Aset i grupeve kriminale/ Zbulohet baza me arsenal armësh
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sa herë që gjendet në rrezik, Edi Rama i kthehet vlerave të nëpërkëmbura të së majtës. Kështu ka bërë edhe këtë të enjte gjatë fjalës në kuvend, ku tha se ministria e Energjitikës po përgatit një plan krize i cili në mungesë të energjisë parashikon që familjet e pasura të diferencohen nga lehtësimet që mund tu bëhen shtresave të tjera: ?Ata që kanë më shumë do të paguajnë më shumë?, tha kryeministri duke përsëritur një nga tezat themelore të socialistëve kudo në botë, që kanë në qenëdër të ideologjisë së tyre konceptin klasor të marksizmit.
Dhe kjo nuk është aspak një rastësi. Edhe pak ditë më parë, kur demostruesit që protestonin kundër rritjes galopante të çmimeve mbushën sheshet duke kërkuar heqjen e taksës së rrugës nga çmimi i karburantit, Rama e rrëzoi këtë pretendim duke u bazuar tek një llogjikë e majtë: ?natyrisht që ata që përdorin veturë duhet të paguajnë një kosto më të lartë sesa pensionistët që ecin në këmbë apo të tjerët që nuk kanë mundësi të kenë një të tillë?, argumentoi ai.
Po ti mbash shënim këto qëndrime të forta ideologjike ato ngjajnë shumë me diskurin që Rama propogandonte përpara se të vinte në pushtet. Ende qarkullon në rrjet një video e bërë virale, kur gjatë një interviste me Arian Çanin, kreu i socialisëve shpjegonte dallimin mes një të majti dhe një të djathti: ?I pari kur sheh një lyps në rrugë thotë se ç?duhet të bëjë për ta ndihmuar, ndërsa i dyti argumenton se ai kaq meriton?, e divulgonte kryeopozitari diferencën me kundërshtarët e vet.
Mbi këtë bazë ai e ngriti fushatën për të ardhur në pushtet duke u mbështetur në pabarazinë e madhe që ekzistonte në vend ku 5% e popullsisë zotëronin të njëjtën pasuri sa edhe pjesa tjetër e 95% të shqiptarëve.
Në letër të gjitha këto duken të bukura, të drejta dhe të frymëzuara nga idealet e larta të barazisë sociale. Por tani pas më shumë se tetë viteve në pushtet, duhet të jesh shumë idiot që të besosh sërish në të njëjtat mashtrime. Gjatë qeverisjes së tij, socialistët e kanë rritur pabarazinë dhe e kanë thelluar varfërinë. Kryeministri e ka përqëndruar gjithë pasurinë e vendit vetëm në pak duar, të cilat rrëmbejnë pa tender, pa gara dhe pa srupuj, çdo para dhe pasuri publike. Si rrezultat i këtyre politikave ultra liberale, diferenca në pasuri sot është thelluar nga koha kur Rama si opozitar premtonte ta reduktonte atë. Në mesin e mandatit të tij të dytë, sipas raportit vjetor të agjensisë të depozitave rrezultote se 3.2% e shqiptarëve zotëronin së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare ndërsa pjesa tjetër prej 97% e individëve, kishin rreth 3.2 miliardë euro. Po sipas të njëjtit raport theksohej se vlera prej 4.1 miliardë eurosh ndahej vetëm mes afro 90 mijë personave që janë kryesisht njerëz me paga dhe të ardhura të larta.
Po ashtu sipas FMN rreth 30% e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë me më pak se 5.5 USD në ditë, ndërsa gati 51% rrezikojnë të bien nga çasti në çast poshtë këtij kufiri.
Me ardhjen e socialistëve në pushtet, sipas Indeksit GINI, treguesit më serioz të matjes së pabarazisë në botë, rrezulton qartë se 10% i më të pasurve e ka rritur kontrollin mbi të ardhurat që prodhon ekonomia jonë.
Kjo tendencë pabarazie më mirë se kurdo u duk gjatë kohës së krizës së pandemisë. Qeveria e Tiranës qe ajo që shpërndau ndihmën më të vogël direkte nga të gjitha vendet e rajonit, madje gënjeu publikisht për dhënien e paketës së tretë të ndihmës. Po në të njëjtën kohë që të skamurve u shtrëngohej ripi, për më të kamurit pati politika të tjera. Sikurse tregoi një investigim i BIRN, një grup i vogël prej 10 biznesesh, që qenë në krye të listës së koncesioneve, u bënë njëherazi përfituesit më të mëdhenj të kredive të subvencionuara në bazë të garancisë sovrane të qeverisë për përballimin e pandemisë së COVID-19, duke thithur gati gjysmën e fondit të miratuar nga bankat.
Por, ndonëse vazhdonte me politikat e egra të thellimit të varfërisë, në një kohë kur shumë familje mbetën pa paga, në publik Edi Rama bënte sikur kërcënonte të pasurit, të cilëve u bërtist nga ekrani që të shisnin jahtet dhe vilat e tyre të katërta. Ishin pikërisht këta të pasur të cilëve ai u lehtësoi taksat për blerjen e jahteve dhe të më parë u kishte përgjysmuar në mënyrë antikushtetuese tatimin mbi dividentin.
Pra nuk ka asnjë hezitim, Rama sillet ndryshe nga ç?flet. Ai vetëm me gojë hiqet si i majtë sepse realisht është një sharlatan i saj. Ai nuk e ka tradhëtuar atë vetëm duke ngritur në piedestal kolaboracionistët e luftës së dytë botërore, por mbi të gjitha, duke zhbërë politikat e barazisë dhe solidaritetit. Ai kujtohet për të majtën vetëm me parrulla në kohë krize, duke u munduar të qetësojë me sllogane ata që do të vazhdojë ti varfërojë përditë e më shumë.
E.K është një prej njerëzve që drejtësia jonë e konsideron t...
Nga Telnis SkuqiAskush nuk besonte se Sali Berisha do ta fit...
Bashkim, Bashkim, Bashkim– Pasi u rrahën,– Pasi u pështynë,–...
Nga Mentor KikiaZoti Basha, ti ike, por mes nesh ka rene zia...
Nga Artan HoxhaËshtë i madh për Zotin…Ka 7 muaj rresht, e te...
Nga Ermal MulosmaniUnë e kuptoj shumë drejtë përpjekjen e Al...
Nga Rexhep POLISIJonila Godole deklaroi mbrëmë në emisionin ...
Selia e PD i hoqi dyert e blinduara dhe Sali Berisha, u rikt...
Të enjten në mbrëmje, Gazmend Bardhi e kërcënoi me burg. Të ...
Nga Ekrem Spahiu Aventura ruse në Ukrainë tregoi se jo vetëm...
Nga Sherefedin ShehuMegjithëse “Luli na la” ende vazhdon të...
Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëh...
Zakonisht dorëheqjeve u shkon për shtat shprehja më mirë von...
Nga Kastriot FRASHËRINga informacionet që kam UEFA dhe FIFA ...
Nga Luçiano BoçiËshtë një lloj kufiri monetar midis jetës dh...
Protesta për çmimet e përmbylli aksionin e saj. Përkundër sh...
Nderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shk...
Nga Artan Fuga Ka shumë arësye që janë aktuale, që lidhen me...
Lufta (në Ukrainë) ka ndryshuar gjithçka: Gjermania nuk ësht...
Ndonëse pjesa dërrmuese e opinionit opozitar po pret me padu...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...