
Denoncimi i Fiks Fare/ Dhunoi barbarisht 13-vjeçarin, elektriçisti nën hetim për keqtrajtimin e të miturit
Menjëherë pas denoncimit në Fiks Fare të dhunës barbare us...
Një akt-dhurimi i dyshuar i falsifikuar për një banesë në Shkodër është problematika e radhës e emisionit Stop në Tv Klan.
Ardiana Barbullushi denoncon në “Stop” hallën e saj Izabela Radovani, gjyqtare në Shkodër. Ardiana pretendon se halla ka vjedhur shtëpinë e të vëllait, babait të saj të ndjerë.
Vajza dhe djali, që jetojnë prej 25 vitesh jashtë Shqipërisë, e mësuan 10 ditë pasi i ati kishte ndërruar jetë. Më pas mësuan, se babai ia kishte dhuruar pjesën e tij nipit Gerti Radovani, djalit të gjyqtares, pa pëlqimin e vëllait si bashkëpronar.
Gjithashtu kontrata e dhurimit, që i ndjeri Andrejusha Barbullushi i bëri nipit, është firmosur me shenje gishti.
“Jam Adriana Barbullushi, e bija e Andrejusha Barbullushit, jetoj prej 24 vitesh në Belgjikë. Kemi një apartament në hyrje të Shkodrës në rrugën “Salo Halili” në kat të parë që përbëhet afërsisht prej 54 metra katrorë. Me rastin e vdekjes së babit më 17 Mars 2022, janë bërë ca probleme për punën e pronësisë, e cila ndodhej në emrin e vëllait dhe të babit. Kjo pronësi ka kaluar në emër të çunit të hallës, i cili është Gert Radovani, i biri i gjykatëses Izabela Radovani. Morëm vesh që shtëpia i është dhuruar çunit të hallës, pa pyetur vëllain tim i cili ishte bashkëpronar me të. Kjo kontratë është bërë në Shkodër në shtëpinë e gjyqtares Izabella Radovani e cila është halla ime. Është bërë tek noter Arben Kopliku. Dyshimet tona janë se kontrata e dhurimit është bërë me shenjë gishti, në një kohë që babai ka ditur të shkruajë, të lexojë. Nuk është njeri pa shkollë, ka qenë elektriçist në kohë të vetë, ka patur shkollë të mesme. Ka ditur shkrim e këndim. Është dhuruar shtëpia 4 ditë para se ai të ndërronte jetë”, denoncon Ardiana Barbullushi.
Ndërsa djali i viktimës, i cili është bashkëpronar në këtë apartament, thotë se nuk ka asnjë dijeni për kalimin e pronësisë të shtëpisë tek djali i hallës së tij.
“Jam Elidon Barbullushi, kam gati 25 vjet që jam në Greqi, e mora vesh vjet prej shokëve që humba babain tim, s’më lajmëroi kërrkush as mua as motrën time. Pas asaj mora vesh që një shtëpi që kam pasur gjys për gjys me babain tim, nuk e di si u bë ajo punë, marr vesh që e kanë çuar në emër të djalit të hallës. Halla ime quhet Izabela Barbullushi Radovani. Si e kanë bërë ata, mua as më kanë pyetur. As kam vënë firmë kund. Mua s’më ka lajmëruar kërrkush”, thotë Elidon Barbullushi.
Fëmijët dyshojnë se shtëpia ështe marrë përmes një kontrate të parregullt. Noteri Arben Kopliku, nuk jep shpjegime për mungesën e firmës së të ndjerit të zëvendësuar me shenjë gishtash.
Adriana Barbullushi: Po këtu, desha me dit, pse nuk është firma e vëllait?! Sepse ti je noter dhe i di më mirë këto rregulla…?
Noteri Arben Kopliku: Ai ka vu firmën, prandaj i kemi marrë gishtin…
Adriana Barbullushi: Mirë, mirë gishtin, po vëllai jem ,vëllai jem është bashkëpronar aty..?!
