
Rastet më të bujshme në botë ku gjeneralët bëhen presidentë
Rastet më të bujshme në botë ku gjeneralët bëhen presi...
Sali Berisha në harkun e një viti përjetoi rënien më të thellë dhe ringritjen më të pabesueshme politike. Goditja e Departamentit të Shtetit me motivacionin “thellësisht i korruptuar dhe minues i demokracisë”, do të truste edhe kokëkrisurin më të pushtetshëm të çdo vendi vasal. Lëre pastaj një burrë të moshës së tretë që kishte dorëzuar çelësat e pushtetit 8 vite të shkuara dhe dukej larg çdo tundimi pushteti.
Goditja e DASH-it ndaj Berishës ishte kulmimi i ligjërimit amerikan që përmendte prej vitesh goditjen e “peshkut të madh” si suksesin e Reformës në Drejtësi. Peshku dukej vërtetë i madh dhe mesazhi që po i jepej SPAK-ut (Prokurorisë speciale) ishte ogurzi për Berishën.
Edhe momenti i zgjedhur dukej sikur ishte i duhuri. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare sapo ishin mbyllur dhe dëmi që do i bëhej Opozitës dukej të ishte minimal. Në ndihmë të kësaj logjike vinte edhe fakti që Berisha doli të kishte pak vota preferenciale në Qarkun e Tiranës.
Vendimi i DASH-it i shkonte përshtat deri diku edhe Kryetarit të atëhershëm të PD-së, Lulzim Bashës, që edhe pas 8 vitesh në krye të PD-së nuk dilte dot nga hija e Berishës. Me një shpejtësi të pashpjegueshme Basha shpalli zgjedhjet për Kryetarin e Partisë dhe, me një qëndrim ambig, mjegullues, të paqartë, ai u vu përkrah Berishës “deri në zbardhjen e provave nga DASH”. Ky qëndrim e shpërbleu me rizgjedhjen Kryetar të PD-së. Duket se Berisha akoma nuk kishte alternativë më të mirë brenda PD-së sesa Bashën. Megjithëse antenat ishin ngritur.
Kishte vetëm një gabim në kalkulim. Viktima e përzgjedhur nuk ishte e duhura. Për të shpjeguar këtë do më duhet të referohem një përvoje personale në Kosovën e viteve 2004-2005.
**
Në vjeshtën e vitit 2004 shkova për punë në Kosovë. Aso kohe puna më lidhi me shumë bashkëpunëtorë interesantë mes të cilëve edhe një djalë i ri, në të njëzetat, që tregonte afërsi ndaj meje dhe miqve të mi nga Shqipëria të cilët punonin në të njëjtin projekt me të. Miri quhej djali por aq shpesh e përdorte nofkën “dajë” sa, të gjithë e thërrisnim “dajë”.
Ato kohë u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës. Ishin zgjedhjet e para të vërteta pas lufte dhe rezultati i tyre pritej me mjaft interes. Pritej një fitore e Hashim Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij si shpërblim për luftën dhe lirinë që fitoi Kosova. Euforia ishte e madhe mes ish-luftëtarëve. Por ndodhi e kundërta. LDK e Rugovës mori rreth 45% të votave të shqiptarëve!
I ndikuar nga ky rezultat zgjedhor, pak ditë pas zgjedhjeve, po pyesja “dajën” për rezultatin surprizë.
Më tha që shqiptarët nuk e ndërrojnë Rugovën me asnjë. E pyeta: “E duan Rugovën apo LDK-në”? Mu përgjigj “Rugovën dajë, ai është LDK-ja”. Unë vazhdova: “Po kur të mos jetë Rugova”? Mu përgjigj pa asnjë hezitim: “Në Kosovë ka një fjalë “u nda nusja u prish miqësia””!
Miku im po më thoshte me fjalë të tjera që populli i Kosovës e ka martuar LDK-në me “nusen” Rugova. Marrëdhënia me LDK-në do të jetë e mirë për sa kohë ajo të respektojë Rugovën. Përndryshe, nëse LDK ndahet nga Rugova, populli zgjedh “nusen” jo “dhëndrin” plangprishës!
Kjo ngjarje për mua do të ishte një mësim i madh. Në sistemin tonë parademokratik prijësi ka më rëndësi sesa idetë apo grupi. Ligjërimi demokratik mund të jetë shumë interesant për t’u dëgjuar por, kur vjen fjala për të zgjedhur, shumica e njerëzve ndikohen nga emocionet jo nga arsyeja.
Mu kujtua Dhjetori i vitit ’90. Në tribunë dilnin studentë, intelektualë, pedagogë. Shumë prej tyre kishin një ligjërim mjaft të pëlqyeshëm, përmbajtësor që i shkonte drejt e në thelb problemit. Imami apo Meksi ishin ndër ta (për të përmendur ndonjë). Por turma e studentëve apo banorëve të Tiranës ekzaltohej veçanërisht kur dilte Sali Berisha. Nuk kishte rëndësi se çfarë thoshte. Kishte një spikamë lidershipi përtej fjalëve të tij. Karizma, intonacioni, emfaza e mundnin përmbajtjen. Zëri, gjestet, figurat e tij komunikonte përtej fjalëve. Ai mund të mos ketë qenë fitues me vota nëpër strukturat të vogla drejtuese që ndikoheshin nga klanet por do të ishte më i votuari në çdo votim të gjerë. Ai ishte një makinë elektorale e destinuar për të udhëhequr atë Parti. Receptorët elektoralë komunikojnë me një gjuhë që shkon përtej logjikës.
