LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

30 Maj 2021, 16:12, Denoncim CNA

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e

Tani nuk ka më asgjë nën sipërfaqe, apo të kamufluar me kompani që vijnë nga jashtë me pronarë shqiptarë që blejnë Lori Kafe, apo subjekte të krijuara për ortakëri me Top Channel, aksioneren e saj Vjollca Hoxha dhe drejtorin Top Channel.

CNA.al ka mundur të sigurojë informacion nga burime zyrtare dhe më pas edhe dokumentet nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku tregohet qartë ortakëria e re e Vjollca Hoxhës, me Ben Blushin dhe Stela Gugallën. Kjo e fundit personazhi që siguroi kontratën 22 milionë euro të koncesionit të Inceneratorit të Elbasanit. 

Stela Gugallja është nëna e dy fëmijëve të Mirel Mërtirit, ortakut të Klodian Zotos dhe Ben Blushit tek kompania Em Capital Grup me qendër në Bullgari. 

 

Stela Gugallia, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë bashkëpronarë në tre koncesionet e inceneratorëve në Elbasan 22 milionë euro, në Fier 28 milionë euro dhe Tiranë 128 milionë euro.

Vjollca Hoxha është një nga aksionerët dhe drejtuesja e Top Channel, ku drejtor është Ben Blushi, politikani skandaloz i akuzuar publikisht edhe për shumë bëma dhe gjëma të tjera, që nga blerja e një pasurie për vajzën e tij me vlerë qesharake, deri tek karburanti i papaguar në vlera dhjetra milionë lekë pretenduar nga një tregëtar dhe e pa deklaruar prej tij në deklarimin e pasurive.

 

ORTAKËRIA E TRETE e Blushit dhe Vjollca Hoxhës me inceneratoret (Dokumenti i mësipërm që tregon kompaninë e re)

Sipas dokumentit të mësipërëm në datën 12 prill 2021, pra një muaj e gjysëm më parë QKB ka rregjistruar kompaninë KUDOPAY. Kompani e cila ka administrator Denis Rodin, një ish punonjës i Raiffeisen Bank.

Ortakët e kësaj kompanie janë tre emra të shumë njohur për publikun, Stela Gugallja e inceneratorit 22 milionë euro në Elbasan, nënë e femijëvë të Mirel Mertirit një emër tjetër ky i shumë akuzuar për skemën e inceneratorëve, që po hetohet nga SPAK.

Ben Blushi, politikani që dështoi me copën e Librës së tij, që lajmet më të mëdha kishte sulmet ndaj Ramës, sot pasi la parlamentin e shkoi në krye të Top Channel shton kompanitë ku është aksioner, nga Bullgaria në emër të Evës, bashkëshortes së tij, në Tiranë ku është vetë aksioner me 16% tek KUDOPAY.

Vjollca Hoxha, një nga aksioneret e Top Channel e cila ndodhet në proces gjyqësor pas përlasjes me Albert Sinon dhe Aurel Bacin eshtë aksionerja e trete e KUDOPAY me 17% dhe pjesën tjetër prej 67% të aksioneve e ka Stela Gugallja e inceneratorit të Elbasanit.

Kompania e tretë Inceneratorë – Ben Blush- Vjollca Hoxha

KUDOPAY është kompania e tretë në skemën e ortakërisë të Vjollca Hoxha-Ben Blushi- Inceneratorë.

E para është EM Capital e krijuar në Bullgari ku është kasionere Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit me 33 % edhe aty 67% të aksioneve i ka Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto.

E dyta është Valtelina shpk, kompania që mban brandin Lori Kafe, kjo kompani u ble për 2,2 milionë dollarë sipas kontratës së më poshtme. Tashmë tek Lori Kafe, Vjollca Hoxha dhe fëmijët kanë 49% të aksioneve dhe 51% i ka EM Capital Grpoup ku aksionerë janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të inceneratorëve.

Kompania e tretë është KUDOPAY, Ben Blushi nuk ka cuar bashkëshorten e tij, këtë herë ka dalë hapur në këtë kompani, por mungon Mirel Mertiri, ai ndryshe nga Blushi këtë herë shfaq bashkëjetuesen dhe nënën e dy vajzave të tij Stela Gugallen.

Kopmania KUDOPAY

Kjo kompani nuk është as incinerator, as media e as kafe. Po do operojë në fushën e sistemeve elektronike të karburanteve. Sipas përshkrimit në QKB kompania do kryejë “Instalime per sisteme karburantesh si sisteme elektronike, informatike, te automatizuara dhe me kartë, impiante dhe rrjete te komunikimit dhe telekomunikimit, të pajisjeve dhe aparaturave kompjuterike dhe informatike, sherbimi i mirëmbatjes dhe zhvillimit të komponenteve te tyre perberes.Ndermjetesim midis grosisteve dhe shitjeve me pakice karburantesh. Import- eksport, tregti me shumicë dhe pakice ta artikujve të ndryshem industrial, elektronike, elektrike, informatike etj. Zhvillime dhe mirëmbajtje te Softëare dhe Hardëare. Me qellim realizimin e objektit të mesiperm shoqeria mund te marre pjesë në cfaredo lloj marreveshje tregtare dhe/ose joint venture me shoqëri te tjera e sipermarrje si edhe te kryejë cdo akt tjetër te nevojshem”.

Ky është biznesi më i ri i ortakësirë Inveneratore – Vjollca HOxha- Ben Blushi, apo koncesionar qeverie që merr miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve që bën ortakëri me media kombëtare dhe ish politikanë të shumë akuzuar që kanë marrë role drejtuese. (vijon) CNA.al

Ekstrakti i kompanise te Stela Gugalles që ka marrë koncesionin 22 milionë euro nga qeveria shqiptare per inceneratorin e Elbasanit. 

Kur do flasë Ben Blushi dhe Vjollca e Top Channel për ortakërinë me inceneratorët

Denoncimet e CNA.al/ SPAK merr në hetim ortakët e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve

Zbulohen dokumentet që “fundosin” Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Zbulohen dokumentet që “fundosin” Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Lajmet e fundit nga