LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama, së shpejti në Athinë/ Pritet të çelë ekspozitën me pikturat e tij

12 Mars 2023, 13:32, Aktualitet CNA
Rama, së shpejti në Athinë/ Pritet të çelë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Athinë, në Greqi në datat 20 dhe 21 mars.

Sipas asaj që raportohet në media, Rama pritet që këto ditë të çelë ekspozitën me pikturat e tij.

Gjithashtu gjatë vizitës do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Në këtë takim do të jetë e pranishme edhe ministrja Olta Xhaçka.

Në datën 20 pritet të hapet edhe ekspozita e Ramës në “Zapion Megaro”, në të cilën do të shoqërohet edhe nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis.

Takimet në vijim do të jenë me kryetarin e parlamentit Kostas Tasulas dhe me presidenten Kateriana Saqelaropoulu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga