LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra në Parkun Kombëtar të Tomorrit/ Firmat e paligjshme: Policia në bordero, 1.5 mln lekë çdo muaj

15 Shkurt 2023, 21:16, Denoncim CNA

Masakra në Parkun Kombëtar të Tomorrit/ Firmat e paligjshme:

Edhe mbrëmjen e së mërkurës Fiks Fare vazhdoi me denoncimin për masakrën mjedisore që po i bëhet Parkut Kombëtar të Tomorrit.

Edhe pse zonë e mbrojtur puna vazhdonte rregullisht çdo ditë duke nxjerr nga mali dhjetëra metra katrorë pllaka guri. Por këto firma që shfrytëzojnë malin e Tomorrit në paligjshmëri, mbrohen nga ata që veshin petkun e ligjit, policia.

Disa tregtarë dhe pronarë të këtyre firmave konfirmuan për Fiks Fare me audio e video se në listëpagesën e tyre të përmuajshme kishin edhe policinë vëndase.

Plot 1.5 milion lekë në muaj ishte ryshfeti i tyre për policinë që mos t’i pengonin në paligjshmërinë e tyre. ” Në të zezë punojmë, por 1.5 milion lekë në muaj kesh i kemi të stakuara tek policia. Në datë fikse si ditë nuseje” shprehet njëri prej pronarëve. Ndërsa një tjetër pohon se rruga nga Berati e lartë është e pastër, pra që nuk ndërhyn policia me kontrolle, pasi merr pagesën e saj.

Gjatë vëzhgimit që Fiks Fare bëri në Parkun Kombëtar të Tomorrit  gjeti në zonë të mbrojtur eskavator, kamionë dhe punëtorë që zhvishnin malin nga gurët. Të vënë para këtij fakti gazetarët e Fiksit lajmërojnë Agjencinë e Zonave të Mbrojtura Berat.

Në një intervistë për Fiks Fare z.Pëllumb Narellari, specialist i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Berat shprehet se zona ku gazetarët kishin filmuar eskavatorët dhe punëtorët dukë nxjerr gurë, ishte zonë e mbrojtur dhe nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti.

Pas kontrollit në vend, inspektorët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura hartuan 2 procesverbale konstatimi, sipas të cilëve në vendin ku i sinjaluzan gazetaret, u gjetën të braktisur 3 skrepa. Ngjitur me skrepat kishte gërmime të cilat ishin në zonë të mbrojtur.Sasia e pllakave të gurit të gërmuara në momentin e kontrollit ishte 15 metra katrore.

Gjithashtu specialisti tregon se AdZM Berat ka konstatuar dhe vendosur masa administrative ndaj pesonave që shkatërrojnë Parkun Kombëtar të Tomorrit. Madje, këto konstatime janë me emra personash konkret.

Këto materiale janë referuar edhe në Policinë dhe Prokurorinë e Beratit. Por, pjesa më e madhe e këtyre kallëzimeve janë pushuar. Madje personave u janë kthyer kamionët, por edhe pllakat e gurit.

Biseda me pronarët e firmave që gërryejnë malin e Tomorrit

Punonjësi i firmës  – Në  të zezë jemi ça të bëjmë tani. I vetmi qytet që këtë kishim dhe ushqeheshim dhe uzinën. Mirë mbylle malin, hapë uzinën. Vete ora 18.00 sikur ka rënë bomba, nuk ka njerëz më.

Fiksi– Po mirë e kanë mbyllur dhe punon në të zezë o vëlla?

Punonjësi i firmës  – Në të zezë e me të kërkuar lekë, prandaj të thashë. 1.5milion lekë i kemi tek policia në muaj.

Fiksi– I jepni për t’u lejuar të punoni?

Punonjësi i firmës  – Po, po muaj për muaj. Në datë fikse si ditë nuseje. Edhe një çikë kalon nga data… Se ka problem gurë është …E ke parasysh t’ i bien telefonit cërr- cërr

Fiksi– A janë vendali policët more burrë?

Punonjësi i firmës  –1.5 milion lekë në muaj kesh.

Fiksi– Nuk ju lënë të punoni si vandali?

Punonjësi i firmës  –Të ne nuk ka më gjë.

Fiksi– Kot  me të pyet sipër?  ( tek mali i Tomorrit ).

Punonjësi i firmës  – Sipër ka, ka. Janë shumë afër të të paguajnë lekët. Ik se ke andej

Fiksi–  Kalojmë dot ne, është rruga e shtruar?

Punonjësi i firmës  – E ke asfalt të tërën.

Pronari–  I sjell trajleri. Ne e kemi rrugën dritë, në Berat e këtej. E kemi rrugën të pastër neve.( nuk na ndalon policia). Ne jemi… se i kupton vetë gjërat.

Fiksi– Në çfarë vendi e nxjerr këtë?

Pronari 2 – Këtu lartë në malin e Tomorrit. Ti do 20mijë metra katrorë?

Fiksi– Po. Kam trajlerat e mia.

Pronari 2 – Ke trajlin tënd ti…?

Fiksi– Nuk më lë policia më ngjiten keq mua. Ju e keni më ndryshe se keni biseduar e keni gjërat tuaja.  Mua më tha njëri 1. 5 milion i jap policisë në muaj.

Pronari 2 – Po, po është bordero ajo.

Fiksi– Po pra bordero për çdo muaj.

Pronari2 – Siç është punëtori në bordero, janë edhe ata. Ti bën punën lekët i merr ai që ka lapsin atje lart. Vjen një kontroll tek ty ai e të merr lekët. Ja për çfarë e mbyllën këta ata. Në 2016 na erdhi një zëvendës ministër, drejtori i përgjithshëm, se ç’erdhën nja 10 veta dhe na mblodhën të gjithëve në prefekturë në Berat. Konkluzioni i tyre është, se ne tani jemi nja dhjetë firma lartë, konkluzioni tyre ishte ta merrte vetëm njëri. Monopol o mik. Meqë ja lënë njërit ai i çon thesin në fund të vitit atij. Zona këtej ishte e populluar e gjitha. Tani ikën e kanë lënë Skraparin shkretë. Nuk duan ta bëjnë. Është mall i tregtueshëm për jashtë, ja tani po ngarkoj për Greqi./ tch

Lajmet e fundit nga