“Europa ju pret"/ Ursula von der Leyen, nga Shkupi: Është momenti i duhur për të ecur drejt BE-së
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...

Gjashtë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në Bashkinë Tropojë, janë pezulluar nga detyra, si dhe është shpallur në kërkim përgjegjësja e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë.
Sipas uniformave blu në kërkim është shpallur A.A., 31 vjeçe, banuese në Tropojë.
Policia bën të ditur se nga muaji nëntor i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti, ndaj kësaj shtetase ka patur kallëzime se falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.
Njoftimi i policisë:
Tropojë/Finalizohen 2 operacione policore, të koduara “Cancel” dhe “Tenderi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik.
Operacioni “Cancel”- Falsifikoi dokumentet e pronave, shpallet në kërkim përgjegjësja e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë.
Operacioni “Tenderi”- Ekzekutohen masat “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë.
Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë.
Kjo shtetase u shpall në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 12.07.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila ka caktuar për shtetasen A. A., masën “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe masën “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Nga muaji nëntor i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti, ndaj kësaj shtetase ka pasur kallëzime se falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tenderi”, nga specialistët për Hetimin e Krimin Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë, u bë ekzekutimi i masave “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:
H. I., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë anëtar i Njësisë së Prokurimit, në bashkinë Tropojë;
K. B., 64 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Njësisë së Prokurorimit, në bashkinë Tropojë;
B. B., 63 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;
P. R., 54 vjeç, banues në Bajram Curri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;
Sh. D., 25 vjeç, banues në Begaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë;
M. V., 64 vjeç, banues në Bujan, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në bashkinë Tropojë.
Nga hetimet e kryera janë evidentuar veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të anëtarëve të Njësisë së Prokurorimit (NJP) dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), lidhur me procedurën e prokurorimit me objekt “Rikonstruksioni i 5 segmenteve rrugore, në fshatrat Gri, Bujan dhe Cërrnicë”, zhvilluar në vitin 2019.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Një lajm i raportuar së fundi në disa media, ku pretendohe...
Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, ka reaguar ...
Ndërkohë që avokatët vijojnë të protestojnë duke kundërsht...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, është para...
Europa është përfshirë flakët ditët e fundit. Shkak janë ...
Prej katër ditësh vijon ende të jetë aktiv zjarri që ka pë...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela raportoi sot në ...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në 6-mujorin e parë...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lid...
Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka ...
Avokatët janë ngritur në protestë për hartën e re gjyq...
Një qytetare nga Saranda, Sabrina Islamaj, dyshohet se ka ...
Eurodeputeti gjerman, Adis Ahmetoviç, në një konferenc...
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë njofton se për v...
Ditën e sotme dhe të nesërme, Federata Shqiptare e Çik...
Avokatja Eni Çobani ka thyer bojkotin e avokatëve duke mar...
Vijon situata shqetësuese në Malin e Çikës, ku prej po...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka kërkuar qeveri...
Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...