LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur do e thërrasë SPAK-u Vjollca Hoxhën për ortakërinë me inceneratorët?

17 Maj 2022, 07:56, Politikë CNA
Kur do e thërrasë SPAK-u Vjollca Hoxhën për

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK, është parë si shpresë për shqiptarët për drejtësinë e munguar, për goditjen e korrupsionit në nivelet e larta.

Ndoshta SPAK-u nuk po ecën me ritmin e duhur apo të paktën jo sa ishte pritshmëria e shqiptarëve.

Por, një ndër çështjet ndoshta më të bujshme, e cila ka të bëjë me një prej koncesioneve më të akuzuara në 30 vite demokraci, është në hetim tashmë nga SPAK-u.

Pra, koncesioni i inceneratorëve është tashmë çështje e drejtësisë, dhe në lidhje me këtë janë vënë në pranga një ish-ministër, një ish-deputet i PS-së, si dhe janë shpallur në kërkim pronarët e inceneratorëve.

Por, përtej këtyre, SPAK-u nuk mund të mbyllë sy e veshë, përballë ortakëve mediatikë të pronarëve të inceneratorëve. Ku një ndër to është edhe aksionerja dhe administratorja e “Top Channel”, Vjollca Hoxha.

Janë dy kompani të cilat tregojnë qartazi, se aksionerja e “Top Channel”, Vjollca Hoxha, është ortake me pronarët e kompanive që kanë marrë me koncesion inceneratorët në Shqipëri.

Së pari, është Em Capital Group, një kompani e themeluar në Bullgari, ortakët e së cilës janë pronarët e inceneratorëve, e cila ka ardhur në Shqipëri dhe për 2.2 milionë dollarë ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, që ?rastësisht? ka të njëjtët pronarë me “Top Channel”.

Një kompani e dytë, është KUDO PAY, ku Vjollca Hoxha del direkt me emrin e saj në ortakëri me Stela Gugallën, pronarja e inceneratorit të Elbasanit, tashmë e shpallur në kërkim.

Pra, drejtësia duhet të hetojë si u paguan 2.2 milionë dollarët për blerjen e Valtelina Kafe.

SPAK-u duhet të hetojë si u themelua kompania Kudo Pay, kujt do t’i shërbejë dhe për çfarë duhet, e plot biznese të tjera./CNA.al

Faktet/ Vjollca Hoxha, si ortake e pronarëve të inceneratorëve

?Top-inceneratori?/ Si Vjollca Hoxha u bë ortake dhe mori miliona euro nga afera e shekullit

SPAK pa sy e pa veshë/Vjollca Hoxha në ?shtratin? e drejtësisë

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Lajmet e fundit nga