
Aktivistja Evi Kokalari, e cila jeton në SHBA dhe thotë se është një nënshtetase amerikane, erdhi në Shqipëri në kohën që ish-Kryeministri Sali Berisha kishte nisur “Foltoren” e tij me demokratët.
Kokalari u vetëtrumbetua fort në media, si një republikane, si konservatore e madhe, si një “zë” i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e të tjera si këto.
Ndoshta e mbetur pa punë në SHBA, kërkoi edhe të merrte ndonjë post drejtues në PD, por kjo nuk ka rëndësi. Sepse për këtë duhet të votohesh nga demokratët.
Por, nga ana tjetër ajo që bëri bujë në media, ishin deklaratat e Evi Kokalarit, e cila jo pak herë është shprehur publikisht se kur Donald Trump të rizgjidhet Presidenti i SHBA-së, Sali Berishës, do t’i hiqet "non grata".
Sikurse shikohet edhe në videon më poshtë, kjo është deklaruar vetë publikisht nga Evi Kokalari.
Por, pas këtyre deklaratave të Evi Kokalarit, kjo e fundit duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve.
Së pari, kush e ka autorizuar të flasë në emër të republikanëve amerikanë?
A e ka njoftuar Departamentin Amerikan të Shtetit, për qëndrime të tilla?
Pasi të flasësh në emër të shtetit amerikan, ka përgjegjësi. Nuk është një estradë politike.
Në emër të kujt flet Evi Kokalari, dhe a i ka njoftuar institucionet?
A është ky lobim?
A është paguar dhe a e ka deklaruar?
Këto janë disa pyetje shtesë që CNA.al i drejton “konservatores” Evi Kokalari, ndërkohë që ende nuk u është përgjigjur edhe pyetjeve të tjera që i janë drejtuar.
Por, ne do ta ndjekim deri në fund këtë çështje, për të treguar se kush është zonja e njohur si Evi Kokalari apo “Evis”.
Zonja e cila vjen nga një familje e përkedhelur nga sistemi komunist, por që tashmë pretendon se do ta bëjë PD-në konservatore, të sqarojë pyetjet, e ne do ia japim dhe thelbin e konservatorizmit. Që nuk ka lidhje as me “shëtitjet” me njerëz me ngjyrë në rrugën e Durrësit, as me udhëtime sa në Francë apo në Rusi, dhe as me bëma e qyfyre të tjera.
Po presim që zonja t'u përgjigjet këtyre pyetjeve.
Në emër të kujt flet dhe a i ka njoftuar institucionet për qëndrimet e saj?
A është paguar apo jo?
Sepse rasti me Berishën, nuk është i vetmi. Vetë ajo publikisht e ka pranuar se ka lobuar për Këshillin Kombëtar të PD-së, për të cilin CNA.al do të sjellë një tjetër dokument.

Nëse Evi Kokalari është vërtetë “konservatore”, sikurse pretendon, si fillim le t’u përgjigjet këtyre pyetjeve./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në krah të Preside...
I had not often seen the sudden public appearanc...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet jo vet...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar sot kriji...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ashtu si gjithnjë, të prem...
Sot në Selanik pritet të zhvillohet Samiti i krerëve t...
Lulzim Basha pasi për gati 9 vite i shërbeu përçarjes ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë me një mesazh në 15-vj...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Floriana Garo, ka tregua...
Gazetari Arian Çani ka folur për qëllimet e kryeminist...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka de...
Ksenofon Krisafi, ish-anëtari i ekipit negociator për ...
73% e shqiptarëve votojnë gjithmonë të njëjtën parti. ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka treguar sot se ...
Thuajse 80% e shqiptarëve mendojnë se Partia Socialist...
Gazetari Armand Shkullaku tha se pjesëmarrja e Kosovës...
Presidenti Ilir Meta ka treguar se pas largimit nga Pr...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Gazetari Arian Çani është shprehur se “Ballkani i Hapu...
Presidenti Ilir Meta është kritikuar ashpër nga opozit...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...