Nga Kreshnik Spahiu/ Pse Shqipëria s’duhet të zgjedhë një Presidente grua?
Fjalën e fundit po e them të parën: Një grua shqiptare për P...
Cilët janë problemet më të mëdha për shoqërinë dhe ekonominë tonë? Mund të nxitojmë të gjithë të rendisimin nga një listë dhe koha nuk do të na mjaftojë për ta bërë këtë.
Por mund të nxirrnim në krye paralajmërimin që bëri Presidenti i Bankës Botërore David Malpass. Ai foli gati-gati për një krizë urie në nivel global, si pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve në shkallë të gjerë ndaj Rusisë. ?Është një katastrofë njerëzore, që do të thotë se niveli i ushqimit po ulet. Kjo më pas bëhet një sfidë politike për qeveritë që mesa nuk mund të bëjnë asgjë për të? – tha ai gjatë takimeve të FMN-Bankës Botërore në Uashington. Shqipëria tregoi se është një vend që ndikohet në mënyrë të menjëhershme nga krizat globale, dhe ajo nuk ka asnjë lloj imuniteti në këtë drejtim.
Mund të rendisim problemin e madh të largimit të shqiptarëve nga vendi, braktisjes së zonave rurale, mpakjen dhe plakjen e popullsisë në mënyrë drastike. Në vitrinat e shumë dyqaneve gjen sot njoftime ?Kërkojmë punëtorë?. Ndërmarjet të shumta janë gjithashtu në kërkim të punëtorëve, ndërsa faqet online të punësimit në Gjermani janë shumë të klikuara. Fushat e këtij vendi janë mbushur me shtëpi të bukura, por brenda tyre ose nuk ka njerëz, ose jetojnë çifte të moshuarish. Nuk do të jetë e largët dita kur në këtë vend të ketë më shumë nevojë për azile sesa për shkolla. Bombës sociale i është ndezur fitili.
Mund të rendismin ndryshimet e klimës. Njerëzimi është vënë sot para sprovës së madhe të përshtatjes për mbijetesë, ndryshe e pret asimilimi natyror. Padyshim që ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta frenuar këtë fenomen global, por mund të bëjmë që të përshtatemi. Të përshtasim bujqësinë, çfarë të mbjellim, ku dhe kur ta mbjellim, mënyrën e jetesës, të dimë se ku dhe si do ta orientojmë zhvillimin e sektorit të energjisë. Do tu shkojmë pas rrjedhave të ujit që vijnë duke u pakësuar, do të vazhdojmë të punojmë për të blerë energji gjithnjë e më shumë, apo do të kërkojmë e ndërtojmë burime alternative të reja.
Lista mund të jetë e gjatë dhe gjithkush mund të rendisë të tjera problem. Por nuk është kjo më e rëndësishmja. Ai që është problem më i madh është se në axhendën e politikës nuk është asnjë problem nga ata që i janë varur në qafë shoqërisë dhe vendit.
Seanca plenare e kësaj të enjteje dëshmoi se sa mjerim ka në mjedisin tonë politik dhe në institucionet ku qeveriset dhe ku prodhohen ligjet.
E gjithë seanca ishte një teatër absurd replikash. Mazhoranca socialiste tashmë ka gjetur objektivin e preferuar për të adresuar luftën politike. Dhe ai është Sali Berisha. Çdo akuze që vjen nga opozita, qeveria i përgjigjet duke drejtuar gishtin nga Berisha. Akuzat për raportin e fundit të DASH për korrupsion ndaj qeverisë, u shndërruar në një debat se kush e tund më mirë flamurin amerikan. ?E kuptoj që diku do kapeni, kapuni pas flamurit të PD se flamurin amerikan ka kush e kap. Mundohuni ta ngrini flamurin e partisë demokratike se e keni bërë si ata çarçafët e shtëpive të qejfit. Mos na tregoni ne se nga çfarë duhet të distancohemi, ne dimë shumë mirë se çfarë bëjmë dhe mos na e qani hallin ne për marrëdhëniet me Amerikën. Lojërat e brendshme me flamur amerikanë ju bëjnë vetëm qesharakë?- i tha Rama deputeteve të PD-së, duke lënë të kuptohet se aleatët e Amerikës janë ata tani, dhe ky vend është i zënë. Asnjë ide nuk gjenerohet, asnjë problem nuk shtrohet, në përpjekje për ti gjetur një zgjidhje.
Nuk diskutohet në parlamentin tonë se çfarë duhet të bëjmë në për të zbutur disi krizën e ushqimit që mund të godasë tregjet.
Nuk organizohen debate për të parë se çfarë kapacitetesh kemi apo mund të angazhojmë ne si vend, për të orientuar veprime të ngutshme në këtë drejtim.
Nuk diskutohet për pasojat e klimës në bujqësi, energjitikë, mjedis etj.
Nuk diskutohet për përmirësimin e arsimit, për ti dhënë gjeneratave të reja një mundësi më shumë. Nuk diskutohet për mungesën totale të kërkimit shkencor, për të orientuar politikat dhe strategjitë e zhvillimit.
Mediat transmetojnë gjatë gjithë ditës debate: Sali majtas, Sali djathtas.
Çfarë mjerimi dëshpërues!
Fjalën e fundit po e them të parën: Një grua shqiptare për P...
Raporti i Freedom House, që u zbardh së fundi, është i treti...
Nga Kostandin LuçiKur shkon kau në pallat, nuk bëhet mbret, ...
Nga Ylli DylgjeriEuroactiv ka 100% të drejte kur thotë se Ag...
Nga Lorenc VangjeliKatër vjet më parë, në fund të dhjetorit ...
Aq shumë e uli nivelin Ilir Meta, sa çdo shqiptar po mendon ...
Nga Erion DashoNë dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratë...
Sali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të...
Fjalë, imzot fjalë!Një takim që ka nisur në Baku më 17 dhje...
Nga Ermal MulosmaniDuke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjim...
Ajo që është forma më vulgare e një shoqërie, është pikërish...
Kryeministri e quan raportin vjetor të Departamentit Amerika...
Nga Dritan DemirajQe nga fillimi i pushtimit te paprovokuar ...
Nga Tanush ÇaushiZhurma e ditëve të fundit në lidhje me lega...
Ka një tendencë që është kthyer në modë për të kritikuar qev...
Nga Ilir LevonjaPublikisht u thotë shqiptarëve se, kanabisi ...
Nga Prof. As. Dr. Tritan KaloNga 300.000 vënde të reja pune ...
Edi Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk ...
Nga Sheferedin ShehuSot mësuam se çështja më kritike për të ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...