web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ah sikur të kishim dhe ne një udhëheqës sa çereku i presidentit ukrainas!

27 Shkurt 2022, 09:07, Opinione CNA

Nga Mentor Kikia

E kam lexuar këtë shprehje këto tri ditë aq shumë e në aq shumë versione, sa gati mu mbush mendja se vërtet shqiptarët duan një udhëheqje të re.

Po zgjidheni pra, pse keni 30 vjet që i shkoni pas bythe Berishës, Ramës, Metës dhe Bashës së fundmi.

Ata ju vjedhin, ju zhvasin, edhe ju rrahin e ju tallin e ju sërish i votoni e jeni gati edhe të vriteni e të vrisni sho-shoqin për ta.

Ju pëlqen Zelensky ë? Po e dini ju çfarë bënte ai para se të bëhej president? Ishte një ?karagjoz? humori.

Ju pëlqen, komentoni gjithe adhurim dhe u bëni share postimeve ku citohet Zenelsky që u thotë qeveritarëve të vendit të tij: Mos mbani portretin tim në zyrë por të fëmijëve tuaj, që sa herë ti shikoni, të mendoni të punoni për të ardhmen e fëmijëve të vendit tuaj?

E bukur ë?

Por ju vazhdoni tu jepni votë dhe para politikanëve qëe kanë dhënë prova me dhjetëra herë që su plas fare për fëmijët tuaj, por kanë qëllim vetëm zhvatjen.

E di që do të thoni; Po kë të votojmë, ku ta gjejmë një Zelensky edhe ne? Ne lista na vijne vetëm këta.

Padyshim që nuk është e lehtë(në fund të fundit atë Zelenskyn nuk e gjeti populli, e gjetën amerikanët). Por edhe sikur këtu të dilte një aktor, gazetar, inxhinier, mjek, agronom, tregtar a kushdo tjetër, që të guxonte të futej në një garë për te sjellë një model të ri politikani, e dini çdo t?i bënit ju? Do e hanit për mëngjes për 24 orë. Do i suleshit:

Kush është ky?

Nga vjen ky?

U bë ku, nga na doli ky?

Kush e ka futur?

Ku e ka shtëpinë?

A ka dashnore apo jo?

Çfarë makine ka?

Ku ha drekë e darkë?

Me kë shoqërohet?

Sa e ka rrogën?

Ku e gjeti shtëpinë?

Po qe i pasur është hajdut e po qe i varfër nuk është i zoti për vete.

Brenda 24 orësh do ta nxirrni vegël të Ramës, Berishës dhe Metës. Do ia merrni erzin, do e degjeneroni.

Tani e di që do më suleni mua, me teorinë se nuk ka faj populli që të gjitha qeveritë e vjedhin. Por unë po i referohem shprehjes ndërkombëtare e shumë të përdorur, se çdo popull ka hak qeverinë dhe politikanët që ka./ CNA.al





Lajmet e fundit nga