E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Po vjen Presidenti! Kjo pranverë hyri e po del me ëndrra shumë. Më e spikatura prej tyre është ajo për tu bërë President!
Ai që e kandisi më shumë se kushdo këtë mekanizem kombëtar qe Kryeministri. E nisi me fanfarë e zyrna të madhe, duke u "keshilluar" me popullin. Një komision ngriti për këtë punë të përbërë nga Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. U munduan ata të gjorët! Bukë,qepë e gjizë moren me vete dhe i ranë Shqiperisë kryq e tërthor duke takuar punëtorë, fshatarë,bujq,blegtorë,veteranë,burra,gra të rinj e të reja!
Secilit prej tyre i lanë një kartëvizitë dhe numelër telefoni ku ata të llafoseshin kë,qysh e si e donin Presidentin?!
Mori dhenë kjo punë, bir o bir. Një ditë komisioni me kuaj e me mushq si dhe tre gomerë që mbërriten nga Salaria pak më vonë, ngarkuar me emra ja behu tek derë e Kryeministrisë.Doli në dritare vetë ai kureshtar nga zërat e trazovaçeve lidhur nën pisha.Kur ç'të shihte?Pëllit njëri e pëllit tjetri- u bë zeher. Mallkoi me vete, ju hëngërt mortja ju e ata që ju sollën këtu.
E paskan marrë seriozisht mendoi me vete-nuk me paskan njohur, po këtyre do jua lija unë ta zgjidhnin, medet, medet.
Që të mos fyheshin u tha ti çonin dhjetë identikitet e para siper! Damo,Tao dhe Elisa i vunë në tabaka e sa hap e mbyll sytë u ngjitën. Ai menjeherë filloi, "ky e ka hunden e madhe, ketij i mban goja erë, ky tjetri s'ka dhëmbë, ajo është e shendoshë, atij i mbahet goja, ky është katundar,ky është teveqel,tjetri kopuk", dhe letrat hodhi në mes të sallës.
Një ditë votoi edhe grupi parlamentar!
Nuk u ndie mirë që ata nuk ja lexuan shijet e midesë, përmes votimit. Shakaja kishte dalë nga shishja.Shkrofetinte -"ja ç'të bëjnë po tu lësh gjë në doreë zuzarve"! Kur deti u bë kos doli e gjëmoi nga foltorja e Kuvendit ! Sikter u tha bëra gallatë, asnjë nga grupi ynë parlamentar nuk do jetë vartësi im i ri.Ju e dini, qyfyret i kam zanat nënteksti.
Varen ndoca turinjët po ndejën sus. Në fund nga treshja e komisionit doli vetem një produkt! Gjiknuri filloi të fliste si Taulanti duke e lidhur çdo fjali tek nocioni "natyrshëm"! Tao ishte bërë mësues gjuhe për Damon. Kryeministri pasi u hargalis me të vetet tha, jam që jam, nge kam të argëtohem pak edhe me opoziten.
E duam Opoziten në proçes, jemi të gatshëm të shqyrtojmë kantidaturat e saj,lëshoi kumtin. Këndej u bë deti kos.Mirazhe me President shfaqesh aty-këtu.
Çdo deputet fap nga xhepi qiti dy president bojallinj e të sertë,një nga Tirana një tjeter nga zona për të qënë brënda!
Nja 16 kandidatë për kandidatë që nuk u doli emri me morën mua vetë ku me kërkonin mbështetje dhe me shpjegonin sa mirë do të bëhej për vatanë nëse ata do të zgjidheshin. Ndonjë edhe me qortoi pse nuk shfaqa entuziasëm dhe nuk ju drejtova aty për aty me "zoti President" ! Filluan me kriteret ! Nga të gjitha gërxhet e atdheut vinin kritere. E duam hollak, të gjatë e deli me syrin rrush të zi!
Një mesoburrë që rrezon mur e ndërton urë! Ushtarak diplomat , antikomunist sovranist, sportist"!
Dikujt i kujtohej një kushëri,tjetrit një komshi, ca përtej eprori, prokurori!
Një listë e madhe u bë dhe mbeti në ajër. Ndërsa Kryeministri përsëriste! lNa i sillni, dukuni,ti shohim po nuk na pëlqyen i bëjmë hasha pa teklif dhe në raundin e katërt qesim një zylyf.
Opozita me mirë vonë se kurrë doli nga komedia dhe u kthye në spektator.Mund të bëhej një provë ku e gjithë opozita të bashkohej rreth një emri edhe pse mund të mos merrej parasysh.Kjo lypte vullnet, përpjekje dhe lodhje, ndaj u la se tani edhe vapa ka mbërritur e kësisoj shpirti lyp paqë e trupi don gjumë.
Tani po presim Presidentin që duam pas policisë që duam, pas arsimit që duam, pas çdo gjëje qe duam e na u dha në këto vite të "Rilindjes"! Presidenti po vjen, ai do të ketë fytyrën e këtij 9 vjeçari!Më i miri dhe më i bukuri i krejtve!
Gjasat janë të ngjajë me fluturat në muret e zyrës Kryeministrore i bërë taze nga e njëjta dorë artisti.
Ne na duhet një President që të kuptojë, pranojë dhe promovojë gjenialitetin e Kryeministrit ose një deshmitare e këtij realiteti!
Pse jo, ndonjë që ka qëne në Paris kur qyteti zalisej e joshej pa fund nga çapkënlliqet e djaloshit që më vonë moti mori në dorë fatet e Shqipërisë!
Një parti e mirëfilltë demokratike, trashëgimtare e dr...
Besoj e dini se prej dy ditësh lajmi, apo videoja më e...
Numrat janë të krijuar nga njeriu që nga lashtësia për...
Një nga gjërat që bëri Princ Vidi menjëherë pas arritjes n...
Futbolli është një nga disiplinat sportive më të reja duke...
Policia shqiptare paralajmëron tifozët holandezë dhe i...
Për t’i dhënë rëndësinë që meriton ndeshja mes skuadrave R...
Nga Mentor Kikia Këto foto janë të dy hoteleve, një në Antal...
Këlliçi: “Ç’vlera trashëgojnë te fëmijët këta soj krim...
Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 m...
Unë nuk e kam të drejtën e votës te PD-ja sot, por po ta k...
Nuk është ndonjë zbulim që Shqipëria sot është kthyer në një...
Integrimi asociuar me BE-ne, ideja e Presidentit Francez ësh...
Para dy ditëve u duk sikur mazhoranca dhe opozita ranë dakor...
Procesi politik per zgjedhjen e Presidentit u be edhe me qes...
Kohë më parë isha në Përmet. Në mengjes zura vend në restora...
E pyeta Filipin: -Kaloi një kohë pa Koçon. Të mungon?-Ndjehe...
Mos na hapni barkun më se jemi bërë gazi i botës, një lajm b...
Sot u duk sikur maxhoranca dhe opozita ranë dakord për mënyr...
Nga Astrit PatoziCaktojani Lul Bravës po të doni edhe helmim...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...