LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjollca Hoxha kërkon miliona euro kredi/ Ja problematikat e kompanive

15 Korrik 2022, 14:21, Aktualitet CNA

Vjollca Hoxha kërkon miliona euro kredi/ Ja problematikat e kompanive

Një nga aksioneret e "Top Medias", Vjollca Hoxha, sipas raportimeve, mësohet se ka kërkuar një borxh, pra një kredi të madhe në një bankë të nivelit të dytë.

Bëhet fjalë për një shumë rreth 3 milionë euro. Kjo kredi është kërkuar kohët e fundit, por ende nuk bëhet e ditur arsyeja se pse është kërkuar kjo shumë kaq e madhe. Ka probleme financiare apo diçka tjetër?

Gjithsesi, lind pyetja: Në rast të një kredie të tillë, çfarë do të vendosë kolateral Vjollca Hoxha? Cilat janë bilancet e kompanive që ajo administron dhe gjendja e tyre?

Bankat këto i dinë mjaft mirë. Pasi u hyjnë me laps. I shohin deri në fund.

Së pari, është kompania "Digitalb", ku Vjollca Hoxha ka humbur aksionet e shumicës. Një pjesë të tyre i la për shkak të një marrëveshjeje. Një pjesë tjetër i ka futur si kolateral në bankë.

Pra, kompania "Digitalb", me problematikat e saj, me shitjet shumë të ulëta, gati gjysmë për gjysmë në krahasim me vitin e shkuar, nuk po mundet të performojë që të krijojë të ardhura, jo vetëm për këtë, por edhe për aksionerët e tjerë.

Vjollca Hoxha kërkon miliona euro kredi/ Ja problematikat e kompanive

Një kompani tjetër është "Top Channel".

"Top Channel" është ende në një gjyq në Gjykatën e Lartë. Një gjyq spektakolar, ku 60% të aksioneve të zotëruara nga Albert Sino dhe Aurel Baçi, i janë dhënë me vendim të Gjykatës së Apelit, Vjollca Hoxhës, kur në fakt më parë, Gjykata e Faktit ua kishte njohur aksionet bashkaksionerëve të Dritan Hoxhës, të cilët për gati 10 vite bashkëpunuan edhe me Vjollca Hoxhën dhe trashëgimtarët e Dritanit.

Pra, "Top Channel" aksionet i ka nëpër gjyqe dhe asnjë bankë nuk do të rriskonte.

Më tej është një kompani e tretë, "Valtelina Kafe". Kjo e fundit duket se ka vërtetë probleme.

51% të aksioneve të kësaj kompanie i zotërojnë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Ortakët e Vjollca Hoxhës, pronarët e inceneratorëve, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar, së bashku me bashkëjetuesen e Mirel Mërtirit dhe nënën e dy fëmijëve të tij.

Pra, këto janë bizneset e Vjollca Hoxhës, të cilat apo për të cilat po merret kredia për të investuar, por që duket qartazi që kanë problematika thelbësore. Kjo për shkak edhe të mënyrës se si menaxhohen ato biznese, por edhe për shkak të situatave të ndryshme financiare dhe ekonomike, që vijnë edhe nga pandemia apo heqja e reklamave nga kompani të ndryshme.

Por, pa përjashtuar këtu edhe keqmenaxhimin e gjashtë muajve të fundit të "Top Channel" dhe kompanive të tjera, nga vetë Vjollca Hoxha dhe bashkortakët e saj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga