"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Nga Mero Baze
Opozita është përfshirë në një debat pa bukë lidhur me zgjedhjen e presidentit, për shkak të refuzimit parimor të Edi Ramës, që në këtë proces nuk do të konsultohet dhe nuk do t?i shërbejë Sali Berishës. Drejtuesit në detyrë të Partisë Demokratike, kanë paraqitur një platformë për t?u bashkuar në bisedimet për presidentin, e cila në të vërtetë është aq radikale, sa duket sikur zgjedhjen e presidentit e ka në dorë opozita dhe Edi Rama duhet të shmangë ligjin kushtetues për zgjedhjen e presidentit dhe t?i drejtohet një marrëveshje politike.
Platforma e paraqitur nga kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i përngjan një oferte, ku duket sikur Edi Rama është në hall dhe Partia Demokratike e ka në dorë.
Në të vërtetë, është e kundërta. Edi Rama ka ofruar kompromis për zgjedhjen e presidentit për të shkuar tek një figurë e gjithëpranuar dhe e papërdorshme politikisht, siç është ky që kemi president.
Kompromisi mund të bëhet më i gjerë, meqë është në proces dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, i cili në fakt kërkon dhe vota të opozitës dhe i takon për traditë asaj ta zgjedhë.
Po sikur të mos mjaftonte propozimi i skajshëm i Alibeaj, grupi i Sali Berishës dhe deputetë të tjerë që duan të faktorizohen pa pasur asnjë grosh në xhep në këtë rast, po akuzojnë Alibeaj se po i shërben Edi Ramës me atë platformë.
Aq të forta janë bërë akuzat, sa gjithë vëmendja ka shkuar tek debati brenda opozitës se kush po i shërben Edi Ramës më shumë, këta që bëjnë propozime, apo ata që thonë ose presidentin ta zgjedhë Berisha, ose le ta zgjedhë Edi Rama.
Kjo e kthen debatin nga serioz, në komik.
Edi Rama i ka votat për ta zgjedhur presidentin. I ka dhe të gjitha mundësitë të bëjë president kë dëshiron. I ka dhe mundësitë po ashtu, që ta shndërrojë këtë proces në një mundësi për opozitën që nuk ka angazhim kryesor betejën kundër Perëndimit.
Fushata komike brenda opozitës se kush po i shërben Edi Ramës me dëshirat e tyre për të zgjedhur apo mos zgjedhur presidentin, në fakt është gjëja që i shërben më shumë Edi Ramës. Me këtë zell që ata po përfshihen në një debat që nuk ua ka kërkuar njeri, në fakt ata po kthehen në justifikues të mëdhenj të Edi Ramës për çdo mënyrë se si mund ta zgjidhë këtë çështje.
Edi Ramës në këtë rast i shërbejnë të gjithë, edhe ata që propozojnë platform, dhe ata që i quajnë ato platforma të Edi Ramës, edhe ata që duan të jenë dhe me PD, dhe me Berishën, madje dhe ata që nuk duan të jenë me asnjë.
E gjitha tregon pafuqinë e opozitës për të marrë një vendim të ftohtë dhe për të përdorur këtë shans me aq mundësi sa kanë. Edi Rama nuk ka ndonjë hall se kush do zgjidhë presidentin prej tyre. I gjithë ky debat i vlen atij t?u tregojë shqiptarëve se kush nuk meriton ta zgjedhë presidentin.
Dhe në këtë rast nuk ka nevojë për garë se kush i shërben më shumë Edi Ramës, pasi i shërben vetë ky debat, ku njëra pale, ajo e Berishës thotë më mirë Edi Rama se sa dikush që është me PD pro perëndimore, kurse pala tjetër që ka hall se mos mërzitet Berisha dhe propozon kushtëzime që duket sikur Edi Rama është në dorë të tyre.
Kur Berisha e kishte në dorë këtë gjë më 2012, u tall me Xhezair Zaganjorin dhe Artan Hoxhën duke pasur në mendje Bujar Nishanin. Edi Rama akoma nuk ka ndonjë emër, por është e sigurtë se diçka më të mirë do ofrojë. Natyrisht duke falenderuar opozitën për shërbimin.
Nga Spartak BrahoDy ditë më parë Kryeministri zgjodhi një ak...
Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë...
Edi Rama nuk po planifikon të arrestojë Sali Berishën ashtu ...
Nga Mentor KikiaPas akuzave të kryeministrit ndaj SPAK-ut se...
Ka 99% të bashkive për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës ...
Nga Mentor Kikia Pasi i ishte drejtuar Kongresit Amerikan, P...
Për ata që pyesin, flasin dhe angazhohen për “procesin” e zg...
Banka Boterore thote se rritja me 8.5 per qind e ekonomise v...
Nga Flamur KuçiQë prej shtatorit të vitit 2021 kur qëndrimi ...
Askush nuk ka pritur raportin bombë të Reporterëve pa kufij ...
Lajmi që Shqipëria renditet e fundit në rajon për indeksin e...
Analisti Andi Bushati thotë se Partia Demokratike nuk është ...
Nga Tanush ÇaushiËshtë ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me g...
Nga Zef Zefi“Dyshoj se Ali-beu ndryshe bash’ali’beu do shkoj...
Historia është përsëritur me monotoninë e një ore zvicerane....
Marrëveshja që praktikisht e privatizon Parkun Kombëtar të B...
Nga Lufti DervishiSot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit ...
Dua ta them që në fillim se ky peticion më duket veprim jo s...
Eshtë krejt e neveritshme epoka që po jetojmë. Kanë pushteti...
Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit.Ameri...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...