LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shleu borxhin/ Përmbaruesi “harron” t’i zhbllokojë makinat qytetarit

20 Shkurt 2023, 21:53, Denoncim CNA

Shleu borxhin/ Përmbaruesi “harron” t’i zhbllokojë

Ejup Huta, një qytetar që banon në Kamëz, tregon për emisionin Stop në Tv Klan se ka marrë një kredi në vitin 2015 nga një institucion financiar, të cilën nuk mundi ta shlyente në kohë.

Për këtë arsye përmbaruesi i vendosi sekuestro llogarisë dhe makinave që kishte lënë garantori, vëllai i tij.

Pasi Ejupi shlyen detyrimin, llogaria bankare u zhbllokua, ndërsa dy makinat vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

“Në 2015 kam marrë kredi dhe nuk arrita ta shlyej dot në kohë, zakonisht kreditë janë me bllokime, garant ishte vëllai. Pasi kam bërë gjithë likujdimet, pasi e morëm njoftimin që ke sekuestro, je bllokuar, janë likujduar të gjitha në kohë pastaj dhe sot e kësaj dite më dalin të gjitha makinat të bllokuara, u detyruam që pas likujdimeve ato u rregulluan, ndërsa 2 makinat akoma sot e kësaj dite ekzistojnë të bllokuara. Dua ta shes njërën po nuk e shes dot, sepse më dalin të bllokuara”, thotë qytetari Ejup Huta.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, ku juristja Brikena Dashi a shpjegoi se janë dhënë dy urdhra bllokimi nga përmbaruesi për 2 kredi të ndryshme dhe vetëm një urdhër zhbllokimi.

Për mjetet që disponon z.Huta, kanë ardhur në vitin 2018 dy urdhra bllokimi. Por janë dy urdhra të ndryshëm. Njëri për një kredi të marrë në vitin 2013 dhe tjetri për një kredi të marrë në vitin 2015. Në lidhje me urdhrin e bllokimit të kredisë së marrë në vitin 2013, ne si Drejtori kemi lëshuar këtë shkresë, kthim-përgjigje që qytetari mund të marri shërbim për mjetet që posedon. Për sa kohë ne kemi një urdhër të dytë bllokimi për këto mjete, në momentin që do na paraqitet pranë Drejtorisë tonë urdhri i zhbllokimit, bëhet zhbllokimi i mjeteve dhe çdo gjë është në rregull, mund të vazhdojë me procedurat në rregull”, tha juristja Brikena Dashi.

Gazetarja e Stop bisedoi në telefon edhe me përmbaruesin privat Erjon Llalla, i cili kërkoi një shkresë zyrtare për të marrë informacion.

Përmbaruesi Erjon Llalla: Tani të lutem, ju jeni emisioni “Stop”, mesa kuptova. Një shkresë zyrtare mund të drejtoheni dhe unë të jap..! Jam në një zbatim vendimi, drejtohuni zyrës!

Por menjëherë pas kësaj bisede, brenda 1 ore përmbaruesi sapo çoi dorazi në DRSHRRR urdhrin e zhbllokimit të automjeteve të zotit Ejup Huta./ tvklan.al

Lajmet e fundit nga