
Video me dy Luanë!!!
Video 1 Luani i Kopshtit Zoologjik sulmohet nga qytet...
Nëse Asdreni do të ishte gjallë për të parë pathosin e znj. Evi Kokalari–Angelakis, vjershën e tij të titulluar “Përpara” do ta shkruante kështu “me sa mall e sa dëshirë, atë ditë po e pres, që edhe unë atje i lirë, pranë shqiptarëve të mi patriotizmin të shes”.
Këtë ndryshim në krijimin e tij, Asdreni do ta justifikonte me shfaqjen e beftë të znj. Kokalari–Angelakis në botën publike shqiptare, shfaqje e cila erdhi vetëm pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Nën petkun e mbështetëses së z. Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij, znj. Kokalari–Angelakis u shfaq si një kasnece e konservatorizmit, megjithëse gjatë gjithë kohës së administratës së z. Trump nuk ka lobuar ndonjëherë në favor të interesave shqiptare.
Përveçse u shqua si një kasnece, znj. Kokalari–Angelakis dhe u dallua për një protagonizëm të tepruar, tek ajo u konstatua dhe një paqëndrueshmëri e theksuar. E pritshme do të ishte që znj. Kokalari si një konservatore e deklaruar të mbështeste deklarime të grupit parlamentar të Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë, por jo zonja e surprizave dhe beftësisë, mbështeste deklarime të Partisë Popullore Europiane, një grupim parlamentar të qendrës së djathtë.
Me të njëjtën beftësi, znj. Kokalari–Angelakis njoftoi më 11 janar 2022 distancimin e saj nga politika. Dhe për të treguar konsistencën prej një konservatoreje të vërtetë, më datë 12 mars 2022 na rrëfeu se janë disa ditë, që e bëjnë të mendojë se duhet të kthehet në Shqipëri dhe të merret 100% me politikë.
Ngjashmëria e kësaj deklarate me ndonjë tekst kënge të luajtur shpesh në radio asokohe, është thjesht një rastësi dhe lutem, të më besoni për këtë. Për të shuar çdo kuriozitet të lexuesve, e gjykoj të nevojshme t’ju njoftoj se znj. Kokalari–Angelakis ka deklaruar sërish se do të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç vetë znj. Kokalari–Angelakis ka pranuar, në Tiranë ka krijuar miqësi, ka marrë dhe ka dhënë mbështetje ndaj njerëzve të angazhuar në Partinë Demokratike të Shqipërisë (kupto: Komisionin e Rithemelimit).
Një ndër këta njerëz, për të cilin zonja e beftësisë ka shfaqur mbështetje ishte dhe kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherazi dhe deputet i Kuvendit, z. Belind Këlliçi.
Gjatë kësaj periudhe, në Shqipëri zbarkuan dhe Republikanët e Rinj, me Kryetarin e të cilëve dhe figura të tjera të PDSH-së, u organizuan FRPD Talks – Flasim Hapur. Javë të lodhshme, por mjaft produktive, - shkruante znj. Kokalari–Angelakis në një postim, të cilin e shoqëronte me një foto mjaft të afërt me z. Këlliçi. Dhe siç ju kemi dëshmuar më lart, znj. Kokalari–Angelakis, si një konservatore e realizuar përmes “4chan” dhe “Facebook”, nuk do të na zhgënjejë edhe këtë herë.
Pas zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë, konservatorja Kokalari–Angelakis, e konsideroi këtë të fundit të shantazhueshëm dhe hipokrit dhe më vonë e akuzoi se ka fuqizuar vetëm klanin e tij në Forumin Rinor dhe Partinë Demokratike. Sikur të mos mjaftonin halucinacionet e mësipërme, më pas bën një listë, ku në njërin krah janë të shënuara vitet dhe në krahun tjetër, dështimet e parafytyruara të Belind Këlliçit duke deformuar realitetin.
Si një i ri i angazhuar në Forumin Rinor të Partisë Demokratike qysh në moshën 18-vjeçare, më duhet t’i kujtoj znj. Kokalari se para zgjedhjes së z. Belind Këlliçi në cilësinë e Kryetarit, Forumi Rinor ishte thuajse inekzistent. Znj. Kokalari–Angelakis edhe lexuesve u sjell në vëmendje se kjo është një histori personale, të cilën e kam dëshmuar personalisht si një i ri i djathtë që ka pasur ngaherë dëshirën për t’u angazhuar, por nuk ka pasur se ku të angazhohej. Pas zgjedhjes së z. Këlliçi, Forumi Rinor ka filluar të vitalizohet, madje gjatë mandatit të tij si Kryetar, FRPD mundi që të siguronte një kuotë përfaqësimi në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Nëse znj. Kokalari–Angelakis shprehet se në zgjedhjet parlamentare, të rinjtë e FRPD-së kanë pasur vetëm 5 për qind të listës së kandidatëve, më lejoni të vë në dijeni këtë të fundit se sipas nenit 58 të Statutit kjo është kuota e përfaqësimit të Forumit Rinor.
