LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtrime me Giveaway në rrjete sociale

20 Shkurt 2023, 21:35, Denoncim CNA

Mashtrime me Giveaway në rrjete sociale

Personazhe publike përdorin faqet e tyre dhe ndjekësat që kanë në rrjete sociale kryesisht për reklamime, për jetën e tyre të përditshme, por dhe për lojëra të ndryshme siç janë Giveaway, ku ata ftojnë disa biznese japin dhurata, përdorin disa alegoritma, dhurata që shpesh kanë shkuar edhe në vlera të mëdha monetare. 

Shumë biznese përfshihen që të rrisin numrin e ndjekësve të tyre. Shtohen ndjekësit , largohen e kështu me radhë. Por ka edhe raste kur abuzohet dhe bizneset mashtrohen.

CNA ka mundur të sigurojë një denoncim të plotë nga numri 068 57 01 ... i një vajze me emrin Xheni me të dhënat e fundit se si dy personazhe publik, një prej tyre eksponentë i “Big Brother 1” dhe personazhi i dytë një këngëtare po përgatitnin së bashku një Giveaway. 

Përfshihen disa persona të cilët iu kërkojnë bizneseve, pra shkojnë dhe u japin ofertat u japin ide të caktuara u marrin dhe shumat e parave që kërkojnë. Por më pas i gënjejnë, i gënjejnë në mënyrë të vazhdueshme. Pra shuma e lekëve merret disa ditë përpara se të zhvillohet Giveaway dhe data përcaktohet.

Por çfarë ndodh? Paratë merren dhe më data shtyhet njëherë pa i thënë  askujt pa vënë askënd në dijeni se data do të shtyhet. Shumat e parave mbahen që janë të konsiderueshme dhe ato përdoren për shumë e shumë gjëra të cilat ngrenë edhe dyshime.

Nga ana tjetër, bëhet një shtyrje, bëhet një e dytë. Shumat e lekëve mbahen, loja që quhet lojë nuk fillon ndërsa personazhet mbushin xhepat me miliona euro. CNA.al ka mundur të bëhet pjesë e një skeme, pas shumë denoncimesh që janë bërë në redaksinë tonë dhe në njerën prej tyre ka arritur ta zbulojë deri në fund pikërisht ashtu siç e kemi theksuar më lartë.

Merren shumat e lekëve paguhen në dorë dhe më pas loja shtyhet e shtyhet me justifikime nga më të ndryshmet do të jetë një datë e vet, pastaj është një "Big Brother", po ashtu është puna, po na mirëkupton biznesi, zhvilluesi jam unë e kështu me radhë.

CNA ka mundur të sigurojë numrat e personave që kanë zhvilluar këto lojëra njëri prej të cilëve është 06763215... Për lojrat dhe pretendohet se janë dhe të ligjshme, por kjo do t’i përkasë një tjetër shkrimi dhe shumë denoncimeve të tjera që do të sjellim me këtë fenomen që ka filluar të kthehet në një shqetësim për shumë biznese në Shqipëri. Pra janë dy personazhe publikë, CNA do të sjellë emrat dhe faktet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga