
Mirel Mërtiri, i quajtur nga SPAK-u si truri i inceneratorëve, pas çuarjes në gjykatë dhe mbylljes së hetimeve për inceneratorin e Elbasanit, bashkëjetuesi dhe babai i fëmijëve të Stela Gugalles, njeriut që akuzohet për inceneratorin e Elbasanit, për aferë korruptive, së bashku me ministrin Lefter Koka dhe ish-sekretarin e përgjithshëm dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, tashmë mesa duket po tallet me policinë dhe me SPAK-un.
Ndërkohë që SPAK-u po kërkon Stela Gugallën, u raportua se ajo ndodhet në Vjenë. Në një "fake news" u tha se ajo ishte arrestuar, por thjesht dhe vetëm ishte hapur një procedurë gjyqësore për ekstradimin e saj.
Kjo e fundit ka kërkuar strehim politik lidhur me çështjen e inceneratorëve. Një aferë që në fillim shkon në Elbasan, pastaj në Fier dhe përfundon në Tiranë dhe kompania shkon deri në Zimbabve dhe lidhet me kompani të tjera në Bullgari, Maltë, Holandë e kështu me radhë.
CNA ka mundur të sigurojë nëpërmjet informacioneve zyrtare se ndërkohë që SPAK po kërkon Mirel Mërtirin, bashkëjetuesin e Stela Gugalles dhe babain e fëmijëve të saj, ky i fundit është pajisur me leje rezidence në Holandë. Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, Mirel Mërtiri është punësuar si drejtues në kompaninë "Geogenix", e cila është ish- kompania "Integrated Energy", pra është ndërruar thjesht dhe vetëm emri.

"Geogenix" është kompania që ka shkuar deri në Zimbabve dhe ka marrë inceneratorin dhe projektin e famshëm të trajtimit të mbetjeve në Zimbabve duke e shitur si sukses. Në Tiranë është e njëjta kompani që është mema e subjektit që mori me koncesion trajtimin e mbetjeve në Sharrë. Mirel Mërtiri punësohet si drejtor në "Geogenix", më pas kjo kompani duke kontraktuar studio ligjore fillon procedurat për t’i marrë leje rezidence Mirel Mërtirit, në Holandë kur ishte persona në kërkim nga shteti shqiptar.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, Mirel Mërtiri në mes të dhjetorit 2022, pra 3 muaj më parë ka marrë lejen e rezidentit në Holandë.
Sipas të dhënave zyrtare kjo është kryer sipas një procedure të rregullt ligjore, me dokumente, ku Mirel Mërtiri ka treguar se është punonjës me një pagë rreth 5.000 euro në muaj, si drejtues për kompaninë "Geogenix". Nuk është rastin i parë që Mirtel Mërtiri del si i lidhur me kompaninë "Geogenix" apo Integrated Energy, në Holandë, pasi ai ka qenë edhe në grupin e negocimit në grupin në Zimbabve, sipas një shkrese zyrtare të publikuar nga CNA.
Të njëjta burime, saktësuan për CNA se Mirel Mërtiri e ka marrë dokumnetin siç theksuam në dhjetor të vitit 2022 dhe tashmë është rezident në shtetin e Holandës. Procedura ka zgjatur disa muaj dhe kompania "Geogenix" dhe tashmë e ka pajisur drejtuesin e saj me leje residence në Holandë, ndërkohë që SPAK dhe policia shqiptare po e kërkojnë.
Ai është shpallur në kërkim në muajn nëntor dhe me sa duket Interpol dhe strukrturat e qeverisë shqiptare kanë vonuar shpalljen në kërkim ndërkombëtar çfarë ka bërë që shtetasi Mirel Mërtiri, i njohur si truri inceneratorëve nga SPAK, të lëvizë lirshëm nëpër Europë dhe të mund të sigurojë edhe dokumentin, si rezident në Holandë.
CNA më sipër ka sjellë dhe një foto të dokumentit të Holandës që e pajis shtetasin Mirel Mërtiri me leje rezidenti, ndërkohë që është shpallur në kërkim nga SPAK dhe policia shqiptare si personi kryesor dhe truri i inceneratorëve që lidhet me një zinxhir kompanish nga Shqipëria, në Bullgari, Maltë, Holandë dhe deri në Zimbabve.
Kreu i PAA, Agron Duka, ka reaguar ashpër pas shkarkim...
Pronari i disa mediave, që e quan veten “Berlusconi sh...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në At...
Në vijim të projektit “Përshtatja e bujqësisë si sfidë...
Presidenti Bajram Begaj ka publikuar fotot me dorën e ...
Rama kundër Top Channel Kryeministri Edi Rama, në një...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se, 164 mijë fëm...
SPAK ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në S...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka pe...
Një ditë pas vendimit të marrë nga KQZ–ja në lidhje me...
Dhurata Thanasi Daneri, Snjezana Köpruner, Elki Shehu,...
Në orët e parë të mëngjesit është përfshirë nga flakët...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët lajmin se ...
Artan Lame është shkarkuar nga detyra, raporton CNA.al. La...
Forcat e policisë dhe BKH kanë rrethuar pasditën e sotme vil...
Ministria e Mbrojtjes ka pasur 1370 prona në inventarin e ...
Drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi ...
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar 24-vjeçarin, Eklent...
Gazetari Andi Bejtja ka reaguar në rrjetet sociale pas...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i ka vënë në dispozi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...