Nga Spartak Ngjela/ Kur qenit i vjen ngordhja, ai shkon e urinon në derë të bashkisë
Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit.Ameri...
Eshtë krejt e neveritshme epoka që po jetojmë. Kanë pushtetin, madje absolut por prapë nuk ngopen. Një marrëzi delirante, absolute edhe kjo. Ka një vulgaritet me akuza, të quajnë antiameriakan. Po na prish me Amerikën. 50 vjet na mallkuan vetëm përse e çonim nëpër mend Amerikën imperialiste.
Sot grinden e shkumosen se po i prishim me Amerikën. Eshtë tërësisht e neveritshme, gati një marrëzi intelektualësh të angazhuar sa kërcënojnë publikisht prokurorin e vendit se përse nuk arreston firmëtarët që kanë nënshkruar këtë peticion? Një nga këta firmëtarët jam edhe unë, një amerikan me pasaportë, amerikan i natyralizuar. E firmosa sepse Amerika më mësoi një gjë, kurrë mos pusho së luftuari për të drejtën tënde. Eshtë një epokë që në vegim ka paraqitjen mistrece të burrave inatçorë.
I kanë të gjitha, shkopin, kërbaçin, xhandarin, qelinë, por prapë nuk ngopen. Kanë 100% një regjim të cilin do e kishte zili edhe një revolucionar race si Trocky. Ai një gazetë donte, aq… Këta i kanë të gjitha, gazetat me letër, elektronikisht ose ato që i thonë webe. Kanë televizionet, thuajse 99% të tyre, madje i mbajnë me para të thata nga vjedhjet publike që bëjnë. Jamë një makineri ndëshkimore që të mbysin me prozhektorë dritash, megjithëse shqiptarët akoma nuk e kanë energjinë 24 orë.
Kanë një propagandë mallinje sa çmendurisht në tetorin e vitit 2019, i bënë gropën Emanul Makronit, kurse dje e shpallën Zot, pasi mundi Le Pën, bjonden naziste që do nxirrte Francën nga Europa. Kanë me vete ambasadoren, e cila për turpin tuaj është kthyer në një mbikqyrëse. Shkon i çukit kokën kryeministrit nga ana tjetër bën foto me buzëqeshje. Shkon orë e minutë me lali Erin, deri në tavolina vezësh të kuqe, thyen vezë etj. Shkon dikaster më dikaster, gjykatë më gjykatë etj. Dhe ju thoni se keni shtet, keni administratë? Një mut keni. Jeni kthyer në ca shkumaxhinjë që në vend të rregulloni Shqipërinë merreni me non grata-n e Berishës.
Merruni me varfërinë shqiptare, ndreqni buxhetin e tyre familjar, bëni shtetin e ligjit dhe të qarkullimit. Investoni për ushtrinë dhe mineralet, linjat e hekurta mes Tiranës dhe Prishtinës, jo për resortet e Gaz Pajës. Dhe po publikisht i kërkoni prokurorisë a xhandarmërisë ta arrestoj? Keni 9 vjet në pushtet, jo që nuk u futët në Europë, por po dilni edhe gjeografikisht nga ajo. Sot kemi një atdhe pa rini, pa shqiptarët emigrantë, pa diasporë me një fjalë, kemi një atdhe pa liri, me dasime humnerë mes shqiptarëve në 5 shtetet kua ata jetojnë. Dështakë kampion…, ju djeg e ju dhëmb juve Amerika. Kjo ”kuçedër” e 50 vjetëve diktaturë e etërve tuaj. Dhe jeni bashkuar një grup mumjesh që kurrë nuk doni ta kuptoni se puna e votës është ajo që ka bërë Amerikën. Jo puna e emërimeve të sojit shqiptar. Ajo çfarë po ndodh me opozitën shqiptare, janë ato holle koridoresh qytetesh ku një anëtarësi e tërë voton. Kjo është votë, or zotëri, votë. Dhe në Amerikë për cënimin e saj vritesh. Këtë e di mirë edhe ambasadorja. Në Amerikë të hedhin në kanal kur u vjedh votën.
Nuk cakton njëri kryetar nga lart. NUk mund t’u imponohesh republikanëve se kë duhet të vënë kryetar. Atë që do ti apo atë që do votojnë ata? Eja provoje dhe ta shikoni se fuqi shpirtërore do kesh për të bërë selfie me buzëqeshje fikse me lali Erin. Do t’i bini kokës me grusht kur në pozitat e Saliut të shikoni Edi Ramën. Atë peticion e firmosa edhe unë. Dhe ata që më njohin nga afër, e dinë mirë se sa antiamerikan jam. Nuk e kam bërë për Berishën, madje Berishën e kam goditur më ashpër se ju ”pro amerikanët”. Dhe nuk kam qënë asnjë ditë anëtar i PD-s. Por nuk mund të ecim më kështu…, që ti ik, hap krahun se je i korruptuar. Kjo është 100% denigrim, propagandë, damkosje publike. Sa kohë që akuzat nuk materializohen dhe sa kohë që vota e anëtërave injorohet publikisht. Nuk ka ambasador në botë t’i imponohet një force politike. Eshtë faqja e zezë e saj, qoftë kjo edhe ambasadorja e Amerikës.
Ndaj është tërësisht një situatë e neveritshme. Rëndësi ka ajo masë votuesish në qytetet shqiptare. Ajo masë votuesish. Madje hapi i madh aty po zhvillohet jo ke kulisat e ulta të ca humbësve klasikë në zyrat e kuvendit, çfarë nuk po prodhojnë. Madje ka krijuar aleanca bizarre me shfrytëzuesit e tyre me ata që i përndoqën, i persekutuan e i shpallën kulakë. Si për ironi të akademisë më të madhe njerëzore, jetës, me preteksin e fjalës, votës apo të të drejtave të njeriut. Eshtë e thjeshtë, ata që nuk njohin votën janë pjellë e dalë hundësh nga xhelatët e tyre.
Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit.Ameri...
Një peticion on line i nënshkruar nga më shumë se 5 mijë vet...
Nga Lutfi DervishiStalini thoshte se nuk ka rëndësi kush vot...
Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës. Ai është pre...
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri.Qindra ...
Problemi i shoqërisë sonë është “Ingrata”, jo “Nongrata”Non-...
Agron GjekmarkajI dashur Flamur e shoh që në keto kohe jalla...
Nga Lorenc VangjeliKa disa muaj që Edi Rama shëtit me një tu...
Nga Arian GaldiniDikur thuhej “derr në thes”, ndërsa sot po ...
Eshtë një zigzage e tmerrshme të futesh në vorbullën e rrugë...
Më bëri përshtypje para ca ditësh në një emision të njohur t...
Cilët janë problemet më të mëdha për shoqërinë dhe ekonominë...
Fjalën e fundit po e them të parën: Një grua shqiptare për P...
Raporti i Freedom House, që u zbardh së fundi, është i treti...
Nga Kostandin LuçiKur shkon kau në pallat, nuk bëhet mbret, ...
Nga Ylli DylgjeriEuroactiv ka 100% të drejte kur thotë se Ag...
Nga Lorenc VangjeliKatër vjet më parë, në fund të dhjetorit ...
Aq shumë e uli nivelin Ilir Meta, sa çdo shqiptar po mendon ...
Nga Erion DashoNë dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...