Po jap një shembull. Një ditë Berisha than ë Parlament “Jam Sali Berisha unë o budallenj”. Kjo është një fjali pa kuptim nëse e analizojmë nga pikëpamja logjike. Madje ka nuance qesharake. Mirëpo, e thënë nga Berisha, ajo u kthye emblematike. Ndjekësit e tij u mallëngjyen, e bënë share, rrëqetheshin duke e dëgjuar…
Tani le të supozojmë të kundërtën. Të supozojmë se një frazë të tillë do e thoshte një nga njerëzit më të artikuluar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli. E imagjinoni dot efektin? Sikur të thoshte: “Jam Fatbardh Kadilli unë o budallenj”! Në Kuvend së pari do shpërthente gazi. Lëre pastaj në rrejtet sociale. Do ta bënin gazin e botës.
Nga ana tjetër, Kadilli ka një ligjërim demokratik ku e ku më të përzgjedhur, më të rrjedhshëm e më modern sesa Berisha. Atë edhe kundërshtarët e dëgjojnë me vëmendje e, madje edhe e duartrokasin. Ai do të korrigjojë mendësinë “Kryetari më i madh se Partia”. Këtu e humb davanë. Në mendjen e tyre, elektorati thotë “Shumë mirë Kadill, bravo vëlla, por ne kemi Berishën. Ai na e çon zemrën peshë”!
Pra, për të fituar zemrat e njerëzve nuk mjafton të thuash atë që duhet por, së pari, të kesh publikun që do të dëgjojë. Dhe Kadilli i drejtohet publikut të gabuar me tezën e drejtë. Me shpresën se do të hajë pykë.
Sali Berisha 77 vjeç vërtetoi se kishte mbetur “nusja” e elektoratit për të cilin ata e prishën krushqinë me çdo alternativë të djathtë. Partia Demokratike u vërtetua se janë apostujt e Berishës në 70% të saj, në ditët më të keqe të tij.
**
Zgjedhjet e fundit në PD vërtetuan se Berisha është i tejkaluar nga koha. Ndër kandidaturat e propozuara prej tij shquanin njerëz të pushtetit të shkuar, të ndëshkuarit me votën e 2013-ës. Ai ndjehet mirë pikërisht mes tyre, i rrethuar nga besnikë dhe sa më larg rrezikut të tradhtisë. Zgjedhja e Flamur Nokës si numri dy i Partisë është treguesi më domethënës i këtij koncepti. Berisha fitoi betejën më të madhe peronale por e ka të pamundur të fitojë ndonjë betejë tjetër jashtë saj. Ai është në një sulm permanent nga aleatët më të rëndësishëm startegjikë të Shqipërisë. Takimet e Pompeit me grupin e Alibeajt, fjalët mënjanuese të deputetëve gjermanë e deri te sulmet personale të ish miqve amerikanë si ish ambasadori Rajerson, tregojnë që izolimi ndërkombëtar do të jetë total. Nga ana tjetër, një pjesë e elektoratit opozitar do të mbetet jashtë ndikimit berishist. Nën alibinë e qenies së “non gratas” si Kryetar dhe aleancës strategjike me amerikanët ata do të përçajnë një pjesë sado të vogël të elektoratit opozitar. Nëse më 06 Mars ishin 13% nuk shoh arsye të fortë pse këta njerëz befas, nga pro amerikanë, bashistë, të kthehen në berishistë. Debatet publike, sharjet dhe ndasitë brenda opozitarëve tregojnë që ekziston një thyerje që vështirë që do të kapërcehet me Berishën në krye.
Nga ana tjetër beteja të forta janë përballë. Reformat territorial dhe ajo zgjedhore janë në prag.
Maxhoranca ka dhënë prova (me siguri me dakortësinë e ndërkombëtarëve) për të bllokuar çdo nismë që vjen nga opozita e Berishës.
Në këtë kontekst rrugët janë të bllokuara dhe vetëm një çelës mund t’i hapë. Është vetëm largimi i Berishës. Tani që zgjedhjet e strukturave drejtuese përfunduan, Berisha mund ta quajë të ripërfunduar misionin e tij. Partia që tentoi ta largonte nga Grupi Parlamentar, si njollë turpi, përfundoi të ishte në këmbët e tij. Dinjiteti i tij personal mund të quhet i vënë në vend. Pasardhësi i tij do ta kishte vëth në vesh çdo të thotë të hedhësh poshtë Berishën.
Berisha duhet të tërhiqet të paktën formalisht, për të mos krijuar hendekun me aleatët dhe për të rrëzuar alibinë e krijimit të një Partie tjetër. Çdo ditë që vonon këtë vendim marrje shton koston për Partinë e tij dhe opozitës.
Rastet më të bujshme në botë ku gjeneralët bëhen presi...
Teksa kthehem nëpër vite, që nga fëmijëria e hershme, nuk ...
Debati i kotë në Kuvend për vendodhjen e Presidentit f...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka t...
Thuhet që Manastiri i Shën Katerinës, është një nga më...
Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas j...
Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të pë...
Përse? Një fjalë sa një fjali, një tingull sa një melo...
Ajo që vura re mbrëmë në studiot televizive, ishte se ...
1. Kur UNICEF ngarkoi Hansin për të hetuar një kompan...
Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë pra dikush q...
Për sa u fol deri tani dhe mënyra se si ua ofroi Presi...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, me shum...
Zgjidhet në krye të Ulqinit, komuna më e madhe shqipta...
Është e thjeshtë të thuash ky apo ai nuk bën, ky i ri ...
Me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë n...
Te “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar” të gjithë e...
Kam disa ditë që lexoj se një personazh i çuditshëm me...
Kam lexuar shumë reagime sot për një gjyq që kishte “m...
Homoseksualiteti është një devijacion nga seksualiteti...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...