Kur do flasë Ben Blushi dhe Vjollca e Top Channel për ortakërinë me inceneratorët

30 Maj 2021, 09:44, Politikë CNA
Kur do flasë Ben Blushi dhe Vjollca e Top Channel për

Dikush e quan mafia e plehrave, ndërsa Opozita ka hedhur akuza të forta. Eksponentë të saj, theksojnë se bëhet fjalë për 480 milionë euro, të cilat janë paratë e taksapaguesve shqiptarë në shërbim të një koncensioni që quhet korruptiv.

CNA.al zbuloi me dokumenta se kompanitë e inceneratorëve të firmosura nga Qeveria Rama-Meta, në mandatin e parë 2013-2017, kanë lidhje të forta dhe mediatike.

Një nga emrat e zbuluar është ai i Drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, ish politikanit të LIBRA-s, i cili është një emër shumë i përfolur, i akuzuar nga socialistët apo vetë demokratët, njeri me gati 20 vjet karrierë politike dhe mediatike.

CNA.al zbuloi nëpërmjet dokumenteve zyrtare të siguruara në Bullgari se kompania EM Capital Group ishte themeluar në atë shtet dhe kishte tre aksionerë Mirel Mërtirin e inceneratorëve, Klodian Zoton e inceneratorëve dhe Eva Blushin, bashkëshorten e Ben Blushit. (Lexo këtu)

Se çfarë e lidhte ish-noteren e atëhershme, gruan e Ben Blushit, me një kompani në Bullgari, e cila më pas do vinte në Tiranë për të blerë Lori Kafe, këtë ende nuk e ka sqaruar dhe nuk e ka hetuar askush.

Ben Blushi ka refuzuar të flasë përkundrazi bën sikur s?ka ndodhur asgjë dhe në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channelit, drejton gishtin ndaj të tjerëve.

Por, çudia nuk është vetëm kaq. Përtej ortakërisë së Ben Blushit dhe gruas së tij me pronarët e inceneratorëve, ajo kompania e themeluar në Bullgari vjen në Shqipëri dhe bën ortakëri me Top Channel, pikërisht me televizionin që drejton Ben Blushi.

Kjo kompani, pra EM Capital Group blen 51% të aksione të Valtelina Café.

Dhe EM Capital Group, bëhet kompania me shumicë aksionesh ndaj brandit Lori Café, pikërisht në kompaninë ku Vjolla Hoxha është aksionere Top Channel sëbashku me fëmijët e saj. (Lexo këtu)

Ajo nuk do të ketë më shumicën prej gati 2.5 vitesh dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit figuron tashmë se Eva Blushi dhe pronarët e inceneratorëve janë ortakët e Vjollca Hoxhës, pronares që ende s?ka mbyllur çështjen e aksioneve me televizonin, pasi ajo ndodhet në Gjykatën e Lartë.

CNA.al e ka treguar me dokumente ortakërinë e Eva Blushit në Bullgari, se kompania EM Capital Group, ku është aksionere Eva Blushi, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto i inceneratorëve ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë Valtelina Café.

Mediat gjithashtu kanë raportuar se kompanitë e inceneratorëve kanë paguar qindra-miliona lekë reklama në shumë media.

Dhe një media e paguar nga inceneratorët është edhe Top Channel, për t?u reklamuar, për t?u mbrojtur, por nga ana tjetër paratë e inceneratorëve janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, janë paratë e qytetarëve shqiptarë, që Qeveria ia jep një koncensioni.

Pronarët e këtyre koncensioneve lidhin ortakëri me Ben Blushin me Vjollca Hoxhën apo me televizionin që menaxhojnë, marrin para për të mbrojtur apo për t?u bërë reklama inceneratorëve, por edhe për ti shërbyer pushtetit.

Ende sot gati më shumë se një vit kur skandali ka plasur, Ben Blushi s?ka dhënë asnjë sqarim. Thjesht dhe vetëm justifikohet se të gjitha janë shpifje të pavërteta.

Në shkrim, ne po publikojmë sërish dokumentat edhe ortakërinë e Bullgarisë, edhe dokumentit e EM Capital Group që ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë Lori Cafe-në.

 

Prandaj, meqenëse Ben Blushi shkruan bukur mund ti kthejë një përgjigje me shkrim, publikut apo institucioneve të drejtësisë që po hetojnë inceneratorët dhe vështirë se mund të shmangin kompanitë e lidhura me to. Meqenëse Ben Blushi sulmon bukur, mund të sulmojë me apo pa shkrime, por dhe me video.

Por, e mira do të ishte që përpara se të hidhte akuza dhe të bënte zhurmë kundër kujtdo që si shkon pas interesit, të shpjegonte këto dy dokumenta se çfarë e lidh Eva Blushin me pronarët e inceneratorëve, bashkëshorten e tij dhe atë të vetë më pas me Lori Kafe.

A ka lidhje dhe njohje ai me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton? Cila është lidhja e Vjollca Hoxhës me pronarët e inceneratorëve? Këto le ti sqarojë zonja Hoxha.

Pse dy njerëz të cilët merreshin me koncensione qeveritare shkojnë tek tregëtia e kafesë? Kjo mund të jetë e drejtë e tyre, por çfarë e lidh Top Channel-in me inceneratorët me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin? Sa janë shumat që ka marrë? Këto mund ti sqarojnë të gjithë bashkë.

Këto janë pyetjet që i drejtohen Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës dhe është koha që ata të flasin për të vërtetat e mëdha. Të mos fshihen pas logos së televizionit ikonë të ndërtuar nga Dritan Hoxha.

Tashmë Top Channel, ikona e Dritan Hoxhës e trashëguar Vjollca dhe fëmijët e saj ka ortakërinë me inceneratorët e shumë akuzuar nga opozita, nga media dhe shumë faktorë publik në Shqipëri.

Gjithashtu ka ortakë edhe Eva Blushin, bashkëshorten e Ben Blushit nëpërmjet Lori Café-së.

Askush nuk thotë asgjë, megjithëse ka më shumë se një vit që skandali ka plasur, askush nuk heton.

Përkundrazi, të gjithë përpiqen të heshtin kur është vërtetuar një skemë që tregon qartazi se me një media si Top Channel pro qeveritare, pronarët e saj, drejtori i saj, lidhen me koncensionarë që përfitojnë nga taksat e qytetarëve dhe janë shumë të akuzuar nga media, politika dhe nga qytetarët./CNA.al

Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve

Zbulohen dokumentet që ?fundosin? Ben Blushin/ Ortak me pronarët e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Denoncimet e CNA.al/ SPAK merr në hetim ortakët e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Lajmet e fundit nga