Nga Artan Fuga/ Lulzim Bashën e dorëhoqën!
Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëh...
Nga Sherefedin Shehu
Megjithëse ?Luli na la? ende vazhdon të ketë lexime të ndryshme për 6 marsin. Por, opinioni dominues është që Basha bëri mirë që u zhduk (edhe pse pa nder) dhe se Dr. Berisha është mundësia më e mirë e momentit për ringritjen e PD-së. Ndërsa, për mua, 6 Marsi ishte edhe një anketim krejtësisht i pavarur që tregoi se kongresi i Lulit vërtet i paska shitur 1000 delegatët e tij për 5000 dhe se vullneti i vërtetë i demokratëve është ai i kongresit të rithemelimit. Prandaj për të mirën e PD-së duhet pranuar pa kushte që zgjidhja më e mirë është rithemelimi dhe se ringritja e PD-së mund të arrihet duke bashkëpunuar me grupin e rithemelimit dhe kur të jetë e mundur edhe modifikuar platformën e tij.
Ndërkohë mendoj se PD-ja do të ishte çliruar menjëherë nëse Luli do të kishte marrë me vete edhe të emëruarit atij. Prandaj ata që vazhdojnë të zvarriten me porosi të Lulit duke pretenduar për standarte po e teprojnë me faktin e ?non grata? dhe nuk duan të lexojnë vullnetin e demokratëve. Ata duhet të kuptojnë se janë zgjedhur nga demokratët dhe nëse demokratët duan të udhëhiqen nga ?non grata? është zgjedhja e tyre dhe në këtë rast duhet ndërruar ?elita e Lulit? sepse zgjedhësit nuk mund të ndërrohen. Ato kanë qenë dhe do të jene aty edhe në ditët e mira por edhe në ditët e këqia të PD-së. Dhe në demokraci elitat ndërrohen por anëtarësia jo.
Përpjekjet e këtyre ?fakirëve politikë? për mbijetesë po ushqehen edhe me faktin e servirur prej tyre se Dr. Berishën nuk e duan më shumë se gjysma e anëtarësisë së PD-së. Ky fakt mund të jetë gjysëm i vërtetë sepse me 6 mars pati një abstenim të dukshëm të votuesve të PD-së dhe për mua është normale sepse në sistemet demokratike nuk ka lider që e duan dhe votojnë të gjithë anëtarët e partisë apo votuesit. Prandaj partitë moderne funksionojnë me fraksione dhe për ata që e fryjnë këtë fakt ka një zgjidhjë perfekte që të garojnë në emër të abstenuesve dhe të fitojnë ose të paktën t`i përfaqësojnë ato nën fraksionin e shpallur prej tyre.
Në situatën që është PD-ja dhe opozitarizmi në Shqipëri, më shumë rëndësi ka bashkimi i të gjithë opozitarëve dhe për këtë gjithsecili, qoftë edhe pa qenë deri më sot në PD, të ketë të drejtë që të garojë dhe të ketë garanci që votuesit e tij do të votojnë lirisht dhe vota e tyre do të numërohet. Dhe kjo garantohet me të drejtën e përfaqësimit (ndoshta edhe të veto-s së provuar) në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore të PD-së .
Për mua shqetësimi më i madh është elektorati gri i cili të jep fitoren në zgjedhje. Për kë të është e nevojshme që të krijohet një frymë që mundëson qarkullimin e elitave (dhe jo zëvendësimin e kalamajve të Bashës me senjorët e Berishës). Prandaj, angazhimi i Berishës për bashkimin e demokratëve dhe ri-themelimin e PD-së duhet të jetë një mision për të vendosur demokracinë e brendshme në PD (që nuk e bëri kur iku dhe gaboi me zgjedhjen e Lulit) dhe jo vizion. Garantimi i demokracisë së brendshme në PD dhe garancia reale e lirisë dhe vlerës së votës së anëtarësisë dhe funksionalitetit të fraksioneve në PD duhet të shpallet prej tij si mision i papërmbushur dhe jo si vizion i ri.
Nuk ishte dorëheqje, ishte një shkarkim e paraqitur si dorëh...
Zakonisht dorëheqjeve u shkon për shtat shprehja më mirë von...
Nga Kastriot FRASHËRINga informacionet që kam UEFA dhe FIFA ...
Nga Luçiano BoçiËshtë një lloj kufiri monetar midis jetës dh...
Protesta për çmimet e përmbylli aksionin e saj. Përkundër sh...
Nderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shk...
Nga Artan Fuga Ka shumë arësye që janë aktuale, që lidhen me...
Lufta (në Ukrainë) ka ndryshuar gjithçka: Gjermania nuk ësht...
Ndonëse pjesa dërrmuese e opinionit opozitar po pret me padu...
Si tregues varfërie! Ky ish kryeministri suedez e ka ngrënë ...
Nga Luciano BoçiMinistrja e Arsimit u shfaq “e revoltuar” pë...
Nga Ermal MulosmaniPas numërimit të kutisë së fundit të Dibr...
Nga Mentor Kikia Disave në këtë vend u vjen turp, se disa sh...
Nga Lisandër HoxhaProtestat kundër varfërisë dhe korrupsioni...
Sot ne “tribunen” e protestes u ngjit edhe nje vajze e vogel...
Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pa...
Nga Miron ÇakoLufta si një ngjarje politiko-shoqërore si një...
Nga Mentor Kikia Në mënyrë të vazhdueshme, në e kemi blerë k...
Nga gara e 6 marsit për Bashkinë e Lushnjes, vura re një gjë...
Nga Armand ShkullakuRezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...