siguracioni 1 mijë Euro të makinës dhe lekët i kam marrë unë dhe pastaj nuk di asnjë gjë tjetër. Unë vete te familja e tij, kam takuar prindërit e tij dhe sot e kësaj dite nuk di ku është makina. Unë dua makinën time, targat e mia të vete në KSHA të mbyll dokumentet.
Donika Jazo: Shumë hall i madh se tani unë dua t’i paguaj dokumentet. Ai mund të marrë targat e makinës të bëjë një krim. Ajo është në emrin tim.
Gazetarja e Stop shkoi te banesa e Gentjan Merkajt, po në Vlorë. Aty takoi të atin, i cili me arrogancë thotë se i biri desh humbi jetën, ndërsa Demiri kërkon makinën dhe targat e mjetit.
Gazetarja: Si jeni? Babai i Gentjanit jeni?
Babai i Gentjan Merkaj: Po!
Gazetarja: Eshtë Gentjani në shtëpi?
Babai i Gentjan Merkaj: Jo, është në punë!
Gazetarja: A mund të kemi një numer telefoni të Gentjanit?
Babai i Gentjan Merkaj: Ja të shkoj ta marr!
Babai i Gentjan Merkaj: Ç’a më rri aty?
Denoncuesi: Të kam ardhur 300 herë!
Babai i Gentjan Merkaj: I more 1 milionë lek nga ajo që të dha siguracioni.
Denoncuesi: Po s’bën makina 1 milionë.
Babai i Gentjan Merkaj: Kur të kemi ne, do të japim. Ai desh vdiq, apo vari lesht? Po me spital, që hoqëm dynjanë ne?
Denoncuesi: Ç’faj kam unë?
Babai i Gentjan Merkaj: Ç’faj ke ti?!
Gazetarja: Të lutem do më japësh të drejtën e fjalës?
Babai i Gentjan Merkaj: Ik moj…!
Gazetarja: Ku është makina z. Merkaj?
Babai i Gentjan Merkaj: Po ik, se e di unë, kush je ti!
Gazetarja: Ku është makina, more zotëri?
Babai i Gentjan Merkaj: Makina në Elbasan, atje ku bëri karambol desh e vdiq. Atje e ke.
Gazetarja: Po pse për karambolin e ka fajin z. Jazo, që thoni bëri karambol dhe desh vdiq?
Babai i Gentjan Merkaj: Ç’ke ardhur dhe ti, po ik!
Babai i Gentjan Merkaj: Djali në punë, në Himarë!
Gazetarja: Më jep një numer telefoni të flas me djalin!
Babai i Gentjan Merkaj: Nuk e mbaj mend jam plak, pensionist.
Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtuesi Nimet Dapaj thotë se që të frenohet shtimi i taksave, duhet bërë denoncim i humbjes së dy targave dhe dokumenteve të makinës. Në këtë mënyrë bëhet çregjistrimi i automjetit. Ndërkohë duhen paguar taksat e 2022-shit dhe 3 muaj të 2023-shit.
“Për çregjistrimin e makinës ka mënyrë, pasi janë pa paguar taksat e vitit 2022 dhe dy muaj të vitit 2023. Por që të kryhet çregjistrimi i automjetit të tyre duhen targat dhe dokumentet. Gjë që zotërinjtë nuk e disponojnë. Në momentin që nuk e disponojnë, ata mund t’i drejtohen Komisariatit të Policisë për humbjen e targave dhe dokumenteve. Duke marrë dokumentin nga policia për humbjen e targave, mund t’i bëjmë çregjistrimin e përkohshëm të mjetit. Pavarësisht se zotëria thotë që ia kam lënë makinën dhe nuk m’i ka kthyer, prapë ato targa quhen të humbura. Në momentin që vjen kallëzimi i z.Jazo për targat dhe dokumentet, vazhdon procedra e çregjistrimit të përkohshëm. Nga momenti që makina e zotërisë ka marrë vendimin që është humbur dhe nuk kthehet, vendimin e formës së prerë, zotëria mund të vijë dhe të bëjë çregjistrimin e përhershëm pa paguar taksa”, thotë drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Nimet Dapaj.
Pronari i mjetit Demir Jazo, i shoqëruar edhe nga gazetarja e Stop, shkuan në Drejtorinë e Policisë së Vlorës për të bërë kallëzim për targat e mjetit dhe për të proceduar më pas në Drejtorinë e Transportit Rrugor me çregjistrimin e përkohshëm.
Pas këtij kallëzimi dhe pas interesimit të Stop, policia shkoi për kontroll në shtëpinë e Gentjan Merkaj si dhe në vendin e deklaruar të punës në Himarë, por nuk e gjeti as aty.
Nga ana tjetër, “Stop” ka siguruar foton e shtetasit Gentjan Merkaj, një emër i njohur për Policinë e Vlorës, për shkak të precedentëve penalë./ tvklan
Fiks Fare denoncoi një skandal me tjetërsime dhe mbivendos...
80 milionë lekë është paguar “Top Channel” për disa episod...
CNA.al dy ditë më parë, pas një vëzhgimi dhe investigimi t...
Behije Sulejmani tregon se është e martuar me një shtetas ...
Kryetari dhe dy nënkryetarët e Bashkisë së Pustecit kanë p...
Një qytetar është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan s...
CNA.al nga një vëzhgim e më pas investigim zbuloi se një f...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka trajtuar një ko...
Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpërmjet rrjeteve ...
Në shumë ura të rrjetit rrugor kombëtar të Shqipërisë ësht...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Bo...
Endri Shabani i Nismës Thurje ka publikuar në rrjetet ...
Në fshatin Akërni pranë lagunës piktoreske të Nartës, maki...
“Stop” shkoi në Elbasan për problemin e qytetarit Armando ...
Fadil Gjoci banues në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmë...
Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve n...
“Stop” shkoi në Fier, ku në 12 shtator 2022 në një biznes ...
Pak kohë më parë “Stop” ishte në Byshek të Elbasanit. Nazi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon sonte rastin e marrjes...
Fiks Fare ndoqi ankesën e një qytetareje 47 vjeçare, pacie...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar form...
Një 23-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranë...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të for...
Shoku i qelisë së Saimir Zefit, Niko Kordhishti, ka ngritu...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Në brigjet e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera e...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mër...
Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto ka shpr...
Me vizitën e tij në Moskë presidenti kinez Xi tregoi q...
Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mung...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sot më 23 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.5 ...
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara e ka rritur sërish ...
Në tregjet financiare u rikthye pak qetësi. Megjithatë, sh...
Sot më 22 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.5 lekë...