Noteri Arben Kopliku: S’sss kena marrë firmën e vëllasë, pjesa e tij është prapë.
Adriana Barbullushi: Ok! Po ai është bashkëpronar,duhet edhe firma e tij!
Noteri Arben Kopliku: Jo, se e ka bërë dhurim.
Noteri Arben Kopliku: Po është bërë dhurim.
Adriana Barbullushi: Ne i kemi ligjet kështu andej nga ne: ti je noter duhet ta dish më mirë! E din, që duhet edhe firma e vëllait?
Noteri Arben Kopliku: Jo s’ka..Mundet me kenë bashkëpronar. Tapia ishte e bëme, e babës edhe vllas.
Adriana Barbullushi: Po kjo e babës ka kalu në emer të djalit të hallës, se ne jena jetima…!
Noteri Arben Kopliku: Po jetima…, s’di ça me të thënë moj burrneshë…!
Adriana Barbullushi: Ne jena jetima…, masa ndaj mjeko-ligjorja është bërë në 20 e ca janar 2022…
Noteri Arben Kopliku: Dhe kontrata është bërë në mars.
Adriana Barbullushi: Kontrata është bërë në mars. Si ka mundësi, robi për tre muaj nuk ndryshon shëndet?!
Noteri Arben Kopliku: Ai mend i kishte në vend…u çu me më përcjell. I thashë “rri mor aty! S’du me më përcjell hiç”!
Adriana Barbullushi: Po përderisa qënka çu, spaska qënë as i paralizum, pse ka firmos me gisht?
Noteri Arben Kopliku: S’mundte të shkruante…
Adriana Barbullushi: Po mirë një shkarravinë ka mujt me e bo?! Gishtin dhe një shkarravinë…
Noteri Arben Kopliku: Nuk është puna aty. Duhet të shkruhet edhe emër edhe mbiemër!
Adriana Barbullushi: Po mirë, këtu kush e ka shkruar emër mbiemër?
Noteri Arben Kopliku: Andrejusha është emri…
Adriana Barbullushi: Po pra, si ka shkrujt emrin dhe s’ka ditë me firmos?
Noteri Arben Kopliku: S’e ka shkru Andrejusha emrin, s’e ka shkrujt me dorën e tij…
Adriana Barbullushi: Si mo, s’e ka shkrujt? Hape hape…!
Noteri Arben Kopliku: Ka mundësi e ka shkru ky…,nji ky.
Adriana Barbullushi: Po s’është i njëjti shkrim?
Noteri Arben Kopliku: Mundet mos me kenë…
Adriana Barbullushi: Pkush e ka shkrujt atëherë?
Noteri Arben Kopliku: Po s’ka rëndësi hic, moj.
Adriana Barbullushi: Po si ka dit me shkru, se këtu është baba, që ka shkru. Ka dit me shkru dhe s’ka dit me vu firmën?!
Noteri Arben Kopliku: Të garantoj këtë nuk e ka shkru baba..
Adriana Barbullushi: Po kush e ka shkru pra, se nuk është as i Gertit Radovanit..i joti s’kënka. Kush e ka shkrujt kët’? Ai është shkrim i tij, prandaj po të them unë. Ka shkrujt emrin dhe nuk ka shkrujt firmën?! Atëherë firma mund të jetë marrë, kur ka qënë i vdekur. Unë prandaj po bëj luftë…Ai gishtin mund t’ia kenë marrë edhe kur ka qënë i vdekur…,se ti ditë të dielë s’ke mund me shku me bo kontratën…!
Noteri Arben Kopliku: Kemi shku tek shtëpia e Klementit, e të shoqes…
Adriana Barbullushi: Po e Izabelës Radovani?
Noteri Arben Kopliku: Po, në kat të parë.
Mbesa u mundua tre ditë rresht të takonte hallën gjyqtare, por kjo e fundit nuk e priti.
Adriana Barbullushi-Çfarë bëre mirë?
Adriana Barbullushi- Izabelën desha me taku?
Roja i Gjykatës- Të ka prit a?
