"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Nga Grigels Muçollari
Koha për rithemelim!
?? janë simboli i fitores së njerëzve të lirë.
Të gjitha tiranitë janë të vdekshme. Ato japin frymën e fundit kur etja e madhe për liri na zgjidh duart që të luftojmë të keqen. Njerëzimi e ka njohur frikën para se ta mposhte atë. Është ndeshur trup më trup, jetë a vdekje, në kushte të pabarabarta.
Ne jetojmë në një vend të vogël dhe shumë herë jemi përplasur me interesat e fuqive të mëdha. Ashtu si ai fëmija i vogël që i hakërrehet më të madhit pa e menduar dy herë se kush është më i fortë, edhe ne shqiptarët, shpeshherë me atë kryelartësinë e popujve të vegjël, përlesheshim me sulltanë e despotë me ç’të kishim. Të fshehur nëpër male hidhnim gurë mbi pushtuesin që shkelte tokat tona.
Ne mund të ishim një kafshatë më shumë për perandoritë e botës por nuk e shuam etjen për liri. Mirëpo ne nuk mësojmë nga historia, e lëmë atë të përsëritet. Qëndruam të sunduar edhe për 5 dekada, a thua se 5 shekuj nuk mjaftonin. Sundimtari i fundit do të na shkulte me rrënjë nga Perëndimi, do të na mbyllte mendjen dhe gojën. As kjo nuk na e shuajti etjen për liri. Jo se ne jemi populli më liridashës i Europës, por liria është rruga e vetme për të jetuar. Brenda nesh frymon vetëdija se vetëm duke qenë të lirë mund të jetojmë pa frikë.
Sot ne jemi dëshmitarë se një vend më i madh se ne, por shumë herë më i vogël se një tjetër, ka zgjedhur të jetojë i lirë duke mposhtur frikën. Liria i jep vlerë të jetuarit, ndoshta sepse liria dhe jeta janë e njëjta gjë. Kemi shumë për të mësuar nga kjo që po ndodh në Ukrainë. Disa shtete reaguan pa frikë dhe e shpërfillën më të fortin, duke na dhënë besimin se Europa e Lirë dhe e Bashkuar, njohur ndryshe si Bashkimi Europian, po shkon drejt rithemelimit. Me lirinë në themel, shtëpia e përbashkët e europianëve, ka shansin të shndërrohet në një burim të gjithkohshëm frymëzimi, veçanërisht për ne popujt aspirantë. Bota e lirë reagoi kundër pushtimit rus të Ukrainës, sepse njerëzit që çmojnë lirinë e dinë mirë se çfarë sjellë mungesa e saj.
Mendja u çlirua nga frika dhe i la vend arsyes të flasë. Sheshet e Europës jehonin nga zërat kundër. Bashkimi Europian tejkaloi veten dhe reagoi me gjuhën e sanksioneve të ashpra, si e vetmja gjuhë që mund të kuptohet në Kremlin. Lufta në Ukrainë i dha një mundësi të artë Bashkimit Europian të rithemelohet. Lufta na rikujtoi qëllimin madhor përse BE është themeluar, për të mbrojtur paqen në Europë dhe harmoninë mes popujve. Europa e Lirë dhe e Bashkuar nuk duhet të jetë një iluzion për ne aspirantët.
Shqiptarët zgjodhën lirinë dhe Europën në vitin 1991. Kanë mundësi ta zgjedhin sërish, pa frikë, me shpresë./CNA.al
Nga Bardhi SejdarasiVetëm dy kompani shqiptare kanë importua...
Nga Sonila Meço8 vjet në luftë Ukraina. 14.000 viktima lufte...
Një nga personalitetet më të ndershem të politikës shqiptare...
Nga Dritan Demiraj Ndërkohë që Ukraina ka hyrë në ditën e 4-...
Nga Enver RobelliGjermania themelon një fond të veçantë për ...
Nga Mentor KikiaE kam lexuar këtë shprehje këto tri ditë aq ...
Nga Armand MahoKëshilltarët e orientuan dhe një herë keq Bas...
Nga Tritan KaloMIKPRITJA është një virtut i thuktë dhe ndërs...
Heroika patriotike e liderit, ndez heroizmin lndividual të q...
Me Tabakun, po i mbyllin kapakun prokurorisë për të vazhduar...
Një opozitë e vërtetë, për të qenë e besueshme, nuk mund të ...
Një Komision Hetimor që prej gati dy javësh po zgjatet me nj...
Sa herë që dëgjojmë për xhelozinë mendja na shkon për një nj...
Nga Ilir Levonja Kurrë nuk keni për ta kuptuar se ky komisio...
Nga Artan Fuga Sa keq dhe sa trishtim ndjeva kur pashë të di...
Nga Mentor KikiaStela nuk kishte asnjë përvojë në biznesin e...
Ambasadorja amerikane në Tiranë ka guxuar bastin më me risk ...
Nga Bledian Koka Në mungesë të memeve të së Dielës, ai që nu...
Sot bota e internetit shqiptar është e tejmbushur me fotot e...
Nga Lutfi DervishiNisur nga raportimet e fundit që në Shqipë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...