web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e avokatëve/ Meta, thirrje KLGJ-së

14 Korrik 2022, 16:34, Aktualitet CNA
Protesta e avokatëve/ Meta, thirrje KLGJ-së
Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta përmes një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se mbështet kërkesat e drejta të avokatëve të Shqipërisë.

Meta i ka bërë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të dëgjojë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.

Sipas Metës, Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe eficient.

Mbështes plotësisht kërkesat e drejta të Avokatëve Shqiptarë dhe në mënyrë të përsëritur nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë bashkëpunues dhe vendimmarës, të dëgjojnë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.

Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe efiçent!

Qytetarët presin një drejtësi sa më afër tyre, dhe jo një riorganizim të përqendruar që e largon drejtësinë prej tyre duke e bërë jo vetëm më të shtrenjtë dhe të vonuar, por edhe më të pamundur”, shkruan Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga