"Projektligjet e kapitullit 17 të shtyhen për seancën e 23 korrikut"/ Propozimi i Ballës kundërshtohet nga opozita
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që ...
Agresioni rus mbi Ukrainën e ka bërë idenë e Ballkanit të hapur të ngjajë me një foshnje që ka lindur e vdekur. Më kot kryeministri shqiptar Edi Rama u mundua ta etiketojë votën serbe në OKB, kundër luftës së nisur nga Putini, si një shenjë të unifikimit të kësaj pjese të gadishullit tonë me perëndimin. Ky interpretim i sforcuar dhe abuziv ishte vetëm në përpjekje për të mbrojtur me aq mjete sa kishte në duar, projektin e tij të përbashkët me Vuçiçin.
Në fakt, konflikti i hapur në territorin e dikurshëm të BRSS, ne në Ballkan, po na rikujton një gjë: atë se një pjesë dërrmuese e Serbisë dhe mbi të gjitha elita politike në pushtet, përngjan shumë pak me kartolinën që do të na shesë kryeministri ynë.
Protestat masive të së premtes në mbrëmje në Beograd, kur shkelej me këmbë flamuri i BE-së dhe ngrihej lart ai i Rusisë, nuk ishin thjeshtë nisma të grupimeve të vogla prosllave. Ky afishim në krah të Kremlinit ka gjetur prej nëntë ditësh një tokë pjellore në të gjitha mediat e kontrolluara nga Vuçiçi. Televizionet dhe gazetat serbe, në të cilat regjimi i atyshëm ka një kontroll edhe më të madh sesa ai i Tiranës mbi mediat tona, kanë bërë sistematikisht fajtor perëndimin dhe nacionalistët ukrainas për shpërthimin e luftës. “Në Beograd një pjesë e madhe e mediave janë reshtuar me Moskën dhe servirin propagandën e Kremlinit” theksonte dy ditë më parë Radio France International. Ndërsa një faqe e specializuar “Le courrier des Balkans”, për të demostruar përkatësinë e sebëve kundrejt “vëllait të madh rus”, jepte një sërë titujsh të tabloidëve të këtij vendi ku shkëlqente ai i “Objektiv”: “Ariu i zemëruar u zgjua”.
Pra duhet kuptuar kjo atmosferë e përgjithshme, për të dekriptuar më mirë edhe deklaratat dhe vendimet e politikanëve. Ajo shpjegon se përse, ndonëse nbn presionin e fortë të Brukselit, Aleksandar Vuçiçi refuzoi të renditej përkrah botës perendimore duke mos pranuar të vëndosë sanksioni mbi regjimin e Putinit. Ajo na zbërthen gjithashtu se përse një aleat i pandashëm i autokratit serb në ushtrimin e gjatë të pushtetit, kryetari i parlamentit, Ivica Daçiç do e arsyetonte shpërthimin e konfliktit në Ukrainë me afrimin e NATO-së në kufijtë rusë. Ajo na zbardh edhe pse një ekstremist tjetër, ministri i brëndëshëm i Vuçiçit, Aleksandar Vulin, ka kërcënuar me luftë nëse Kosova afrohet me Aleancën Atlantike.
Në të gjitha qarqet e pushtetit në Beograd nuk mungojnë paralelizmat mes sulmit që Nato bëri në 1999 në Kosovë kundër regjimit të Millosheviçit me atë të Kremlinit sot, madje ato shkojnë edhe më larg duke aluduar, sipas modelit të Vulin, se precedentët e rajoneve rusofone të Donjeckut dhe Luganskut mund të shërbejnë si percedent që serbët të kërkojnë veriun e Kosovës.
Natyrisht në kohë lufte ka shumë më pak vend për moral, sesa për interesa. Serbia pa dyshim që ka zgjedhur të sajat. Si një shtet i pavarur ajo është në të drejtën e vet që të mbrojë aleancat që i duken të arsyeshme. Ajo mund ta quajë me vend të mos vendosë sanksione ndaj Moskës, duke i kthyer të njëjtin borxh që i ka që prej kohës së Millosheviçit. Ajo mund të mos dojë ta prishë aleancën me Kremlinin, të cilin e ka mbrojtësin kryesor në Këshillin e Sigurimit kundër pavarësisë së Kosovës. Ajo është në të drejtën e saj të mbrojë teorinë e një NATO-je agresive, që nuk e ka reshtur provokimet ndaj Rusisë prej tre dekadash.