Adriana Barbullushi- Jo, është halla jeme.
Roja i Gjykatës- Ok! Në rregull!
Roja 2 i Gjykatës- Si e kishe emrin? Kush?
Adriana Barbullushi- Ardiana Barbullushi!
Roja 2 i Gjykatës – Sa të pyesin sekretaren dhe po të dëfton. Më thanë është në gjyq, s’të takon. Sa më mori sekretarja. S’di, ça të të them…
Adriana Barbullushi-Në gjyq s’ishte, po nejse e lamë, që ishte në gjyq…
Adriana Barbullushi- Më falni Izabela është aty?
Punonjësi i Gjykatës-Gjyqtare Izabela? Si e keni emrin?
Adriana Barbullushi- Ardiana Barbullushi!
Punonjës i Gjykatës- Po komunikoj me sekretaren dhe po të tregoj.
Punonjësi i Gjykatës- Të lutem e kanë mbyll, se s’kishte kush janë këtu hahaha, se s’kishte kush në derë…
Adriana Barbullushi- Si s’janë këtu ? Deri tani ishin këtu?
Punonjësi i Gjykatës- A tani nuk e di, hahahah, jo ishte dera mbyll. Unë kërcita në derë dhe dera ishte mbyll.
Adriana Barbullushi- Po si nuk është? Poshtë thojnë është, lart thojnë nuk është?!
Roja i Gjykatës 2- Është në gjyq nuk mundet me të taku…
Adriana Barbullushi-S’mundet me e taku, po për çfarë arsye thuaj, s’mundet me e taku, se jam për rrugë…
Roja 2 i Gjykatës- Po jam në gjyq, thotë, dhe s’kam si del…
Apartamenti tani është dhënë me qira dhe pagesën e merr Gerti Radovani, djali i gjyqtares Izabela Radovani.
Adriana Barbullushi-Kujt ia jep qiranë ti këtu?
Adriana Barbullushi-Qiranë, që je këtu?
Qiramarrësi- Burrit të saj, që ka qënë këtu…
Adriana Barbullushi– Kujt? Izabelës?
Adriana Barbullushi- Po mirë, krejt e ke marrë me qira këtë apartament?
Qiramarrësi- Krejt e kanë lënë, se nuk e ndajshjin…, nuk e ndajshin./ tvklan
Menjëherë pas denoncimit në Fiks Fare të dhunës barbare us...
Ejup Huta, një qytetar që banon në Kamëz, tregon për emisi...
Personazhe publike përdorin faqet e tyre dhe ndjekësat që ...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Një i mitur u dhunua për tre vite rresht nga elektricisti ...
“Stop” shkoi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ku Arta Osha...
Dukuria e shitjes së produkteve të cigareve te personat në...
Fiks Fare gjithnjë ka sjell në vëmendje vështirësitë që ha...
“Stop” shkoi në lagjen “10 Korriku” në Vlorë për problemin...
“Stop” foli këtë të mërkurë për abuzimet me pagesat e peda...
Edhe mbrëmjen e së mërkurës Fiks Fare vazhdoi me denoncimi...
Emisioni “Stop” denoncoi këtë të martë rastin e abuzim...
Në vitin 2007, Qazim Cerangu porositi një apartament te sh...
Disa herë emisioni investigativ “Stop” ka transmetuar ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar dr...
Në 5 Prill 2022 emisioni investigativ “Stop” ishte në Korç...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në fshat...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurën e emëri...
Leonora Nino në vitin 2011 bleu një shtëpi të vjetër në Sh...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i k...
Në mbrojtjen e tij për aferën e inceneratorëve, kryemi...
Një qytetar ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan se...
Fiks Fare denoncoi veprimet arbitrare të një inspektori po...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një shkolle në Podgorie,...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
3 persona kanë rënë ditën e sotme në prangat e policis...
Prodhonte mina me telekomandë, për t’ua shitur në qarkun L...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëher...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në ...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar ...
Tensionet në veri të Kosovës apo lufta në Ukrainë na k...
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme ...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...