LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet që "kryqëzojnë" Bashën/ Si e shiti Sali Berishën tek amerikanet

29 Maj 2021, 08:04, Politikë CNA

Ka një mjegull mbi debatin më të fundit, lindur në skenën politike shqiptare, thelbësisht tek Partia Demokratike, në lidhje me ndëshkimin e dhënë nga SHBA dhe Sekretari Blinken ndaj ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Sali Berisha.

Ka pasur një tradhëti nga Lulzim Basha, ka pasur një shitje të ish-kryeministrit Berisha, për qëllime personale të kreut të PD-së.

Pra, ajo që diskutohet është pasja dijeni nga Luli, në lidhje me çështjen Berisha dhe dhënia e një Ok, nga ana e tij. Pasi ndëshkimi ishte një ?rrufe? në qiell të pastër dhe ka shumë pikëpyetje. Por nuk diskutohet vendimi i dhënë nga SHBA. Diskutohet kush është përfshirë, sa është përfshirë në këtë që mund të quhet edhe një ?vrasje? politike e një lideri historik.

Debati është në dy anë. Lulzim Basha ka qënë në dijeni.

Në fakt në një reagim të bërë së fundi nga Bujar Nishani, ish-president i Republikës, dhe nga shumë eksponentë të Partisë Demokratike, kanë theksuar se Lulzim Basha ka qënë në dijeni të këtij ndëshkimi dhe ka dhënë një Ok.

Këtë e vërtetoi edhe Sali Berisha në disa qëndrime të tij, kur së fundi në një dalje televizive ?ngriti në qiell? Nishanin dhe uli përtokë Lulzim Bashën, në lidhje me veprimet e tij politike këto vitet e fundit.

Çka të lë të nënkuptosh një fakt. Edhe nëse Basha nuk ka qënë në dijeni, ka qënë ai që e ka ekspozuar Sali Berishën tek ndërkombëtarët. Pra, e ka ?shitur? atë dhe po e tregon me çdo akt të kryer me veprimet e fundit.

Pra, në rast se nuk do të ishte përfshirë në të tilla lëvizje dhe sjellje politike, ai do të kishte dhënë dorëheqje pas humbjes së fundit dhe do të kishte vazhduar jetën i qetë në politikë.

Por, po kërkon me çdo kusht të mbajë karrigen e kryetarit të PD-së, si një garanci për veten e tij dhe për familjarët e tij, të përfshirë në qindra e qindra skandale korruptive.

Njëri detaj, është ky që thamë. Pra, që është Lulzim Basha që ka dhënë një Ok.

Kurse tjetri është, në rast se kjo nuk është e vërtetë, me gjithë pretendimet e Berishës dhe Nishanit, atëherë minimalisht ka qënë Lulzim Basha që e ka ekspozuar Sali Berishën tek ndërkombëtarët.The time when Lulzim Basha is dragging Sali Berisha

Fakti i dytë ka të bëjë me disa ngjarje, por dhe me vetë datën kur u shpall vendimi.

Në rast se Berisha do të ndëshkohej si ish-kryeministër apo ish-president, si gjithë vendimet e SHBA-ve do të ishin dhënë pas humbjes së 2013-ës, ndoshta në 2014 apo 2015. Dosjet kishin shumë kohë që të shqyrtoheshin dhe vendimi do të ishte dhënë menjëherë.

Por, jo, ka ndodhur e kundërta dhe ngjarjet janë këto.

Së pari, Reforma në Drejtësi, të cilën Lulzim Basha refuzoi që në hapat e saj të parë ta mbësnhteste, kur SHBA-të dhe Bashkimi Europian këmbëngulnin se Shqipëria kishte nevojë për një reform të tillë dhe këtë Basha e bënte me një stil. Sapo ndërkombëtarët i kërkonin të jepte konsensusin sepse ajo ishte reforma e tyre dhe garantonte gjithçka, Luli thoshte se ai donte, por ?nuk donte Sali Berisha?.

Rasti i dytë është çadra. Sali Berisha e tha qartë në emisionin ?Opinion?, ditën e enjte të javës së shkuar se nuk është njeriu i çadrave, por është njeriu i shesheve.

Pra, vendimin për çadrën e kishte marrë Luli. Atëherë u fol se ndërkombëtarët pas disa javësh në çadër negociuan për dalje, ofruan edhe një marrëveshje. Në fund ishte zyrtari amerikan Hoyt Brian Yee, i quajtur ndryshe edhe ?Buldozeri?, për të cilin u tha se kishte pasur edhe një telefonatë me Sali Berishën.