Por ama, ti shesësh të gjitha këto si shenja të afilimit të saj me perëndimi, ashtu sikurse u rek të bënte Edi Rama, ky është thjeshtë një naivitet qesharak që nuk e kapërdin askush. Sa do që ai mund të interpretohet si një përpjekje e dëshpëruar në mbrojte të projektit të përbashkët Rama-Vuçiç për Ballkanin e hapur, me luftën në Ukrainë, ky i fundit ka marë një goditje fatale. Dhe kjo për dy arsye kryesore.
E para konkrete dhe praktike. Në një kohë që Serbi mund të qarkullojnë lirshëm mallrat dhe kapitalet ruse dhe Shqipëria ka vënë sanksione ndaj tyre, një treg i përbashkët për depërtimin pa kufij të tyre bëhet automatikisht i pamundur.
Së dyti për arsye ideore dhe politike. Sa herë që Edi Rama ka dashur ti dalë në mbrojtje atij që fillimisht u emërtua si mini-Shengen, kryeministri ynë e ka paraqitur atë si një kopjim të vlerave mbi të cilat u themelua bashkimi europian. Ai ka përmendur shpesh shembullin e Gjermanisë dhe Francës që sapo patën dalë nga një konflikt vëllavrasës. Por me qëndrimin që Beogradi po mban ndaj luftës së re, kjo fabul ka rënë. Pak rëndësi ka se kush mbron të duhurat apo të gabuarat, por Shqipëria dhe Serbia janë reshtuar në koncepte të ndryshme vlerash. Atëherë Parisi dhe Boni vendosën të flasin më shumë për çelikun dhe qymyrin sesa për Alzasën dhe Lorenën. Ndërsa në Beograd shqetësimi është se kush do të marrë Donjecin apo Luganskun dhe nëse kjo hap rrugën për Republika Serbska apo për Miitrovicën e veriut.
Prandaj dhe Ballkani i hapur duket sot më i largët se kurrë. U desh lufta dhe rethimi i Kievit që shumëkush të zgjohej nga ëndërra mashtruese që i treguan në kohë paqeje./CNA.al
Nga Ditmir BushatiViti 2022 do të shoqërohet me dy ngjarje t...
Nga Prof. Dr. Pandi ZdruliInstituti Agronomik Mesdhetar i Ba...
Nga Akil KrajaNjë konference ndërqeveritare mbi sovranitetin...
Nga Kreshnik SpahiuPardje u ndjeva shumë keq, kur pashë 300 ...
Nga Grigels MuçollariKoha për rithemelim!✌? janë simboli i f...
Nga Bardhi SejdarasiVetëm dy kompani shqiptare kanë importua...
Nga Sonila Meço8 vjet në luftë Ukraina. 14.000 viktima lufte...
Një nga personalitetet më të ndershem të politikës shqiptare...
Nga Dritan Demiraj Ndërkohë që Ukraina ka hyrë në ditën e 4-...
Nga Enver RobelliGjermania themelon një fond të veçantë për ...
Nga Mentor KikiaE kam lexuar këtë shprehje këto tri ditë aq ...
Nga Armand MahoKëshilltarët e orientuan dhe një herë keq Bas...
Nga Tritan KaloMIKPRITJA është një virtut i thuktë dhe ndërs...
Heroika patriotike e liderit, ndez heroizmin lndividual të q...
Me Tabakun, po i mbyllin kapakun prokurorisë për të vazhduar...
Një opozitë e vërtetë, për të qenë e besueshme, nuk mund të ...
Një Komision Hetimor që prej gati dy javësh po zgjatet me nj...
Sa herë që dëgjojmë për xhelozinë mendja na shkon për një nj...
Nga Ilir Levonja Kurrë nuk keni për ta kuptuar se ky komisio...
Nga Artan Fuga Sa keq dhe sa trishtim ndjeva kur pashë të di...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...