LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra dollarë për lobim në Tiranë

15 Korrik 2022, 13:13, Aktualitet CNA
Ekskluzive/ Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra
Evi Kokalari

U shfaq për herë të parë në foltoret e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me një vendim personal të ish-kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në atë kohë, një grua rreth të 50-ave, bjonde dhe me diksion amerikan, doli në krah të ish-kryeministrit, duke folur për konservatorizëm, duke theksuar se shpallja "non-grata" e Berishës, ishte bërë nga Soros, nga të majtët, e kështu me radhë.

Ekskluzive/ Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra

Në fillim dukej si një personazh tërheqës, e fortë, konservatore dhe diçka thoshte për publikun.

Por, hap pas hapi u zbulua se kush ishte në të vërtetë vajza e rritur në Tiranë, e quajtur Evis Kokalari, ndryshuar në SHBA në Evi Angelakis, sipas mbiemrit të bashkëshortit duke lënë dhe një "s" rrugës.

E larguar gati 20 vite më parë nga Tirana. Fillimisht në Francë, e më pas duke përfunduar në SHBA. Pretendonte se vinte nga familja e madhe e Musine Kokalarit, kur në fakt familja e saj nuk kishte pësuar asnjë persekutim, por të afërm të saj ishin pjesë e sistemit të atëhershëm në postet e larta drejtuese.

Ditë pas dite, Evi Angelakis-Kokalari bëhet e ashpër, kërkon të marrë frena në drejtimin e PD-së, në tavolina të ngushta shpall ambicien për t’u bërë nënkryetare e kësaj partie, njerëzit filluan ta njohin në të vërtetë se kush ishte vajza e panjohur për demokratët dhe me asnjë kontribut në këtë parti.

Ekskluzive/ Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra

Pra, përtej një konservatoreje me bindje, një personaliteti politik, dukej një njeri që nuk thoshte më asgjë, për askënd. Thjeshtë dhe vetëm fliste, xhironte bosh dhe përsëriste të njëjtat mesazhe.

Lobimi i Evi Angelakis-Kokalarit

CNA.al sot, ashtu siç ka paralajmëruar, po sjell detaje në lidhje me lobimin që ka bërë Evi Angelakis, me emrin e saj zyrtar në SHBA, në Shqipëri.

Ekskluzive/ Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra

Ajo ka pretenduar se nuk ka lobuar, por në disa raste thjeshtë ka thënë se “kam lobuar pro apo kundër filan personi”.

Ekskluzive/ Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra

Në fakt Angelakis, ka qënë në Tiranë, sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al gati çdo muaj, që nga muaji shtator. Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar, Angelakis-Kokalari ka qëndruar në Shqipëri, në tetë apo nëntë muaj, gati 60 ditë. Duke ardhur çdo muaj e duke qëndruar, një javë apo 10 ditë dhe duke fluturuar nga New York-u drejt Tiranës dhe duke bërë një jetë luksoze në kryeqytet.

Evi Angelakis-Kokalari pretendon se nuk është lobim. Por, çfarë është të qëndrosh në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, në çdo Foltore të tij? Apo në shumicën e tyre.

Më pas ajo deklaroi se pati probleme në SHBA, pas daljes në krah të Berishës, sepse ai ishte non-grata, dhe u detyrua të tërhiqej një herë në SHBA. Më pas u rikthye.

Deklaroi në Janar, se misioni i saj kishte mbaruar, por sërish u rikthye. Pra, janë dy apo tre rikthime të Angelakis-Kokalarit.

Lobime të qarta dhe të pastra, që në SHBA janë të mirëcaktuara me ligj. Dhe për këto lobime, Evi Angelakis-Kokalari ka shpenzuar disa dhjetëra mijë dollarë. Kjo sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al në sistemin TIMS.

Ekskluzive/ Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra

Sipas këtyre të dhënave, një biletë e cila mund të prihej gati dy muaj përpara. Pra, në qoftë se sot do të prisnim një biletë për në shtator, sikur zonja Angelakis-Kokalari do të vinte në shtator, do të kushtonte nga 1500 deri në 1600 dollarë. Por, në rast se do të pritej më afër. Pra, sa më shumë afrojnë ditët, biletat shtrenjtohen. Shkojnë deri në 2 mijë dollarë, një fluturim New York-Tiranë, vajtje-ardhje, me tranzit nga Frankfurti, nga Vjena apo dhe nga Roma.

Sipas të dhënave që ka siguruar CNA.al janë të paktën nëntë fluturime, të cilat variojnë nga 1500-1600 dollarë, do të shkonin nga rreth 15 mijë deri në 18 mijë dollarë, vetëm për nëntë fluturime.

Nëse sot do të prisnim një biletë New York-Tiranë, vajtje-ardhje, nga data 15 shtator me kthim 22 shtator, me tranzit nga Frankfurti apo Vjena, bileta e llojit economy flex, do të kushtonte rreth 1500 dollarë.

Ekskluzive/ Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra

Ndërsa Angelakis-Kokalari ka bileta të prera në një kohë shumë më të shkurtër që në çdo mënyrë kushtojnë më shtrenjtë. Pasi ka bileta të prera shpesh në kohë të shkurtër.

Flasim këtu për çmime mesatare, pa hyrë tek biznes ku kostot do të ishin shumë më të larta

Në fakt, sipas datave që kemi nxjerr më sipër ka edhe fluturime charter. Pra, ka raste që zonja Angelakis-Kokalari, ka zbritur në Rinas me charter. Këto të nxjerra, sipas sistemit TIMS.

