Dhunoi komshiun me kosore/ Agresori rrezikon dy vjet burg
Pak kohë më parë “Stop” ishte në Byshek të Elbasanit. Nazi...

“Stop” shkoi në Fier, ku në 12 shtator 2022 në një biznes privat, ka ndodhur një vjedhje. Bujar Hoxha, pronari i një mobilerie ka edhe pamjet filmike ku duket një person i maskuar, i cili futet nga një derë hapjen e të cilës, vetëm punëtorët e dinë.
“Më datë 12 Shtator ka ndodhur një vjedhje. Nga pamjet filmike që kam duket një person i maskuar, i cili futet këtu ka një copë levë në dorë dhe hap këtë derën këtu. Dera ishte e mbyllur me një bulon nga brenda. Vetëm punëtorët këtu e dinë si hapet kjo”, theksoi pronari i mobilerisë.
Më pas ngjitet në zyrën lart, ku ka marrë 18 mijë Euro dhe 11 milionë Lekë.
“Shuma ishte 11 milionë Lekë shqiptare dhe 18 mijë Euro”, u shpreh Hoxha.
Të nesërmen pronari i biznesit ka njoftuar policinë, por nga kamerat sipas policisë ishte e pamundur që të identifikohej autori.
“Policia ka marrë shenjash gishtash, gjëra. Kur kemi parë pamjet filmike ishte me doreza, maska. Sipas tyre nuk dallohej se kush ishte”, tha denoncuesi.
Bujari dyshon se autor i vjedhjes është një djalë 17-vjeçar, i cili kishte disa ditë, që po përpiqej të mësonte punën në biznesin e tij.
“Kur është vjedhur kjo shuma, unë dyshova tek një punëtor që mora, kisha nja 3-4 ditë. E kam thirrur në zyrë. Ai pranoi që ka vjedhur diku tek 18 mijë euro dhe 11 milionë Lekë shqiptare”, tha denoncuesi.
Ai e ka marrë adoleshentin në zyrë e në një regjistrim ky i fundit pranon se ka vjedhur paratë.
Qytetari: Unë nuk dua të të marr në qafë! Unë kam dalë në mbrojtjen tënde tani. Nëse i ke lekët, në shtëpi, apo në ndonjë vend tjetër, m’i sill mua dhe thuaj “E bëra unë dhe më fal”, je i falur nga ana ime! Po ta them sinqerisht.
Ish-punonjësi: Dakord! Unë kam bërë një faj.
Qytetari: Kanë qenë 18 mijë Euro dhe 11 milionë Lekë shqiptare. Ishin kaq? Nuk i numërove? Nuk ka problem!
Ish-Punonjësi: Po jo, se nuk i numërova, nuk…
Qytetari: Dakord! Do m’i kthesh këto lekët?
Qytetari: I di, ku i ke lënë? Do vemi t’i marrim tani, apo vemi pak më vonë?
Ish-punonjësi: Do marr kredi. Do t’i gjej dhe do t’i sjell.
Qytetari: Ke qenë me vëllain, apo me ndonjë tjetër? Kaq! Nuk dua asgjë tjetër!
Ish-punonjësi: Me asnjë.
Denoncuesi tha se policia e la më pas si çështje pasi sipas tyre pronari i ka bërë presion ish-punonjësit.
“Nuk është bërë asgjë. Vetëm në prokurori që pyeta më thanë që nuk ka asnjë çështje”, u shpreh denoncuesi.
“Stop” mori edhe dëshminë e babait të djalit të akuzuar.
Babai: Jo, nuk pranon kurrë djali im në atë vjedhje. Ka ardhur policia, i ka bërë të gjitha. I ka bërë policia ato procedurat.
Gazetarja: Po pse e ka pranuar në video atëherë?
Babai: Kurrsesi s’ka pranuar djali im. Lëre, ca thotë!
Gazetarja: Ekziston video që thotë që ai e pranon dhe i thotë, unë do marr kredi.
Babai: Ca video është? I bënë presion. Ai tha, në qoftë se e kam bërë, marr kredi ta paguaj! Ca janë ato llafe ashtu?
Më pas gazetarja iu drejtua Policisë së Fierit. Këta të fundit thonë që materialet janë referuar në prokurori në datën 15 Shtator 2022. Vetë Bujari u drejtua në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Fier, ku i thanë, se nuk ekziston asgjë për rastin në fjalë.
Qytetari: Është denoncuar si vjedhje, pa lëre, se kush e ka marrë si prokuror?
Punonjësja: Nuk ka ardhur tha ajo. Nuk më del si emër këtu. Nuk është regjistruar fare tek ne, djali. Sa ditë? (Kur është bërë kallëzimi)
Qytetari: Në datën 13 shtator!
Punonjësja: 13. Tani që është 27 i bie të kishte ardhur. Ik interesohu tek ai, që ke bërë denoncimin. Ke dy javë, duhet të kishte ardhur. Këtu kallëzimi yt s’ka ardhur./tvklan.al
Pak kohë më parë “Stop” ishte në Byshek të Elbasanit. Nazi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon sonte rastin e marrjes...
Fiks Fare ndoqi ankesën e një qytetareje 47 vjeçare, pacie...
“Kokat” e aferës së inceneratorëve janë të lirë dhe bredhi...
Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrë...
Javën e kaluar transmetuam sesi një grup xhirimi i emision...
Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” solli ...
Adriatik Luçaj u ankua në emisionin Fiks Fare se nuk i mb...
Nënkryetari i PD-së, njëkohësisht dhe kandidati për kryeta...
I martuar dhe me 3 fëmijë minorenë, por vajza e madhe që ë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë alarmin se eksponentë...
Një i moshuar i quajtur Nazmi Hasa në Korçë i ka dhënë bor...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon abuzimin me detyrën të...
Një denoncim i fortë është bërë mbrëmjen e sotme nga k...
Një skandal ka dalë në dritë me transferimin e një anë...
Petros Kollçinaku denoncon në “Stop”, se drejtori i NBG Ba...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës tentativat e Bas...
Disa ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi prob...
Një akt-dhurimi i dyshuar i falsifikuar për një banesë në ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...