
Nga Klodian Tomorri/ Vendi i lolove
Procesi politik per zgjedhjen e Presidentit u be edhe me qes...
Para dy ditëve u duk sikur mazhoranca dhe opozita ranë dakord për mënyrën se si do vijonin negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Por CNA.al arriti të identifikojë dy qëndrime të ndryshme të përfaqësuesve të PS në komisionin negociator.
Ajo që ngjalli kuriozitet ishte artikulimi i përfaqësuesve të mazhorancës.
Taulant Balla gjatë gjithë negociatës së zhvilluar live sipas kërkesës Alibeajt, nuk kujdesej të caktonte numër kandidaturash.
Taulant Balla në cilësinë e kryetarit të grupit negociator edhe atë ditë edhe më pas, mbajti të njëjtin qëndrim dhe artikuloi vetëm një shprehje. Balla përqëndrohej thjesht tek dispozita kushtetuese që paracakton 20 firma propozuese duke shtuar se ne 2 raunde PS nuk do te dilte me asnjë propozim kandidature.
Gjiknuri nga ana tjetër në disa dalje edhe publike dukej si i përfshirë në disa negociata të tjera dhe orientonte Alibeajn.
Gjiknuri para disa ditësh i hapi dritaren edhe kandidaturave që mund të dilnin nga “Rithemelimi” duke i sugjeruar grupimit pas Alibeajt që të ishin ata që të përfshinin në propozimet e tyre, kandidaturat që mund të vinin nga Rithemelimi.
Alibeaj në nisje të procesit nxorri një skemë propozimi për Presidentit që konsistonte në propozimin e 4 emrave nga PD. PS sipas asaj skeme, mund te skualifikonte 2, dhe në negociatë të vendosej për kandidatin konsensual.
Kjo skemë u hodh poshtë nga Rama dhe Taulant Balla me arsyetimin se ajo i hiqte PS të drejtën e propozimit të emrave. Më pas formulimi i konkluzionit të negociatave nga Balla, qëndronte në të njëjtat pozicione të mbajtura gjatë mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit.
Negociata sipas dialogut Balla-Alibeaj, ishte e qarte që konkludoi në të drejtën e opozitës që të propozonte në raundin e dyte dhe të tretë dhe në rastet kur nuk bihej dakord, PS rezervonte të drejtën të zgjidhte e vetme në raundin e katërt dhe/ose të pestë.
Por CNA.al tërhoqi vëmendjen tek ndërhyrja në fund e Damian Gjiknurit i cili çuditërisht gjatë mbledhjes në Kuvend me përfaqësuesit e opozitës, riktheu shifrën 4 për kandidaturat që do të propozonte Alibeaj!
Ndërhyrja e tij dukej se orientonte Alibeajn për mënyrën se si Alibeaj duhet të organizonte propozimin. Me të njëjtin stil siç i sugjeroi para ca ditësh që të ish Alibeaj që mblidhte propozimet e Rithemelimit!
Dje gjatë mbledhjes me anëtarë të grupit parlamentar të PD, Alibeaj, u prezantoi atyre skemën e Gjiknurit dhe nuk ju citoi fjalitë e Taulant Ballës.
Pse e bëri këtë Alibeaj?
Negociata u zhvillua si proces parlamentar dhe jo partiak.
Për këtë shkak kryetar i grupit negociator ishte Balla i cili nuk foli për 4 kandidatura, por për 20 firma.
Duhet të kuptohet qartë që qëndrimi i Ballës nga ai i Gjiknurit ishin qartësisht të ndryshme.
20 firmat që kujtonte Balla duke cituar Kushtetutën, kushtëzonin vetëm 1 kandidaturë nga grupi Alibeaj.
4 emrat që sugjeronte Gjiknuri, eventualisht do kërkonin 80 firma (nga 20 secili).
Zoti Gjiknuri në atë grup ishte dëshmitar, jo aktor.
Njerëzit që ka Alibeaj në krah gjatë negociatës, nuk flasin sepse edhe ata janë dëshmitarë të procesit.
Kjo është pjesë ABC-së së manualit të negociimit, që çdo politikan negociator e di përmendësh.
Çfarë e shtyu Alibeajn të besonte se po negocionte me Gjiknurin?
Kur gjithë pubkiku kuptonte që po negocionte me Ballën?
Edhe nga Foltorja Alibeaj sistematikisht akuzohej per negociatat me Ballën dhe për faktin që po pranonte kushtet e Ballës. As Foltorja nuk e citonte Gjiknurin!
Denoncimi i sotëm i Alibeajt per atë që ai e quan “ndryshim të pozicionit të PS”, dëshmon në rastin më të mirë që Alibeaj negociatat nuk i bën gjatë shfaqjeve me Ballën, të cilat i kërkon ti zhvillojë live, por në biseda të fshehta më Gjiknurin ose të dërguarit e tij.
Në rastin më të mirë kjo është tradhëti ndaj publikut dhe parimeve rë transparencës që vetë Alibeaj proklamoi.
Opsioni tjetër mbetet paaftësia e rëndë që ka Alibeaj në negociim e cila nga përmasat që shfaq duket e pariparueshme, sidomos kur rezulton se vetë negociatori nuk njeh pikën e parë të nanualit të negociimit.
Procesi politik per zgjedhjen e Presidentit u be edhe me qes...
Kohë më parë isha në Përmet. Në mengjes zura vend në restora...
E pyeta Filipin: -Kaloi një kohë pa Koçon. Të mungon?-Ndjehe...
Mos na hapni barkun më se jemi bërë gazi i botës, një lajm b...
Sot u duk sikur maxhoranca dhe opozita ranë dakord për mënyr...
Një sulm ka filluar ditët e fundit ndaj biznesmenit Petrit M...
Nga Astrit PatoziCaktojani Lul Bravës po të doni edhe helmim...
Nga Mentor KikiaVetëm një ditë mjafton për të kuptuar se ky ...
Nga Mentor KikiaUnë kam numëruar deri në 50 familje të afërm...
Gjeneral* Piro Ahmetaj, Strategji 2035: “Për mbrojtjen dhe z...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kryeministri ynë prej disa ditësh, bashkë me ministrat e tij...
Nga Artan FugaIshte një këpucari te rruga e Kavajës, disa kë...
Nga Çim PekaTakimi i djeshëm i Sali Berishës me mbështetësit...
Sot bota e internetit është e gjitha me sytë tek kartonët e ...
Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se re...
Sali Berisha ka dëshmuar edhe një herë kapacitetin e tij pol...
Folja kalimtare mëshiroj që unë kam përdorur në titullin e k...
Nga Armand ShkullakuDisa ditë pas asamblesë kombëtare të par...
Nga Dr.Arben RamkajMustafa Nano është një polemist i njohur ...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputeti Luan Ba...
Partia Demokratike ka vijuar me pyetjet e përditshme për i...
Duket qesharake në kufijtë e të pabesueshmes, por një komp...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbas...
Vlora është tronditur sot nga një atentat mafioz ku humbën...
Një nga viktimat e atentatit të dyfishtë në Vlorë është Sh...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati mafioz...
Deri në orët e pasdites vendi ynë paraqitet nën dominimin ...
Duke filluar nga dita e nesërme, vendi ynë do të ndiko...
Vendi ynë, gradualisht do të jetë në periferi të valëve të...
Fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë, në Vlorë, ...
Një video e kryeministres së Finlandës, ku ajo shfaqet duke ...
Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në kr...
Prodhuesit dhe konsumatorët amerikanë tani kanë më shu...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.3 lek...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka publikuar të d...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.2 lek...
Në maj të këtij viti, çmimet e ushqimeve në Nju Jork u rri...