Siç theksuam më lart, janë gati 60 ditë të qëndruara në Shqipëri, nga të cilat në rast se ne do të marrim qëndrimin në hotel me rreth 100 dollarë dita, megjithëse zonja ka qëndruar shpesh në hotelet më luksoze të kryeqytetit, disa prej të cilave shkojnë edhe në çmime 150 euro nata, ne po marrim një çmim 100 dollarë dita, janë edhe rreth 6 mijë dollarë të tjera, për shpenzimet e fjetjes. Deri tani shkojmë në vlera nga 21 mijë-24 mijë dollarë. Kjo diferenca 3 mijë dollarë, është çështje e kostove të fluturimit.

Ekskluzive/ Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra

Më tej janë dhe shpenzimet ditore që Zonja Angelakis-Kokalari, duhet të kalonte në Tiranë, apo nëpër Shqipëri. Kostot. Pra, ushqimi, veshja, lëvizja e të tjera, të cilat po ashtu nuk mund të shkojnë më pak se 100 dollarë në ditë, duke pasur parasysh se ajo ka bredhur dhe shëtitur gati gjithë Shqipërinë, ku së paku kostot e karburantit, ushqimi, e të tjera, do të ishin afërsisht rreth 100 dollarë të tjera. Që do të shkonin rreth 6 mijë dollarë ende më tepër që do të duheshin për t’u shpenzuar më tepër nga Angelakis-Kokalari, për ditët që ka qëndruar në Shqipëri.

Në rast se ne do të llogarisnim vlerat e fluturimeve, vlerat e hotelerisë dhe vlerat e shpenzimeve ditore, zonjës Angelakis-Kokalari do t’i duheshin nga 27 mijë deri në 30 mijë dollarë.

Këtu nuk kemi llogaritur fluturimet charter. Për të qënë të vërtetë, fluturimet charter shkojnë nga 10-30 mijë dollarë. Kjo varet nga distanca dhe nga kompania që I ofron ato.

Sistemi TIMS raporton se zonja Angelakis-Kokalari ka fluturuar me charter, por nuk ka të dhëna të detajuara se nga vjen ky fluturim me charter, i kujt është dhe nga kush është paguar.

Por, ajo që CNA.al e ka përllogaritur afërsisht janë nga 27-30 mijë dollarë, në një kohë shumë të shkurtër. Fonde të cilat janë përdorur për lobim nga zonja Angelakis-Kokalari, pro Foltores dhe zotit Sali Berisha. E cila ka filluar në shtator dhe ka pasur kulmin në Kuvendin e fundit kombëtar të PD-së, ku u zgjodh Këshilli Kombëtar dhe strukturat drejtuese.  

Ekskluzive/ Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra

Gjithë këto fonde në një kohë kaq të shkurtër janë përdorur për lobim dhe kjo është e qartë sepse Zonja ka ardhur në Shqipëri, ka qënë në krah të Berishës në Foltore, ka shkuar në ekrane televizive, ka dhënë intervista mediatike, pro Berishës, hapur dhe qartë.

Për më tepër ka shpallur dhe fitoren e Berishës, ka premtuar që nesër mund të hiqet dhe non-grata, dhe që Berisha do të rrëzonte Edi Ramën.

Pra, një lobim i pastër dhe i qartë i saj pro Berishës.

CNA.al ka sjellë dhe detaje të tjera, e shumë pyetje drejtuar Zonjës Angelakis-Kokalari, e cila nuk është përgjigjur kurrë ndaj nesh, por ka filluar vetëm me sulme, sharje, shpifje dhe akuza, për të cilat ne e kemi injoruar. Por, kemi theksuar se e vërteta do të dalë.

Zonja Angelakis-Kokalari ka lobuar dhe ajo është një shtetase amerikane. Në SHBA ka një ligj mjaft të qartë. Kush lobon duhet të deklarojë pranë Departamentit të Drejtësisë, çdo lobim që bën, fondet, burimin e tyre, etj. Pasi Zonja Angelakis-Kokalari pretendon se ka lidhje të fuqishme në SHBA, ka lidhje me senatorë, kongresmenë, drejtues republikanë, me të cilët lufton për Partinë Demokratike, lufton pro Sali Berishës dhe vjen këtu, flet në emër të tyre, e të tjera si këto.

Lind pyetja, a janë deklaruar në SHBA, lobimi dhe financimi?

Kush janë burimet financiare për Evis Kokalarin ( Evi Angelakis)?

Në rast se janë burime të saj, sërish zonja është e detyruar që pranë Departamentit të Drejtësisë, të deklarojë se këtë shumë parash e ka përdorur për lobim në favor të Zotit Sali Berisha. Megjithëse sërish në SHBA, ka një ligj mjaft të qartë që pozicionon se cila është përgjegjësia, duke mbështetur personat e shpallur non-grata, në rast lobimi. Apo në rast mbështetje publike.

Ekskluzive/ Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra

Gjithësesi kjo nuk ka rëndësi. Në rastin tonë ne po theksojmë faktin, kush është burimi i këtyre parave? Kush e ka financuar Evi Angelakis-Kokalarin për të lobuar në Shqipëri? A i ka deklaruar kë shpenzime për lobim?

Siç theksuam më lart, të dhënat e TIMS tregojnë qartësisht numrin e fluturimeve, ditët që ka qëndruar në Shqipëri dhe axhendën e saj politike të cilën e kemi të përditshme, të raportuar në media, pra në televizione, daljet në Foltoret e Berishës anë e kënd Shqipërisë, e kështu me radhë.

Tashmë ngelet për t’u sqaruar kush e ka financuar Evi Angelakis-Kokalarin në këto shumë dhjetëra mijëra dollarëshe? Burimi i tyre dhe a janë deklaruar këto fonde lobimi në SHBA?/CNA.al

Lajmet e fundit nga