Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Homoseksualiteti është një devijacion nga seksualiteti natyral hetereseksual burrë-grua, në një marrëdhënie e të njëjtit seks, sidoemos mes burrave.
Kjo marrëdhënie perverse është kryer fatkeqësisht që nga lashtësia në inividë dhe popuj të ndryshëm, të cilët të tunduar dhe të rrëzuar nga kjo tërheqje seksuale jashtë natyre e kanë përligjur homoseksualitetin si marëdhënie normale madje edhe të mësuar nga “hyjnitë” pagane, që njerëzit i krijonin si homoseksualë, që t’i imitonin për të qetësuar ndërgjegjen që i qortonte për mendimet, pasionet dhe veprimet e tyre perverse jashtë natyre.
Sipas Biblës, Fjala e Zotit për gjithë njerëzimin, homoseksualiteti është një mëkat i neveritshëm në çdo kohë: “Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen patjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.” (Levitiku 20:13 )
Ky mëkat nuk është i mësuar nga “perënditë” homoseksuale, transgjinore dhe lezbike të Olimpit ashtu si besonin dhe mësonin paganët apo neopaganët e sotëm, por i mësuar nga djalli dhe demonët, sepse: “Gjithë perënditë e kombeve janë demonë“ (Psalmi 96-5), të cilët kërkojnë ta denigrojnë njeriun, të krijuar sipas ikonës së Perëndisë, në gjëra kaq të ulta morale,aq sa edhe kafshët e pallogjikshme nuk i kryejnë ato.

Homoseksualiteti është parë nga Shkrimi i Shenjtë si pasojë e zemërimit të Zotit tek njerëzit,si vula i këtij zemërimit të shenjtë, sepse paganët ,ateistët ,gnostikët,heretikët nuk i dhanë lavdi Krijuesit, por krijesës dhe idhujve të tyre: “Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasione të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës.
Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.” (Romakët 1:26-27)
Nqs një homoseksual nuk pendohet dhe nuk heq dorë nga homoseksualiteti por vdes me këtë mëkat, ai automatikisht përfundon në ferr,ashtu si shkruhet në Bibël: “Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as te zhburrëruarit, as homoseksualët nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë (I Korinthianëve 6:9), por ata do të kenë pjesën e tyre në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë.” (Zbulesa 21:8).
Sot në një shoqëri tepër liberale ku gardhet shekullore morale të krishtera po shkulen dhunshëm, homoseksualiteti me të gjitha perversionet jo vetëm tolerohet, por promovohet si trendi dhe një e drejtë e mbrojtur me ligj, si me të drejtën e reklamimit, tubimit, ekspozimit, paradës dhe çdo aktiviteti homoseksual.

Madje ata që flasin kundër homoseksualitetit sot stigmatizohen si homofob dhe penalizohen sipas ligjeve të reja në shoqërinë e Kohës së Re ( NEW AGE).
Për këtë situatë anormale ku amoralja,e neveritshmja, perversja trumbetohet me pacipëri si normale dhe moderne dhe një kriter i civilizimit tê sotëm , të krishterët orthodhoksë nuk duhet t’i çudisë, sepse është profetizuar nga goja e pagabueshme e Zotit Jisu Krisht, kur tha se fundi i njerëzimit do të jetë si në kohën e Sodomës dhe Gomorrës(Llukai 17:28-30) banorët e të cilët u dënuan në mënyrë shëmbullore me zjarr e squfur gati 2000 vjet prK (Zanafilla 19:27-29).
Homoseksualiteti nuk është vetëm mëkat i neveritshëm, amoral dhe i dënueshëm nga Tërëshenjtëria e Perëndisë, por është edhe një shkak përhapjesh sëmundjesh infektive, që rrezikojnë jo vetëm jetën e homoseksualëve, por edhe të tjerëve që bashkëjetojnë në një komunitet me ata.
E dimë se mëkati, si stërgjyshor (Zanafilla 3: 6-7) edhe personal, është shkaku i sëmundjes, nqs nuk do kishte mëkat nuk do kishte sëmundje, prandaj djalli, mëkati, sëmundja dhe vdekja janë të pandashëm mes tyre. Aty ku mëkati është më i madh edhe sëmundja është më evidente dhe pasojat e saj janë më shprehëse dhe të rrezikshme.