Në atë kohë u tha se Lulzim Basha i kishte theksuar se e kishte të pamundur të dilte nga çadra pa një Ok, të Sali Berishës.

egjithëse çadrën e kishte organizuar vetë dhe hyrjen e daljen, gjithashtu i kishte organizuar vetë.

Në fund gjithçka u mbyll me një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, por që përfundoi me një ndëshkim dhe ekspozim të Sali Berishës tek zyrtari i lartë amerikan.

Por, pas Reformës dhe çadrës janë zgjedhjet e 2017-ës, humbja e Lulzim Bashës dhe rizgjedhja e tij në krye të PD-së. Por, në fakt merita për rizgjedhjen e tij i takon Sali Berishës.Nga Astrit Patozi/ Rama ta gëzojë fletën pa emra, Lulit t?i rrojë logoja

Më tej, Lulzim Basha përfshihet ashpër në disa skandale, për disa çështje, me ndërkombëtarët. Atij i plas një aferë një milion dollarëshe, për foton me presidentin e SHBA, Donald Trump. Burimi i financimit nuk dihej. Rasti u bë publike nga mediat amerikane dhe Lulzim Basha filloi të kishte problemet e tij me ndërkombëtarët.

Dhe këtu menjëherë ai fillon të lëvizë. Fillon bojkotet, përplasjet dhe afrohen edhe zgjedhjet lokale të vitit 2019.

I qartë se kishte ndëshkim nga amerikanët. Me gati me shumë se një vit që viza po i refuzohej, Lulzim Basha zgjedh të djegë mandatet.

Mandatet i djeg sapo e shikon se po i thellohen skandalet e tij dhe hendeku me ndërkombëtarët. Ai merr një vendim ekstrem dhe ndërkombëtarët i kërkojnë që të bëjë një hap pas.

Është telefonuar, kjo tashmë e bërë publike edhe Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Palmer.

Por, çfarë ndodhi?

Lulzim Basha tha se e kishte të pamundur pasi aktin e kishte kryer dhe se nuk mund t?i shmangej dot Sali Berishës. Sërish faturën e kishte kaluar tek Doktori.

Situata fillon dhe acarohet. Është sërish ajo e vitit 2019. Zgjedhjet lokale. Opozita bojkotoi, Bashës i kërkohej të hynte në zgjedhje. Sërish përplasje me amerikanët. Sërish Luli thotë se është Berisha ai që e drejton Partinë Demokratike. Dhe se ai ndodhet në atë karrige si përfaqësues i Berishës.

Gjithçka vjen tek zgjedhjet e 25 prillit, tek një fitore e shpallur e Lulzim Bashës, tek shpresa se ishin hapur kutitë e socialistëve dhe më pas tek dalja dhe mosnjohja e zgjedhjeve.

Menjëherë pas kësaj mosnjohje, ka pasur një ndërhyrje nga ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar që gjithçka të jetë e qartë dhe e pastër dhe kanë kërkuar që Basha të mos ketë pretendime të gënjeshtërta, pasi humbja ishte e pastër. Por Basha sërish ka thënë se ?nuk i njeh zgjedhjet, dhe për këtë nuk e lejon Sali Berisha?.

Pra, janë disa raste të akteve politike, të kryera nga Lulzim Basha, me përgjegjësi të tij personale, për të cilat ka ekspozuar personalisht Sali Berishën tek ndërkombëtarët dhe tek amerikanët. Për çështje, të cilat në fakt Berisha nuk ka pasur asnjë përgjegjësi, por përgjegjësi i vetëm ka një emër, ai quhet Lulzim Basha.

Prandaj, për ata që mendojnë se Luli nuk ka dhënë një Ok, për ndëshkimin e Doktorit, atëherë është Luli ai që ka ekspozuar Sali Berishën tek amerikanët, për shkak të paaftësisë së tij, për shkak të pabesisë për të mbajtur përgjegjësi dhe për t?i dalë zot punëve të veta, ka gjetur të zgjedhë emrin e Berishës, si përgjegjës për gjithçka ka ndodhur. Dështimet janë të Lulit, faturat në fund i mori Berisha.

Por, në fakt ndoshta edhe i takonte Doktorit, sepse vetë e zgjodhi Lulin në krye të PD-së, vetë e mbrojti për ta rizgjedhur dhe tani po fillon të flasë qartë se Luli duhet hequr, pasi është një politikan i paaftë, një njeri që nuk mësoi dot dhe s?ka ç?të japë më. Thjeshtë dhe vetëm do tërheqë zvarrë Partinë Demokratike dhe shumë vite të tjera për interesa të Edi Ramës dhe të lojërave të tij meskine./CNA.al

Lajmet e fundit nga