Fakti që z. Këlliçi është i vetmi i zgjedhur deputet nga radhët e forumit nuk është tregues i shitjes së tij te z. Basha.
Së pari, meqenëse dijenia e znj. Kokalari–Angelakis në Shqipëri është e limituar në një periudhë të caktuar kohore, më lejoni të kujtoj se z. Këlliçi ka qenë ndër kritikët e z. Basha, edhe atëherë kur askush tjetër nuk kundërshtonte.
Dhe së dyti, arsyeja e vetme përse z. Këlliçi është deputeti i vetëm që ka arritur të fitojë nga radhët e kandidatëve të Forumit Rinor është sepse z. Këlliçi ka marrë 11601 vota në Qarkun Tiranë, duke qenë kandidat në një prej zonave më të vështira elektorale për shkak të prezencës së organizuar të votave të së majtës.
Pra, puna e z. Këlliçi si kandidat për deputet, por edhe si Kryetar i Forumit Rinor ka qenë një punë e vërtetë, intensive. Vetëm përmes kësaj pune që për të qenë i sinqertë meriton të lavdërohet, z. Këlliçi ka mundur të jetë një ndër tre kandidatët për deputet më të votuar në radhët e Partisë Demokratike. Si i ri, gjykoj se cilido kandidat tjetër për deputet që do të dëshironte të fitonte duhet të kishte pasur një angazhim intensiv para se të ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet, pasi të qenit i ri nuk është një kriter që të bën automatikisht fitues.
Mbetem i mendimit se edhe ju znj. Kokalari–Angelakis ndani të njëjtin mendim me mua. Për këtë nuk jam duke spekuluar, por i referohem një deklarate që kjo e fundit ka bërë më datë 5 prill, e cila e kontekstualizuar në rastin konkret do të ishte si vijon “edhe unë jam dakord që ka ardhur koha për deputetë të rinj, por ta limitosh zgjedhjen në bazë të moshës në një periudhë që Shqipëria ka nevojë për një figurë frymëzuese, mund të jetë një gabim që nuk i falet askujt”. Edhe ne si znj. Kokalari-Angelakis, urojmë që fokusi të jetë karakteri dhe aftësia e kandidatit që të bashkojë shqiptarët dhe jo fakti i të qenit i ri, ndryshe dhe vlerë s'do të kishte më nëse deputetët do të zgjidheshin mbi kritere kaq mediokër.
Në vend të mbylljes, duke besuar fort se individualiteti ynë nuk duhet të na pengojë në mbështetjen e njëri-tjetrit, i uroj znj. Kokalari-Angelakis suksese në Akademinë Konservatore, veçse i lutem publikisht që para se të fillojë me Akademinë, t’u kushtohet leximeve të mendimtarëve konservatorë. Kështu, znj. Kokalari-Angelakis do të ishte më shumë konsistente në qëndrimet e saj publike, por edhe studentët do të mund të përfitonin diçka nga konservatorizmi i vërtetë përtej “4chan”-it.
Në folklorin tonë, koha është flori e ndaj duhet shfrytëzuar si e tillë. Prandaj me qëllim që znj. Kokalari-Angelakis ta shfrytëzojë këtë kohë në mënyrën më të mirë të mundshme, po i këshilloj për lexim David Hume, Edmund Burke, Joseph de Maistre, James Madison, Arnold Gehlen, Roger Scruton etj. Fundja, në publik dhe në syrin e njohësve të konservatorizmit dhe teorisë politike do të ngjasonte serioze dhe e vërtetë, ndërsa konservatorizmi i saj nuk do t’i përngjasonte më ciklit hënor.
Shënim: Malbor Duka, është Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe Drejtues i Universiteteve të Tiranës. /CNA.al
Video 1 Luani i Kopshtit Zoologjik sulmohet nga qytet...
Të dashur miq, Çmimet me bord janë jo vetëm një vjedh...
Zgjimi Europian është shkrimi i radhës i ish-ministrit për...
Fati i cili nuk ndihmon guximtarët, por zyrtaret e des...
Presidenti u zgjodh dje vetëm me votat e Ramës siç paz...
Sali Berisha në harkun e një viti përjetoi rënien më t...
Rastet më të bujshme në botë ku gjeneralët bëhen presi...
Teksa kthehem nëpër vite, që nga fëmijëria e hershme, nuk ...
Debati i kotë në Kuvend për vendodhjen e Presidentit f...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka t...
Thuhet që Manastiri i Shën Katerinës, është një nga më...
Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas j...
Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të pë...
Përse? Një fjalë sa një fjali, një tingull sa një melo...
Ajo që vura re mbrëmë në studiot televizive, ishte se ...
1. Kur UNICEF ngarkoi Hansin për të hetuar një kompan...
Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë pra dikush q...
Për sa u fol deri tani dhe mënyra se si ua ofroi Presi...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, me shum...
Zgjidhet në krye të Ulqinit, komuna më e madhe shqipta...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...