Vogëlushja protestuese dhe “Debatik-u” i ministres
Nga Luciano BoçiMinistrja e Arsimit u shfaq “e revoltuar” pë...
Si tregues varfërie! Ky ish kryeministri suedez e ka ngrënë si shenjë pasurie! Gjithmonë ka një iluzion që qarkullon nëpër fjalë njerëzish që nuk dijnë të bëjnë llogari, nuk ja thonë për të analizuar sociologjikisht çfarë ndodh, ose nuk njohin të dhëna statistikore!
Cfarë varfërie more? Shikoni njerëzit si përdorin veturat e tyre? Ku e gjejnë gjithë këtë naftë a benzinë? Do lekë ajo! Ja pra që nuk ka varfëri!
Nuk bindesh? Shih kafenetë, plotë e përplotë, ku është varfëria!
Atëherë çfarë ndodh në vite? Maqinat e shumta te ne janë shënjë varfërie dhe jo jete normale! Ky është paradoksi që krijon iluzionin e qelbur!
Kush nuk beson le t?i hedhë një sy shifrave që boton INSTAT-i, pavarësisht se nga ana e besueshmërisë dhe e metodologjisë së përdorur këto të dhëna atje janë për faqe të zezë!
Por diçka duke i analizuar me hamendje mund të kuptosh! Ajo që i ka ndodhur familjeve shqiptare me të ardhura të mesme dhe të ulta ka qenë rrudhja e buxhetit familjar dhe harxhimi i parasë mujore duke rrudhur të gjithë zërat me përjashtim të ushqimit, me atë cilësi që dimë, dhe pagesave të detyruara, ujë, drita, qira, etj. Këto vetëm shkojnë, bashkë me ndonjë shërbim tjetër nja 80 % e kusur më shumë të buxhetit. Mesatarisht flas sepse ka familje që ato zënë edhe më shumë se gjithë buxheti i njohur i familjes.
Pjesa tjetër shkon për karburantit e veturës së vjetër, pavarësisht markës! Dhe për lekë kafeje!
Autovetura është për familjen mjet pune, mjet transporti, mjet për të shkuar diku qoftë edhe për një zbavitje, mjet për shërbime të familjes, mjet për të vajtur në punë, përse jo edhe mjet dinjiteti social: Shiko të gjithë kanë nga një makinë, ne nuk kemi! Prandaj shqiptari sikurse shikon te INSTAT-i nuk harxhon dot për turizëm, për veprimtari sportive, për mirëmbajtjen e trupit fizikisht, për të blerë libra, për informacion shkencor, për kulturë dhe për art, këto shpenzime janë krejt minimale! Lëre pastaj për të vajtur në udhëtime jashtë vendit, për të shkolluar jashtë fëmijën, për të vajtur në kinemara, opera, koncerte, këto janë harruar! Pa lëre për kozmetikën, a për të çuar çilimiun në një kurs pianoje, pikture, flauti, etj., dhe atë që quhet kujdesi për jetën dhe shëndetin! Lëre pastaj për të investuar në lule, orendi shtëpiake të rinovuara një herë në disa vjet!
Të gjitha këto para që normalisht duhej të shkonin në këto drejtime që dallojnë një shoqëri të zhvilluar me mirëqënie, janë rrudhur në vite dhe kanë shkuar te karburanti, riparimi i veturës, dhe te kafeneja e lagjes për babin!
Prandaj duket që meqë ka vetura në qarkullim dhe milet nëpër kafene, nga papunësia dhe mungesa e mjediseve të tjera të shoqërizimit të njerëzve, duket sikur ja: çfarë varfërie! Plot makina! Ku i gjejnë paratë xhanëm!!!
Makina ata jashtë, maqina edhe ne! Çfarë doni! Eeeeee, po ata jashtë nuk i kanë bërë lekët e kalamajve makinë dhe benzinë a naftë! Kurse ne atë bëjmë! Librat, pushimet, turizmat, lulet, kulturën për kalamajtë, kursin e baletit, abonimin në revista, kremërat, masazhet, operat, sportin, cilësinë e jorganeve, cilësinë e xhameve në dritare, ngrohjen, e kemi bërë lekë maqine!
Nuk ka lekë të tjera! Prandaj kur ngrihet çmimi i karburanteve prek kockën e familjes shqiptare, prek integralisht të gjitha ato që ajo nuk i ka sepse i ka bërë lekët e bukës së gojës maqinë! Se i duhet maqina, se e ka dinjitet, mjet transporti, plazh, turizëm, tregti, kopësht, autobuz, madje edhe vazo me lule, opera, gjithçka! Prandaj kujdeset mileti kur vozit, se të ?vret? tjetri po i gërvishte maqinën, se e ka gjithçka! 50 vjet komunizëm ka duruar me ëndërrën: a të kisha një maqiiiiinë!
Sepse ndjen lumturi kur thotë : Ja e kam parkuar atje maqinën time! Se ka parkuar ngrohjen, librat e kalamajve, operan, bukën e gojës, tregtinë me pakicë, lulet, etj! Prandaj bëhemi keq kur edhe maqinën na e heqin, sepse është e vetmja gjë që kemi tepër, veç bukës së gojës dhe rrobeve të trupit!
Por hajde foli atyre që nuk e kuptojnë pa! Shqiptari masiv lekët e fundit i ka bërë maqinë, kafe dhe cigare ? duhan, tjetër lekë nuk ka! Po ngrite çmimin e këtyre, ke probleme! Sa për presh të prishur, limona mbytur me pesticide, pjeshkë të rrudhura si faqe njëqindjeçarësh, mandarina bosh nga brenda,a ku e di unë, aty po është tolerant! Ha ato me çmim të mbajtur në zgrip, që lekët t?i bëjë karburant dhe riparim maqiiiiiine! Keni parë si lulëzojnë grazhet e riparimit të maqiiiinave!
Na heqin maqiiiiinën!
Nga Luciano BoçiMinistrja e Arsimit u shfaq “e revoltuar” pë...
Nga Ermal MulosmaniPas numërimit të kutisë së fundit të Dibr...
Nga Mentor Kikia Disave në këtë vend u vjen turp, se disa sh...
Nga Lisandër HoxhaProtestat kundër varfërisë dhe korrupsioni...
Sot ne “tribunen” e protestes u ngjit edhe nje vajze e vogel...
Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pa...
Nga Miron ÇakoLufta si një ngjarje politiko-shoqërore si një...
Nga Mentor Kikia Në mënyrë të vazhdueshme, në e kemi blerë k...
Nga gara e 6 marsit për Bashkinë e Lushnjes, vura re një gjë...
Nga Armand ShkullakuRezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 ...
Bombat e artilerisë dhe aviacionit rus mbi Ukrainë po ndihen...
Nga Mentor KikiaMesaduket, çmimi i karburanteve nuk do të je...
Nga Adriana Kalaja Po mirë moj Sude Duma.Kur e kuptove ti që...
Nga Lorenc VangjeliNjeriu i fundit në Partinë Demokratike që...
Kam ndjekur me vëmendje, përgjegjësi dhe përkushtim shtesë d...
Nga Mentor Kikia Padyshim që 8 Marsi është një ditë, kur gra...
Nga Arsen RustaDemokracia ka dy forca. Shkatërruesen kur keq...
John Keneth Galbraith dikur tha se roli i vetëm i parashikim...
Agresioni rus mbi Ukrainën e ka bërë idenë e Ballkanit të ha...
Nga Ditmir BushatiViti 2022 do të shoqërohet me dy ngjarje t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...