Sëmundjet janë të gjitha pasojat e mëkatit, por jo të gjitha e shfaqin hapur lidhjen me mëkatin, personal, prindëror ,shoqëror, prandaj është vështir ti gjesh shkakun,por ka disa sëmundje që janë shumë të drejpëdrejta në lidhje me mëkatin dhe sidomos me mëkatin e neveritshëm të homoseksualitetit.
Më konkretisht do flasim për dy sëmundje virale me origjinë nga majmuni, por që janë prezente më shumë tek mëkati i homoseksualitetit.
Në fillim të flasim për Sidën ose HIV/AIDS (i quajtur virusi i mungesës së imunitetit të simit ose SIV).

Shumë ekspertë mendojnë se ky virus ishte prezent që në fund të viteve 1800 dhe se infeksioni me HIV tek njerëzit erdhi nga një lloj shimpanzeje në Afrikën Qendrore, ndoshta nga kontakti me gjakun e tyre të infektuar ose nga konsumimi i mishit të tyre. Studiuesit besojnë se transmetimi i pare i HIV tek njerëzit që më pas çoi në pandeminë globale ndodhi në vitin 1920 në Kinshasa, kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Republikën Demokratike të Kongos.
Përhapja e virusit mund të jetë përhapur nga Kinshasa përgjatë rrugëve të infrastrukturës (rrugë, hekurudha dhe lumenj) nëpërmjet emigrantëve dhe tregtisë së seksit të pakontrolluar dhe pastaj gjatë dekadave u përhap në Afrikë në 1960 dhe në SHBA 1970 dhe pastaj në Evropë dhe në të gjithë globin edhe në Shqipëri u përhap pas liberalizimit të shoqërisë pas viteve 1990.
Edhe pse si virus përhapet nëpërmjet gjakut të infektuar, ose mund të përhapet nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes me gji, kryesisht HIV është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST), sidoemos marrëdhënieve seksuale me shumë partnerë dhe sidoemos në marrëdhëniet homoseksuale.
Mes komunitetit “gay” në SHBA, SIDA u zbulua për herë të parë në vitin 1981, dhe që nga ajo kohë, ka marrë rreth 33 milionë jetë njerëzish.
Edhe pse janë bërë shumë kërkime për të gjetur ilaçin,akoma nuk ka kurë për HIV/AIDS, por medikamentet mund të kontrollojnë infeksionin dhe të parandalojnë përparimin e sëmundjes.
Trajtimet antivirale për HIV kanë reduktuar vdekjet nga SIDA në mbarë botën.

Edhe sot ky virus vazhdon të infektojë njerëz dhe t’i viktimizojë jo vetëm fizikisht, por edhe moralisht, sepse përhapja e sëmundjes është seksualisht më e lehtë për tu përhapur dhe vençarisht më e lehtë në marrëdhëniet homoseksuale,prandaj kur dikush infektohet edhe pa ndonjë shkak me abuzimi seksual, përsëri gjëja e parë që pyesin mjekët tek pacienti i infektuar janë si i ka mardhënjet seksuale aq më shumë nqs kryen homoseksualitet.
Seksi anal është një nga mënyrat kryesore të marrjes së HIV-it nga MSM ( meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkuj).
Sipas mjekësisë një nga arsyet kryesore për këtë është vetë struktura e rektumit pjesa fundore e zorrës së trashë. Ndryshe nga vagina, e cila është e veshur me një shtresë të dendur qelizash (të quajtura qeliza epiteliale) që vepron si pengesë, rektumi ka vetëm një kolonë të vetme të këtyre qelizave. Për shkak se indet e rektumit janë të brishtë, ato janë gjithashtu të prirura për t'u thyer, duke lejuar që virusi të rrëshqasë përtej kësaj shtrese të hollë kur kryen marrëdhënie anale pavarësisht gjinisë.
Prandaj seksi anal që bëhet i pambrojtur nga prezervativi, sipas shkenctarëve dhe statistikave është mjeti dhe mënyra më e shpejt gati 18 herë më shumë që virusi të kalojë nga një person i infektuar HIV se sa kur bëhet seksi vaginal edhe kur marrëdhënia është e pambrojtur (pa prezervativ).
Tek homoseksualët përhapet më shpejt, sepse ka më shumë gjasë të kenë më shumë partnerë se sa ata që kryejnë marrëdhënie vetëm me femra.
CDC rekomandon që meshkujt homoseksualë dhe biseksualë seksualisht aktivë të testohen për HIV të paktën një herë në vit.
