Borati dhe maska prej lecke
Nga Erion DashoNë dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratë...
Aq shumë e uli nivelin Ilir Meta, sa çdo shqiptar po mendon të kandidojë për President Republike.
Deri më tani janë vetë-shpallur 200-300 persona, por duke pasur parasysh se jemi 2 muaj larg garës, ky numër pritet të shkojë me mijëra.
Disa lexues mund të thonë që edhe Rama qeveris keq. Dakord jam me ata që Rama qeveris shumë keq, por ama stekën e profilit kryeministror nuk e ka ulur në nivelin që çdo delirant apo i papunë në Shqipëri të kandidojë për kryeministër.
Në garën e Presidentit po vrapojnë gjithë të çmendurit e ngjashëm me Ilir Metën, gjithë mediokrit që s?dinë të bëjnë asgjë në jetë, të gjithë ata që njësoj si Ilir Meta nuk kanë profesion tjetër dhe vetëm një karrige shtetërore ju zgjidh problemet, të gjithë delirantët që mendojnë se Zoti i ka dërguar të drejtojnë Shqipërinë.
Fatkeqësisht, në këtë lojë komike janë përfshirë 80% e grave që janë mbi 40-vjeç në politikë. Të gjitha nën parrullën: ?Koha që shtetin shqiptar ta drejtojë një grua?
Amerika ende s?ka pasur një grua presidente, madje dhe Hillari Klintonin e refuzoi me votë popullore, por këto gratë tona shqiptare e dinë veten më të emancipuara se femrat amerikane.
Gallatë e madhe në media. Nuk hapim dot rrjetet sociale se janë mbushur me fotot e kandidatëve për president.
Në fakt nuk është për të qeshur, por për të qarë.
Çdo kush mendon se plotëson kriteret për President të Shqipërisë, sepse në fakt, ligji dhe praktika e kaluar nuk kanë asnjë kriter apo standard.
Vrapojnë mileti të garojnë për President më lehtë se të aplikojnë për një vend të zakonshëm pune.
Të gjithë janë të bindur se mund ta bëjnë shumë më mirë se Ilir Meta.
Unë parashikoj që në ditët e tjera në vijim, kandidatet do të shkulin flokët e njëra-tjetrës nga xhelozia.
Çmenduria shqiptare po kalon çdo kufi, aq sa në media po vetë-shpallen edhe kandidatura nga Kosova apo Diaspora, të cilat nuk kanë durimin të lexojnë as Kushtetutën, e cila nuk lejon kandidimin e personave që nuk kanë jetuar 10 vitet e fundit në Shqipëri.
Koha të shohim Teatrin e radhës, aktrimin dhe zhgënjimin e mijëra kandidatëve, të cilët po ëndërrojnë një vend pune i shpallur bosh.
Disa duan thjesht të promovohen dhe të fryhen në lagjen e tyre se janë kandidatë për kryetar shteti.
Kjo çmenduri nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, deri ditën kur Presidenti i tyre, prej dy vitesh nuk ftohej nga asnjë homolog në Europë apo botë, por çdo ditë e kalonte me qentë dhe macet në plazhin e Gjirit Lalzit.
Aq shumë e uli nivelin Ilir Meta, sa sot jemi të detyruar të shohim këtë garë komike për PresidentRepublike, ku çdo shqiptar po mendon të kandidojë si kryetar shteti.
Thjesht jemi komb unik.
Nga Erion DashoNë dhjetor 2021 me sa duket Borati dhe boratë...
Sali Berisha po vazhdon në mënyrë inerciale akuzat tashmë të...
Fjalë, imzot fjalë!Një takim që ka nisur në Baku më 17 dhje...
Nga Ermal MulosmaniDuke pohuar këtë fakt pohoj edhe zhgënjim...
Ajo që është forma më vulgare e një shoqërie, është pikërish...
Kryeministri e quan raportin vjetor të Departamentit Amerika...
Nga Dritan DemirajQe nga fillimi i pushtimit te paprovokuar ...
Nga Tanush ÇaushiZhurma e ditëve të fundit në lidhje me lega...
Ka një tendencë që është kthyer në modë për të kritikuar qev...
Nga Ilir LevonjaPublikisht u thotë shqiptarëve se, kanabisi ...
Nga Prof. As. Dr. Tritan KaloNga 300.000 vënde të reja pune ...
Edi Rama mund të na e kursente një spektakël tek i cili nuk ...
Nga Sheferedin ShehuSot mësuam se çështja më kritike për të ...
Nga Oerd BylykbashiIndustria e prodhimit të mishit të pulave...
Bledi Kajsiu në rolin e tij si analist, është përpjekur në n...
Nga Berat BuzhalaSi e pata njohur Tan Hoxhën, ose Tanin e To...
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-AzinëMe aluz...
Nga Ermal MulosmaniNë fund të vitit 2017, një lajm filloi të...
Duke u gdhirë 2 prilli, u dëgjuan fort këmbanat e Mitropolis...
Sa herë që gjendet në rrezik, Edi Rama i kthehet vlerave të ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...