LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jo tre, por trembëdhjetë raunde, Presidenti është i Ramës!

29 Maj 2022, 22:19, Opinione Ilir Levonja
Jo tre, por trembëdhjetë raunde, Presidenti është i
Edi Rama

Në një intervistë në radion "Skyp" në Athinë ministri i jashtëm i Greqisë deklaron midis të tjerave se, ''Edi Rama ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

Kjo nuk është bërë ende pasi Presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. Në dy-tre muajt e ardhshëm President do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri, pas kësaj e gjitha është e realizueshme”. 

E gjeni nga dje në faqet e medias shqiptare, kësisoj është naive të besosh se Shqipëria do të ketë një President konsensual në epokën Edi Rama. Do të jetë një President kukull që aktin e parë ligjor që do të nënshkruajë, do të jetë pikërisht autorizimi i kryeministrit për të çuar në Hagë çështjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Jo tri raunde, por edhe trembëdhjetë të keni nuk ua jep Presidentin Edi Rama. Presidenti i radhës do të jetë një model i përkryer partiak dhe aspak një përfaqësues i unitetit kombëtar si edhe e kërkon Kushtetuta e vendit. Kjo për të vetmen arsye, ka dështuar mënyra parlamentare e të zgjedhurit të tij.

Derisa shqiptarët ta kuptojnë se posti i Presidentit duhet të ekzistojë si një balancues pushteti dhe jo si një post onorifik i ofruar nga fituesi i zgjedhjeve të radhës, duket se do të marrë kohë. Opozita meite e Lulzim Bashës e ofroi në axhendën e saj votimin ndryshe të Presidentit, pra të ishin qytetarët ata dhe jo fituesi i zgjedhjeve të radhës. Ofroi edhe votën e emigrantëve, gjë që do të bënte të mundur një përfaqësim sa më të gjerë të vullnetit të qytetarit shqiptar. Por kur them meite, kam parasysh faktin që nuk arriti as t'i mbrojë këto ide, por i braktisi ato.

A do ta ofrojë Sali Berisha këtë apo jo? Mbetet për t'u parë. Mirë do të bënte të ofronte pasi për primare nuk kanë nevojë vetëm partitë politike, por edhe vendi. Tashmë për ne koha ka vërtetuar se Shqipëria duhet të gjejë mënyrën që Presidenti të mos jetë i asnjërës palë politike, por i qytetarëve. Në këtë aspekt, kur Greqia pret të ikë Meta, në mënyrë të atillë që çështja e kufijve të shkojë në Gjykatën e Hagës, konflikti politik a grindjet Rama-Meta tregojnë se shqiptarët duhet t'i jenë mirënjohës bash këtij të dytit. Nga ana tjetër falë këtij konflikti kaq vjeçar tashmë doli në pah një mangësi e madhe shqiptare në fushën e politikës. Rënia përtokë e vullnetit të qytetarëve.

Qytetarët shqiptarë pavarsisht ngjyrave politike kanë mospjekje me votimin në Kuvend. Shqiptarëve u duhet domosdoshmërisht një ligj special që kur vjen puna për çështjen kombëtare, ato të nënshkruhen nga një konsensus i gjerë dhe kombëtar. Më votime ku pjesëmarrja është 30% e shoqërisë dhe me zgjedhje gjithmonë të kontestueshme, çështjet kombëtare duhet të ushtrohen përmes një konsensusi të gjerë dhe jo me veto qeveritare. Madje, me një përfshirje deri të Prishtinës, Shkupit dhe Podgoricës. Në fund të fundit janë fatet e Shqipërisë dhe jo të karrierës së njërit apo tjetrit politikan. Eshtë ndryshe të bësh një ligj për tatimin mbi fitimin dhe ndryshe për kufijtë e Shqipërisë. Por Edi Rama nuk e ka as kulturën dhe as vullnetin të gjykojë kësisoj. Pyetja është, po shqiptarët?

21:51 Opinione Mitro Çela

Çupa me zhapone

Donika Mici! Model i vajzës seksi, që u bë një nga biz...

22:02 Opinione Agron Gjekmarkaj

Po vjen Presidenti!

Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndr...

Lajmet e fundit nga