Përveç HIV kjo kategori që kryen marrëdhënie homoseksuale është përgjegjëse edhe për të tjera sëmundje seksualisht të trasmetueshme, si Sifilizi, Hepatiti B dhe C, Klamidia dhe Gonorrea e rektumit, e penisit, e fytit.
Një tjetër sëmundje që po e vë në alërm OBSH dhe njerëzit sidoemos sot, pasi kaluan një pandemi virale nga covid 19 është edhe “Lija e Majmunit”.

Lija e majmunit është një virus që e ka prejardhjen nga majmunët që ndonjëherë kalon edhe tek njerëzit. I përket së njëjtës familje virusesh si sëmundja e lisë, psh ajo e dhënve. Kjo formë lije ishte e përhapur në Afrikën qëndrore dhe perëndimore. Në vitin 1958 tek majmunët për kërkime laboratorike pati dy valë përhapjeje të një sëmundjeje që i ngjasonte lisë, që atëherë mori emrin lija e majmunit.
Infektimi i parë i një njeriu ndodhi në vitin 1970 tek një djalë në një zonë të largët të Kongos.
Edhe pse kjo lloj lije ishte zhdukur po shfaqet përsëri dhe shikohet si një tjetër lloj pandemie që mund të përhapet mes njerëzve ashtu siç po ndodh mes banorëve në zona gjeografike të ndryshme.
Ajo që bën të ngjashme me HIV është se Lija e Majmunit po gjen terren edhe përhapje më shumë mes homoseksualëve ,duket është i nj?jti parim infektimi si me HIV.
Ky tashmë është një fakt i konstatuar si nga shkenctarët dhe i pranuar nga autoritetet shtetërore.
Konkretisht le të përmëndim disa nga dëshmitë e tyre të thëna publikisht në media.
Dr. David Heymann, ish-drejtor i departamentit të emergjencës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se lija e muajmunëve mund të jetë përhapur përmes veprimeve të rrezikshme seksuale në dy festa masive të zhvilluara kohët e fundit në Evropë. Ai tha se teoria kryesore për të shpjeguar përhapjen e sëmundjes ishte transmetimi përmes marrëdhënieve seksuale midis burrave homoseksualë dhe biseksualë në dy festa muzikore të zhvilluara në Spanjë dhe Belgjikë.
Dr. Jake Dunning studiues i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit, i cili është angazhuar edhe me kurimin e rasteve të shfaqura në Londër, tha: “Mund të jenë thjesht të pafatë që (lija e majmunit) ndodhi fillimisht në këtë komunitet të caktuar. Ata thjesht janë një komunitet dhe duke kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin, e përhapin atë".
Dr. Susan Hopkins, këshilltare kryesore mjekësore për UKHSA, paralajmëroi se lija e majmunëve po përhapet përmes transmetimit në komunitet. “Transmetimi i komunitetit është i përqendruar kryesisht në zonat urbane dhe ne po e shohim kryesisht tek individët që vetë-identifikohen si homoseksualë ose biseksualë, ose burra të tjerë që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra”,-u shpreh ajo.
Ne do t’i rekomandonim kujtdo që ka ndryshime në partnerët e seksit rregullisht ose ka kontakte të ngushta me individë që ata nuk i njohin, të paraqiten nëse shfaqin shenja.”
Zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se: "një pjesë e konsiderueshme" e rasteve në Britani dhe Evropë kanë qenë te të rinjtë pa histori udhëtimi në Afrikë dhe që janë homoseksualë, biseksualë ose kanë marrëdhënie seksuale me burra.
Autoritetet në Portugali dhe Spanjë thanë gjithashtu: “se rastet e tyre ishin te meshkujt që kryesisht kryenin marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë dhe infeksionet e të cilëve u kapën kur kërkuan ndihmë në klinikat e shëndetit seksual”.

Zyrtari i lartë shëndetësor i Madridit tha të hënën se kryeqyteti spanjoll ka regjistruar 30 raste të konfirmuara deri më tani. Enrique Ruiz Escudero tha se autoritetet po hetojnë lidhjet e mundshme midis një ngjarjeje të fundit të Gay Pride në Ishujt Kanarie, e cila tërhoqi rreth 80,000 njerëz, dhe rasteve në një sauna në Madrid.
Një raport i qeverisë gjermane për ligjvënësit, i siguruar nga Associated Press, thotë se pritet shtimi i rasteve dhe se rreziku i infektimit me linë e majmunit duket se vjen kryesisht nga marrëdhëniet seksuale mes burrave.
