web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Maks Haxhia thumbon Ramën/ “Është e lehtë të flasësh nga karrigia e të madhit"

14 Korrik 2022, 21:11, Aktualitet CNA
Maks Haxhia thumbon Ramën/ “Është e lehtë të
Avokati, Maks Haxhia

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka deklaruar se lëvizja e avokatëve është qytetare dhe më pas profesionale.

Gjatë një intevriste në "Radarin Informativ", ka folur për arsyet pse janë kundër hartës gjyqësore.

Sipas Haxhisë nuk mund të lësh veriun dhe jugun pa gjykatë Apeli.

Gjithashtu Haxhia iu përgjigj duke e thumbuar, duke thënë se është e lehtë të flasësh nga pozita e tij.

Ai bëri gjithashtu me dije se një vendim do të merret së shpejti për vijimin e bojkotit, teksa për masat e sigurisë vendimi aktual skadon të dielën.

Unë mendoj që Reforma në Drejtësi nuk është studiuar zbatimi i saj. Kjo reformë është shumë e mirë, por aplikimi në praktikë ka qenë i gabuar. Duhet studiuar zëvendësimi gradual i gjyqtarëve. Këtu u përqendruan te pasuria e gjyqtarëve.

Nuk kemi gjyqtarë të korruptuar vetëm nga pikëpamja finianciare, por edhe polikisht, çdo devijim nga ligji është korrupsion.

Jemi shumë të shqetësuar se gjyqtarët shqiptarë kanë arritur në një stad që kjo politikë i ka bërë këta gjyqtarë të shkelin ligjin. Kur të kemi procese kundër shtetit të harrojmë që do i fitojmë.

Gjyqtarët nuk reagojnë se janë të frikësuar se janë nën presionin e reformës. Ne s’e kemi me qeverinë, lëvizja jonë është qytetare e pastaj profesionale, ne e kemi me ate ku është prodhuar harta gjyqësire. Si mund të bëhet harta gjyqësore kur ju po bëni hartën territoriale?

Kam dëgjuar që do jetë me 4 rajone, si mund të ketë një gjykatë apeli? Si mund të lësh Shkodrën, veriun apo jugun pa gjykatë apeli?

Avokatët kanë ngritur jetën e tyre në qytete, i ikën puna, do vijë në Tiranë ai? As ekspertët, as psikologët që janë në funksion, nuk ndihen.

Është kollaj të flasësh nga karrigia e të madhit. Ne u ulëm në 6 apele që ka Shqipëria dhe aty ne demostruam anën profesionale dhe problematikat teknike të ketij problemi. Sot ne kaluam në lëvizje qytetare. Sot bëmë tubimin që ishte një e dhjeta. Ne po presoim vendimin dhe do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Nga 5 vjet që shkojnë gjyqet do shkojnë 10.

Ne kemi dy masa në bojkot, masat e sigurisë që mbaron të dielën dhe bojkoti i të gjitha proceseve vazhdon”, tha Haxhia./ A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga