Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gjeneral* Piro Ahmetaj, Strategji 2035:
?Për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave detare të RSh? !
Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial) janë rreth 12 mijë km² ose 45% e sipërfaqes tokësore (=28 mijë km²)! Për rrjedhojë, RSh zotëron hapësira dhe burime detare me peshë kritike për zhvillimin e ekonomisë dhe interesat gjeopolitike për kombin në mesdhe.
Ndër shekuj, marrëdhëniet e shqiptarëve me detin kanë qenë pothuaj armiqësore. Kjo pasi deti është perceptuar si drejtimi nga vinin kërcënimet, pushtuesit, fatkeqësitë, bajlozët, gjëmat dhe shumë pak është konsideruar, si një hapësirë me mundësi dhe interesa kritike për zhvillimin e ekonomisë dhe bashkë me të edhe për mirëqënien e qytetarëve.
Deri në vitin 1991, regjimi komunist e përcaktonte detin si fushëbetejë nga do të na sulmonin fqinjët armiqësorë ose koalicioni i armiqve, (NATO & Varshava) dhe shpenzonte gati 10% të GDP-së vendit (nga në total deri 25% për mbrojtjen), për të ndërtuar skalione me fortifikime, infrastruktura, anije luftimi, nëndetëse, silura, etj, si dhe shumë më pak për të ndërtuar një flotë peshkimi dhe tregtare për interesat ekonomike.
Mbas viteve 1991, deti shërbeu si orientim, si port dhe urë shprese e shqiptarëve të rraskapitur drejt perëndimit. Por fatkeqësisht ende perceptohet si: ?burim i trafiqeve, kontrabandës, krimit të organizuar?, ndërsa Flota tregtare dhe e peshkimit mbeten larg në raport me potencialet ekonomike që mbart kjo hapësirë.
Me gjithë projektet për modernizimin e sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare dhe ndërtimit të anijeve patrulluese, Flota Ushtarake, në fakt Roje Bregdetare, nuk zotërojnë kapacitete dhe aftësi operacionale për ushtrimin e plotë të autoritetit shtetëror (sovranitetit detar), ndërsa të Policisë së Kufirit, janë pa peshë.
Edhe pas viteve 1992, RSh nuk ka ende një Strategji Afatgjatë, objektiva të qarta, përgjegjësi, matricë me masa ndërshtetërore, kulturë bashkëpunimi dhe struktura të integruara për të ushtruar sovranitetin shtetëror dhe të drejtat sovrane në hapësirën dhe interesat detare të saj. P.sh. në dokumentin (inventar në letër): ?Strategjia Kombëtare për Zhvillim & Integrim 2015?2020?, sektori detar përmblidhet në vetëm 1 paragraf?
Po ashtu infrastrukturat, pajisjet, kapacitetet dhe aftësitë operuese të 4 porteve detare (Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë) mbeten modeste, me kosto të lartë dhe jo konkurruese në mesdhe.
Ndërsa duhet përsëritur se përtej disa ndryshimeve (të rrëmujshme) ligjore, si për Rojen Bregdetare, krijimi i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) dhe përpjekjeve për modernizimin e sistemit të vëzhgimit, RSh nuk zotëron kapacitete operacionale për të ushtruar plotësisht autoritetin shtetëror në hapësirën dhe interesat detare të RSh.
Për ta argumentuar edhe më qartë, sjellim si shembull se në raportet e inteligjencës ndërkombëtare, konstatohej se: ?nga flota private të peshkimit të vendeve fqinje grabiteshin deri 50 miljonë ? në vit, nga Zona Eskluzive Ekonomike e RSh?, pa përfshirë dëmet nga ndotjet, kontrabanda, trafiqet ndërkombëtare, etj.
Përtej rastit të Republikës së Shqipërisë, në thelb të disa mosmarrëveshjeve qëndrojnë ndarja e pasurive dhe akseseve në rrugëkalimet detare, si dhe interesat gjeopolitike si P.sh: konfliktet Greqi ? Turqi për Mesdheun Lindor; SHBA ? Danimarkë për Grenlandën; SHBA ? Kinë mbi Detin Jugor, etj.
Po ashtu, siç njihet, RSh ka nënshkruar marrëveshje me Italinë, por mbeten ende të pazgjidhura ndarjet e ZEE me Greqinë dhe Malin e Zi. Ndërsa duhet shtuar se Qeveritë, pasi e kanë keqpërdorur si kauzë patriotiko-populiste, për 30 vjetët e fundit, kanë dështuar për të gjetur zgjidhje të favorshme për RSh! Duke mos arritur zgjidhje me negociata, është ?dakordësuar nga 2 vendet dhe çuditërisht duartrokitur nga RSh(!)? për ta adresuar në Gjykatën Ndërkombëtare, nga e cila, lutem të jem gabim, por mbetem skeptik se do të ketë produktet e pritshme dhe të merituara.
Norvegjia, Malta, Danimarka, mbeten modeli më i mirë i menaxhimit të pasurive dhe interesave detare. Kjo përbën arsye shtesë që një nga këto vende të konsiderohet si partner afatgjatë për zhvillimin e Master-Planit kombëtar për detin. Ndërsa bazuar në praktikat botërore, vendet që ndajnë kufi dhe interesa detare (Italia & Greqia), natyrshëm nuk mund të jenë partnerë strategjikë në këtë fushë.
Për ta bërë më të qartë peshën ekonomike që mbartin burimet dhe interesat detare sjellim si shembull disa shifra krahasuese të Sllovenisë, e cila ka vetëm 47 km dalje në Adriatik, ndërsa të ardhurat financiare vetëm nga mirëmenaxhimi i burimeve dhe interesave detare arrijnë mbi 15 miliardë $ ose rreth 1/5 e GDP-së (66 miliardë $). Kjo shifër është e barabartë me GDP-në vjetore ose 10 herë më shumë se të ardhura nga deti, ndërkohë se RSh ka 467 km (10 herë me shume se Sllovenia) vijë bregdetare ne Adriatik, Jon dhe liqeni Shkodrës. Afërsisht në të njëjtat diferenca është edhe me Malin e Zi, i cili është në përmasat dhe mundësitë e qarkut të Vlorës, por të ardhurat vetëm nga deti, sigurisht përfshi turizmin, arrijnë më shumë se 2 miliardë $ ?!
Nga ky këndvështrim, konstatohet lehtësisht se hapësira, burimet, interesat dhe mbi të gjitha të ardhurat ekonomike të RSh nga deti, pra vetëm nga ky sektor me potenciale strategjike, mundet dhe duhet të jenë te paktën 10-fish më të larta, ose sa gjithë të ardhurat vjetore (GDP-në neto rreth 17 bilion $) për vitin 2021.
E thënë shkurt, qartë dhe shqip, sugjeroj që qëllimi dhe objektivi (endstate) i Strategjisë Detare 2035, të përcaktohet: ?të ardhurat kombëtare nga mbrojtja, zhvillimi si dhe menaxhimi i hapësirës dhe interesave detare të arrijë mbi 15 miliardë $ për 8 vitet që vijnë?.
Konsideruar sa më sipër, interesat ekonomike detare mbeten ende një mundësi kombëtare, pothuaj të pashfrytëzuara. Prandaj, e çmoj si domosdoshmëri: ?hartimin e një Strategjie Detare 13-vjeçare (SD – 2032) e cila jo vetëm tejkalon ?trashëgiminë e sjelljes armiqësore ndaj detit?, por nëpërmjet një masterplani (mundësisht me studio ndërkombëtare, p.sh: norvegjeze) dhe një vlerësimin strategjik të paketës ligjore, infrastrukturave, kapaciteteve, aftësive, interesave dhe mundësive të zhvillimit të transportit, peshkimit dhe turizmit detar, si dhe një matricë masash dhe përgjegjësish shtetërore për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave detare, të integruar edhe me një nënprojekt për menaxhimin e burimeve ujore (lumenjtë, liqenet, rezervuarët) të RSh-së. Kjo strategji duhet të adresojë me prioritet:
Për më tepër, ky port do të shërbejë si porta hyrëse drejt perëndimit, me interesa ekonomike, kritike për mirëqënien e qytetarëve të ultësirës perëndimore të RSh, për vendet e Ballkanit, e më gjerë. Kështu, ndërtimin e këtij porti, e çmoj si pjesë thelbësore t? strategjisë detare 2035, por dhe ndër veprat kombëtare me interesa gjeopolitike, krahasuar edhe me TAP, Udhën e Kombit, Koridori 8, etj!
Thënë sa më sipër, mendoj se një strategji në formatin e një Master Plani dhe nje matrice shteterore afatgjatë në fushën e detit do të shërbejë si gjetje e duhur, si oportunitet dhe garanci shtesë për orientimin detar dhe zhvillimin e ekonomisë së RSh, përmirësimin e standarteve të sigurinë detare në mesdhe si dhe një nyje e leverdishme për rajonin.
Zhvillimi e këtij master plani, përfshi ndërtimin e portit rajonal të sipërpërmendur, fatmirësisht e gjej të ndërthur edhe me interesat gjeopolitike të SHBA- së & NATO-s, në rajon dhe Mesdhe, veçanërisht mbas marrjes së portit të Pireut nga Kina si dhe përpjekjeve dëshpëruese të Rusisë për të rritur influencën në Mesdhe dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
*Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:
Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,
Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kryeministri ynë prej disa ditësh, bashkë me ministrat e tij...
Nga Artan FugaIshte një këpucari te rruga e Kavajës, disa kë...
Nga Çim PekaTakimi i djeshëm i Sali Berishës me mbështetësit...
Sot bota e internetit është e gjitha me sytë tek kartonët e ...
Është e vështirë të besohet, por e pamundur të mohohet se re...
Sali Berisha ka dëshmuar edhe një herë kapacitetin e tij pol...
Folja kalimtare mëshiroj që unë kam përdorur në titullin e k...
Nga Armand ShkullakuDisa ditë pas asamblesë kombëtare të par...
Nga Dr.Arben RamkajMustafa Nano është një polemist i njohur ...
Lufta me Ukrainën i kushton Rusisë 850 milionë dollarë në di...
Nga Mero BazeOpozita është përfshirë në një debat pa bukë li...
Nga Spartak BrahoDy ditë më parë Kryeministri zgjodhi një ak...
Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë...
Edi Rama nuk po planifikon të arrestojë Sali Berishën ashtu ...
Nga Mentor KikiaPas akuzave të kryeministrit ndaj SPAK-ut se...
Ka 99% të bashkive për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës ...
Nga Mentor Kikia Pasi i ishte drejtuar Kongresit Amerikan, P...
Për ata që pyesin, flasin dhe angazhohen për “procesin” e zg...
Banka Boterore thote se rritja me 8.5 per qind e ekonomise v...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...