Katër rastet e konfirmuara në Gjermani kanë lidhje me ekspozimin në “koncerte festive, përfshirë Ishujt Kanarie dhe në Berlin, ku ka patur aktivitet seksual”, thuhet në raport.
Pra, autoritetet në vende si Britania, Spanja, Gjermania dhe Portugalia thonë se rastet që njihen më shumë në Evropë kanë qenë në radhët e burrave që kanë kryer marrëdhënie seksuale me burra, në party gej, që janë organizuar në ditë festive të këtyre grupimeve, duke mos përjashtuar sipas ekspertëve që theksojnë se ka edhe rrugë të tjera si kontakti me kafshët e sëmura apo me personin e infektuar, nga rrugët e frymarjes, rrobat e tij apo edhe çarçafët.
Ministria ruse e Mbrojtjes është e vetëdijshme se deri më tani, “98% e rasteve janë homoseksualë mbi 20 vjeç,” tha Kirillov.
Nga të gjitha këto fakte bëhet e qartë se marrëdhëniet homoseksuale, jo vetëm janë perverse jashtë natyralitetit, por janë edhe të dëmshme për shëndetin psikologjik dhe fizik si të atyre që i kryen dhe të komunitetit.
Sipas teologjisë së krishterë asnjëherë mëkati dhe pasojat e tij psikologjike dhe fizike nuk janë vetëm personale, por ato, si rrathë që përhapen, ndikojnë kantaminojnë dhe të tjerët dhe gjithë shoqërinë, që është përgjegjëse për reagimin social të saj , reistencën dhe kundërshtimin e mëkatit, aq më tepër kur bëhen fjalë për perversione (jashtënatyrore).
Njerëzimi është si një organizëm gjigand i gjallë, ku pasojat e një individi apo grupi ndikojnë tek të gjithë njerëzit, por jo vëtëm tek njeriu edhe tek natyra në tokë por tek i gjithë universi, prandaj nuk mund të themi kaq lehtë: “secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë është puna e tyre”.

Vërtet njeriu është i lirë, por mendimet, fjalët dhe veprimet e tij ndikojnë kudo, si një pjesë inegrale e shoqërisë.
Jo vetëm e mira e tjetrit, por sidomos e keqja që bëhet më lehtë dhe përhapet më shpejtë do të bëhet shpejt edhe problemi yn, drejtpërdrejt apo indirekt dhe patjetër do ndikoj në moralin,jetën dhe shëndetin tonë.
Kështu po shikojmë se mënyra e orientimit seksual jashtë natyror të homoseksualëve po krijon probleme psikologjike dhe somatike jo vetëm tek ata vetë si komunitet GEI , por edhe tek të tjerët, ashtu siç është faktuar shkencërisht se ata po janë përgjegjësit më të mëdhenj të përhapjes së sëmundjeve infektive si SIDA dhe tani "Lija e majmunit".
Nuk themi që këta njerëz t’i mallkojmë, stigmatizojmë apo t’i ekzekutojmë si faktor risku për këto sëmundje epidemike, jo, por t’i ndërgjegjësojmë ata dhe veten si shoqëri, se ajo që ata bëjnë privatisht dhe aq më shumë kërkojnë ta ligjërojnë dhe promovojnë lirshëm dhe publikisht janë shkak pasojë negative për të gjithë dhe të gjithë duhet të përpiqemi si ta ndreqim këtë devijacion natyror.
Në Bibël thuhet: "Mësoni të vërtetën dhe e vërteta do tju bëj të lirë"(Joani 8-32)
Krishtërimi orthodhoks nuk e trajton homoseksualitetin si një sëmundje mendore, as të trashëgueshme gjenetiksht, por si një mëkat dhe pasion ashtu si është mëkati i vrasjes, vjedhjes, gënjeshtrës,kurvërisë, etj që janë robëri tek djalli, një lloj demonizimi,ashtu si na i mësoj apistulli Joan:
"Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi; prandaj është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit" (1 Joani 3 -8 )
Me Zotin Jisu Krisht që na e mëson edhe trasmeton Kisha Orthodhokse nëpërmjetUngjillit dhe Mistereve të Shenjta, ndjesa e mëkateve, shërimi i trupit, shkatërrimi i djallit dhe ngjallja e të vdekurve, janë një dhe i njëjti akt shpëtimi për të gjithë njerëzit.
