LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama e quante media shantazhuese/ Ministrat dhe bashkiakët e tij i japin thasët me miliona “Top Channel"-it

12 Mars 2023, 12:39, Aktualitet CNA
Rama e quante media shantazhuese/ Ministrat dhe bashkiakët e tij i japin
Foto ilustruese

Rama kundër Top Channel

Kryeministri Edi Rama, në një postim, në 2 nëntor të vitit 2022 në "Twitter",  i quante shantazh kërkesat për fonde që bëheshin nga "Top Media", "Top Channel".

CNA.al ka disa ditë që po raporton me të dhëna zyrtare të siguruara nga thesari i shtetit se, si institucione të ndryshme, kanë paguar "Top Channel" me qindra miliona lekë, me thasë me para, për të bërë emisione për të bërë propagandë pikërisht si në rastin e asaj që e ka quajtur kryeministri Rama shantazh.

Rama e quante media shantazhuese/ Ministrat dhe bashkiakët e tij i japin
Foto ilustruese

Disa muaj më parë, "Top Channel" ishte në një betejë me qeverinë. Në atë kohë të gjithë u gëzuan sepse e panë se si ekrani privat kombëtar, nga një tallava showbizzi dhe një media që flet për qeverinë, ishte kthyer në zërin e vërtetë të qytetarëve.

Të gjithë kujtuan se ishte një kthim i këtij televizioni në rrugën e tij, pra në rrugën e duhur. Në fakt nuk ishte thjesht dhe vetëm një shanatazh siç e quante kryeministri Rama, por edhe një lëvizje për shkak të gjyqit të aksioneve që pritej të ndodhte.

Rama i quajti shantazh dokumentet që ne kemi publikuar sepse ai dhe vetë ka treguar se si AZHBR-së, i janë kërkuar 120 milionë lekë për disa emisione, fonde nga të cilat paguhen gazetarët, kameramanë, regjia e të tjera dhe "Top Channel" vazhdon t’u thotë shqiptarëve se sa të lumtur jetojmë në pushtetin e Edi Ramës, kur ai vetë i quan shantazhe mediatike këto lloj fondesh.

Rama e quante media shantazhuese/ Ministrat dhe bashkiakët e tij i japin
Postimi i Ramës në Twitter

CNA.al ka sjellë tri raste.

Paratë e dhëna nga ministrja dhe bashkia.

Një fond të paguar nga ministrja Edona Bilali nëpërmjet AIDA-s, nëpërmjet "start up"-eve. Janë jo pak, por 80 milionë lekë dhe ministrja doli vetë në televizion.

Më pas treguam se si nëpërmjet "Top Albania Radios", Ledionit i paguheshin jo pak, por 50 milionë lekë.

Nga ana tjetër emisioni “Ora e Tiranës” kishte marrë 330 milionë lekë, një emision që transmetohej në "Top News" në një nga kanalet e "Top Medias".

Mesa duket drejtorët, AIDA, ministrja, kryebashkiakë, i kanë dalë kundër Edi Ramës, sepse ai del dhe bërtet se këto sulmet dhe shkrimet që bën "Top Channel", ndaj institucioneve janë shantazhe që t’u japin fonde, nga ana tjetër vartësit e tij pranojnë të shantazhohen dhe japin fonde.

Kjo tashmë është e provuar. Postimi i Ramës na thotë se kërkesa të tilla janë qartazi shantazhe ndërsa ne kemi provuar me dokumente nga thesari i shtetit se si jepen male me para për "Top Channel".

Televizion "Top Channel" dhe pronarët e tij janë ortakët e aksionerëve të inceneratorëve, njerëzve të kësaj afere, përfshi këtu Stela Gugallen apo Klodian Zoton, të cilët janë në biznese me Vjollca Hoxhën apo ishin pjesë e "Valtelina Caffee", të brandit të "Lori Caffee" që shkonte deri në Bullgari, ku përfshihet Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

CNA.al i ka zbuluar të gjitha këto dokumente si dhe milionat e eurove që afera e inceneratorëve ka dhënë për "Top Channel".

Propagandë me paratë e taksapaguesve

Televizion që mesa duket në vitet e fundit ka përfituar miliona euro nga taksat e shqiptarëve të varfër që paguajnë inceneratorët e korrupisonit, nga taksat e shqiptarëve të varfër, të cilat ministra dhe kryetarë bashkish i përdorin për propagandën e tyre në këtë televizion.

Megjithëse qytetarët të gjithë paguajnë një taksë në shtet për informimin, për median, e cila i jepej "Radio Televizionit Publik" dhe të gjitha institucionet publike të cilat kanë nevojë për reklamime apo për të treguar punën e bërë kanë ekranin që quhet "Radio Televizion Publik Shqiptar" që paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Nuk mundet që institucionet publike të nxjerrin fonde nga buxheti i tyre, nga buxhetet e paguara nga taksat e shqiptarëve për mediat private për propagandë, kur në fakt qytetarët e kanë paguar njëherë taksën e tyre, e cila shkon për "Televizonin Publik Shqiptar".

Duke shkuar më tej dhe deri tek akuzat e kryeministrit Rama se të tilla kërkesa dhe programe janë shantazhe që në fakt shumë institucione me sa duket janë shantazhuar dhe paguajnë kërkesën që iu çohet nga "Top Channel"./ CNA.al

Lajmet e fundit nga