Raporti i Freedom House, që u zbardh së fundi, është i treti në radhë brenda hapësirës së një muaji që fshikullon skandalin e patronazhistëve në Shqipëri dhe mënyrën se si partia në pushtet përdori të dhënat e 900 mijë qytetarëve në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Si një nga elementët që e ka bërë lirinë e mediave në vend të rrokullistet poshtë e më poshtë, në klasifikimin e përvitshëm që bën kjo organizatë, mënyra se si drejtësia e re shqiptare u soll ndaj gazetarëve që e zbuluan këtë skandal konsiderohet si presion i pastër politik nga Freedom House.
Edhe në mes të prillit, dokumenti më kritik i Departamentit amerikan të shtetit që është publikuar ndonjëherë, e renditi mes mangësive të garës elektorale çështjen e patronazhistëve. Në të njëtën linjë ishte edhe rapori i Amnesty International (lexo ketu) i cili kujtonte se për të mbrojtur gazetarët që publikuan këtë sakndal, u desh një ndërhyrje in extremis e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Ndonëse të gjitha këto raporte të publikuara njëri pas tjetrit nuk sjellin ndonjë risi, ato konfirmojnë një ide që tashmë ka zënë vend, atë se vitin e shkuar u bë një manipulim i madh për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Duke qenë në të njëtën linjë edhe me mediat më të mëdha të planetit, që e pasqyruan gjerësisht këtë skenar oruellian, ky shqetësim ndërkombëtar ngre një pikpyetje: A do të zbardhet ky krim në Shqipëri?
Që në gjenezë, ne të Lapsi.al, kemi qenë të bindur se si në shumë raste të tjera edhe drejtësia e re do ta varrosë atë. Që kur prokurorja e çështjes, Enkeleda Millonai dhe shefi i saj Arben Kraja, firmosën për sekuestrimin e zyrave dhe serverave tanë, nuk kishte më dyshim për rrugën që do të ndiqej. Këtë e konfirmoi më pas edhe një kamikaze e Gjykatës së posaçme, Iliriana Olldashi, që në fshehtësi një ditë të diele, pa praninë tonë, pra të palës së prekur, mori vendimin për sekuestrim të burimit të informacionit. U desh ndërhyrja e Strasburgut që ky skenar i denjë për një shtet diktatorial të pezullohej.
Por, vendimi i Gjykatës Europiane, ndonëse na mbrojti ne gazetarët, nuk shërbeu si shembull për drejtësinë e ?reformuar? shqiptare, se duhet të hetonte ata që kishin kryer krimin dhe jo ata që e zbuluan atë. Gjatë gjithë kësaj kohe SPAK u soll si një levë e partisë, që nuk i shërbente interesit publik për të gjurmuar vjedhësit e të dhënave, por atij të PS, që kërkonte me ngulm tradhëtarin që e kishte dekonspiruar sekretin. As edhe një herë të vetme, ?heronjtë e fëmijëve tanë?, nuk guxuan të sekuestronin serverat e PS-apo të AKSH, të merrnin në pyetje hierarkët socialistë apo të investigonin patronazhistët që ishin shfaqur me emër dhe me mbiemër. Ashtu si me dosjet e tjera të vjedhjeve elektorale ata ?nuk gjetën dot? gjurmë krimi dhe e transferuan këtë çështje në Prokurorinë e Tiranës, menjëherë pas zgjedhjeve.
Natyrisht, askush nuk priste më shumë nga një çetë, që ndonëse financohet me para euro- amerikane, prokurorët e saj i filtron me kritere partiake. Edhe njëherë akoma, Prokuroria e Posaçme tregoi se është KAPS për të hetuar krimet e ?të paprekshmëve? që janë edhe arsyeja reale e qenies së saj. Dhe në këtë kuptim, as raportet denoncuese ndërkombëtare, që publikohen njëri pas tjetrit, nuk mund të japin ndonjë ndihmë. Ato vetëm shërbejnë për të na kujtuar se sa të kapur kanë lindur SPAK dhe drejtësia e re.
Nga Kostandin LuçiKur shkon kau në pallat, nuk bëhet mbret, ...
Nga Ylli DylgjeriEuroactiv ka 100% të drejte kur thotë se Ag...
Nga Lorenc VangjeliKatër vjet më parë, në fund të dhjetorit ...
Aq shumë e uli nivelin Ilir Meta, sa çdo shqiptar po mendon ...
Nga Erion DashoNë dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratë...
Sali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të...
Fjalë, imzot fjalë!Një takim që ka nisur në Baku më 17 dhje...
Nga Ermal MulosmaniDuke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjim...
Ajo që është forma më vulgare e një shoqërie, është pikërish...
Kryeministri e quan raportin vjetor të Departamentit Amerika...
Nga Dritan DemirajQe nga fillimi i pushtimit te paprovokuar ...
Nga Tanush ÇaushiZhurma e ditëve të fundit në lidhje me lega...
Ka një tendencë që është kthyer në modë për të kritikuar qev...
Nga Ilir LevonjaPublikisht u thotë shqiptarëve se, kanabisi ...
Nga Prof. As. Dr. Tritan KaloNga 300.000 vënde të reja pune ...
Edi Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk ...
Nga Sheferedin ShehuSot mësuam se çështja më kritike për të ...
Nga Oerd BylykbashiIndustria e prodhimit të mishit të pulave...
Bledi Kajsiu në rolin e tij si analist, është përpjekur në n...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...