Edhe mëkati homoseksualitetit mund të falet dhe pasojat psikologjike dhe fizike prej tij mund të shërohen në Krishtin,me besim,Pagëzim,Pendim Rrëfim, prandaj edhe apostull Pavli thotë tek Korintasit: “Të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jisu me anë të Frymës së Perëndisë sonë” (I Korinthianëve 6:9-11).
Edhe pse bota ndryshon në përqasjet e saja edhe mbi seksualitetin dhe homoseksualitetin, Kisha Orthodhokse si "shtylla e të vërtetës" (1Timotheu 3 - 15) nuk ndryshon, ajo mbështet fortë në Biblën e Shenjtë që është kundër shpërdorimit të seksualitetit në çfarë do formë mëkatare aq më shumë për atë të homoseksualitetit.
Bibla që nga fillimi deri në fund e dënon si të neveritshëm dhe të denjë për ferrin,por Kisha Apostolike mbështete edhe tek Etërit Hyjmajtës të cilë po ashtu e deskrititojnë dhe e dënojnë këtë mëkat pervers.
Ati i madh i Kishës Shën Joan Gojarti shekulli i IV thotë në lidhje me këtë pasion pervers thotë: “Të gjitha pasionet janë të pandershme, por mbi të gjitha të pandershmet, më i pandershëm është homoseksualiteti. Dhe vazhdon: "Çfarëdo mëkati që të përmendni, nuk është i barabartë me këtë paligjshmëri, që përmbys jo vetëm ligjet e vendosura njerëzore, por edhe ligjet e natyrës".
Diku tjetër ai e quan homoseksualitetin “kryetar të fatkeqësive”.
Kurse Shën Vasili i Madh në Kanonin e tij të shtatë i numëron homoseksualët me vrasësit, helmuesit, kurorëshkelësit dhe paganët.
Nqs shoqëria me anën fesë në Zotin e vërtet, moralit dhe ligjit human nuk kërkon t’i minimizojë ose t’i kontrollojë këto perversione ashtu siç bëri krishtërimi i hershëm kundër paganizmit pervers, por do t’i ligjërojë dhe promovojë për të përligjur epshet, interesat ose me indiferencën e tyre, atëherë gradualisht ne do pushojmë së qëni një shoqëri me persona njerëzore me shpirt të arsyshëm dhe moral të krijuar sipas "ikonës së Perëndis" (Zanafilla 1 -26) dhe do të kthehemi në individë vetëm me instik seksual, vetëm mish pa frymë, më keq se kafsha, aq sa shpejt do shkatërrojmë njëri-tjetrin dhe qytetërimin tonë, sepse natyra do të na kthehet kundër së bashku me sëmundje dhe fatkeqësi si qortim paraprak, por mbi të gjtha do na kthehet kundër vetë Zoti që na ka paralajmëruar: “Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin; por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë.(Luka 17 -28)
Duket se kjo ditë apokaliptike po afrohet./CNA.al
Brain Drain ose “largimi i trurit” është termi në gjuh...
Akoma më shumë kur këto qëndrime përsëriten nëpërmjet ...
Mbledhja e Partive Popullore në Rotërdam po përcillet ...
Një burrë 34 vjeç me shumë halle humbi jetën pasi ra nga p...
Për Gledis Nanon I nderuar drejtues madhor Mik Shok...
Simon Mirakaj feston në 1 qershor 78-vjetorin e tij! 4...
1-Mund të rreshtosh 3 arritje të qeverisë për këto 9 v...
Sonte në mbrëmje thuajse në të gjitha TV-të do të flit...
Mes dyshimeve, pikëpyetjeve dhe dilemave në jam opozi...
Pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga Ministri i Ja...
Në një intervistë në radion "Skyp" në Athinë ministri ...
E keni parasysh Marigonë, para se të pinte helmin e ve...
Donika Mici! Model i vajzës seksi, që u bë një nga biz...
Sarandjotët nuk duan dhe nuk besojnë më te kauzat. Nga at...
Ukraina është shumë milje larg, por si anëtare të Kësh...
Ka mot-mot që bëj një detyrë fisnike. Çdo sabah marr n...
Gjithmonë do të thuhen fjalë të mira për atë që ikën, ...
Blendi. Beqar i lashtë. Më thotë: -U bëra 33. Si Xhux...
Unë e kam presidentin tim pavarësisht se kë do të zgje...
PSE LUFTON AMERIKA ME RUSINË Bota është përgatitur pr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...