LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Frashëri/ Tej e këndej... QKB shquhet për biznes me Bankën Botërore por mbyll derën për subjektet shqiptare

20 Maj 2022, 19:50, Opinione CNA
Nga Kastriot Frashëri/ Tej e këndej... QKB shquhet për biznes me

Nuk është ndonjë zbulim që Shqipëria sot është kthyer në një Republikë Karnavalesh dhe fakti më i mirë që e sintetizon këtë është kjo çertifikatë e vendosur në krye të ëebfaqes së QKB për zonjën Pranvera Fagu – Behushi, Drejtore e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhënë nga Banka Botërore, e cila tregon aftësinë e shkëlqyer të kësaj drejtoreshe për të bërë biznes. Por për fatkeqësi të subjekteve shqiptare është e pa aftë të punojë dhe të përmbushë detyrimin zyrtar e saj për të cilin paguhet për tu shërbyer shtetasve dhe taksapaguesve shqiptarë, duke e kthyer atë në një kopsht vetem për përdorim personal… Të takosh këtë zonjëzë apo zonjushë për të trajtuar çështje bazike edhe kur në arkivat e saj kanë avulluar si me magji dokumente autentike dhe fondamentale të subjekteve tregtare, që janë transferuar nga regjistri tregtar i gjykatës së Tiranës, është më e vështirë sesa ndoshta të takosh kryeministrin! Kush ja jep këtë siguri Pranvera Behushit të shesë dëngla edhe kur nga arkivi i saj zhduken dokumente të rëndësishme për subjektet tregtare?

Qasja e saj feudale nuk është e vetmja shfaqje e dukshme, pasi ajo fillon që nga prezantimi në recepsion ku dy zonjushëza të dalldisin me sqarimet e marifetet dhe mund të përfundosh në çmendinë nga padija e tyre dhe e stafit në zyrat vërdallë. Fali o Zot se nuk dijnë çfarë të bëjnë!

Gjithçka fillon dhe mbaron aty!

Sot isha dëshmitar i një qasjeje tjetër skandaloze ku hallexhinjtë (jo për faj të tyre) përballen çdo ditë me nivelin e shërbimit publik që ofron QKB, ku nuk zgjidhet dot asnjë problem!

E njejta qasje shërbimi manifestohet edhe ndaj avokatëve të cilët ndonëse kryejnë një shërbim publik kanë të njejtin fat me qytetarët e tjerë duke u përplasur me kokëboshësinë e tyre. Por avokati është person i kualifikuar dhe nuk mund të pranojë zgjidhjet me idiote të mundshme të ofruara nga një shërbim amatoresk i specialistëve të QKB që nuk ka të ngjarë të ndodhë kurkund as në vendet më të pazhvilluara.

Por le të kthehemi tek rasti konkret që prekëm në fillim të këtij udhëtimi në QKB. Ata jo vetëm nuk dinë të punojnë dhe të shërbejnë me profesionalizëm ndaj subjekteve shqiptare që fati apo puna i përplas të hyjnë në marrëdhënie shërbimi mes tyre, pasi drejtoresha me urdhrat dhe rregulloret e saj i persekuton ata përmes sorrollatjes dhe humbjes së dokumentave nga arkiva e tyre!?

Mos u çuditni?! Kjo është shumë e vërtetë! Në dosjet e tyre, ndonëse humbasin akte autentike dhe nuk gjenden në to, zyrtarët e QKB jo vetëm nuk shqetësohen fare për këtë fakt, duke kujtuar se është njësoj sikur po flakin përjashta bishtat e cigareve që pijnë pa pushim në orarin e punës, në oborrin e kësaj qendre kombëtare. Ata mjafohen vetëm me një pergjigje idiote të tipit ‘ja shiko përgjigjen e ke të shkruar me firmë dhe me vulë nga Drejtoresha e Përgjithshme’, a thua se përpara kanë ndonjë tru peshku që kënaqet me budallallëqe të tilla?!

Jam tejet i shqetësuar nga përmasat që ka marrë një krim i tillë jo vetëm këtu, por në shumë institucione të tjera dhe përfitoj nga rasti t?i bëj thirrje publikut dhe medias të investigojnë këtë fenomen. Në QKB zhduken akte të rëndësishme nga dosjet e subjekteve tregtare si vendime gjyqësore të regjistrit tregtar dhe ata jo vetëm që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi, por me qetësi dhe kryeneçësi të deklarojnë instiktivisht: shko bëj kallëzim në Prokurori, a thua se përballja e tyre me institucionin e akuzës është po aq argëtuese sikur të shkojnë tek Cinepleks të shohin një film tek QTU?!

Për këtë çështje të humbjes së dokumenteve të një subjekti tregtar, i cili ka 20 vjet që është mbyllur konform legjislacionit në fuqi, por ustallarët e QKB pasi e kanë krasitur mirë dokumentacionin e nxjerin me status ‘pasiv’, ndaj dhe kam shkuar 3-4 herë në QKB duke bërë aplikime pa fund dhe të mirëdrejtuara, si një avokat profesionist. Pasi nuk gjeta asnjë zgjidhje, përveç justifikimeve mjerane, prita më se tre orë sot ta diskutoja këtë situatë absurde me zonjëzën drejtoreshë ose ndonjë nga vartësit e saj, por asaj me sa duket nuk i hyjnë në sy këto ngjarrje të rënda të zhdukjes së dokumenteve nga arkiva e institucionit që drejton dhe mund të ishte e preokupuar në ndonjë sipërmarrje më të rëndësishme të karrierës së saj, në pritje të marrjes së ndonje certifikate tjetër nderi. Ja pra, se si Pranvera e ka rilindur këtë institucion…

Nuk e di se sa i vlerëson këto akte qytetarie dhe përgjegjësie zoti kryeministër Edi Rama, për të cilin më duhet të deklaroj një herë e mirë se nuk kam asnjë problem personal apo politik me të, pasi këto reflektime me interes publik duhet ta ndihmojnë atë në përmirësimin e shërbimeve të administratës publike, pasi nga kjo përfitojmë të gjithë?

17:10 Opinione

Këpucari - pianist

Nga Artan FugaIshte një këpucari te rruga e Kavajës, disa kë...

Lajmet e fundit nga