Basha si zëvendës i Agaçit
Nga Çim PekaReforma në Drejtësi ishte një projekt që lindi r...
Dy ngjarje që u zhvilluan pothuajse paralelisht ditët e fundit, ngërthejnë në mënyrë perfekte paradoksin e opozitës zyrtare. Fjala është për intensifikimin, në njërën anë, të denoncimeve nga deputetët që përfaqësojnë PD-në e vulës, në komisionin hetimor për inceneratorët dhe nga ana tjetër, bashkimin e votave me Edi Ramën që bënë 38 prej tyre, duke zgjatur mandatin e trupës të vettingut.
Në pamje të parë të duket sikur kemi të bëjmë me dy opozita të ndryshme. Puna që po zhvillon komisioni i inceneratorëve për të zbardhur një grabitje spektakolare do të ishte e mjaftueshme, jo vetëm për shembur çdo qeveri, por edhe për të hapur dyert e burgjeve katër kanat. Nën drejtimin dhe me bekimin e Edi Ramës, një grup i strukturuar, i ka dhënë pak njerëzve që sot janë në arrati, miliona euro nga buxheti i shtetit, për tre inceneratorë që ende gjashtë vite nga fillimi i këtij projekti, nuk kanë punuar një ditë të vetme.
Faktet që po zbardhen përditë të trondisin. Vetë pesonalisht i ndoqa me vëmendje denoncimet e panumërta që u bënë në komisionin hetimor, për inceneratorin e Tiranës. Erion Veliaj jo vetëm ka nënshkruar në kundërshtim me ligjin për t’i hapur rrugë skemës së ?Integrated Energy BV?, duke rëmbyer një tagër që nuk i takon, atë të Këshillit Bashkiak, por vazhdon i paguan kompanisë tarifën e incenerimit të mbledhur nga xhepat e kryeqytetasve, ndërkohë që plehërat vetëm groposen.
Ai vazhdon të furnizojë një projekt, që ndonëse u miratua me shifër të gënjeshtërt (do të kushtonte vetëm 90 milionë euro), do të rëndojë mbi xhepat tanë me më shumë se katërfishin e këtyre parave.
Në fakt, llogaria me këtë katrahurë që po i nxjerr bojën SPAK-ut të ambasadorëve nuk bëhet sipas kriterit se sa kanë përfunduar në qeli, por me atë se sa nga ata që e meritonin prej kohësh të qenë aty, bëjnë varavingo akoma jashtë.
Pikërisht kjo lloj llogjike, të të kënaqurit me rezultatet sa për sy e faqe, të të bërit betejë sa për të siguruar një alibi, shpjegon dhe paradoksin që vumë re ditët e fundit.
Duke mbrojtur paralelisht me denoncimin e vjedhjeve edhe badigardët e hajdutëve në drejtësinë e re, opozita e vulës aktroi një film të keq, të parë disa herë me radhë. Sjellja e saj qe njësoj si futja në koalicion pas çadrës në 2017, si tryeza me Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin pas bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve, si marëveshja e 5 qershorit pas protestave me molotov.
Ato të gjitha i përngjajnë fabulës së zjarrfikësit që shuan flakën që ka ndezur vetë.
Prandaj, këtë herë, zelli që po tregon PD-ja e vulës në komisionin hetimor për inceneratorët nuk mund ta fshehë aspak mëkatin e pashlyeshëm të votës për zgjatjen e mandatit të vettingut. Kësaj fabule i ka dalë boja. Ajo tani po djeg të gjithë ata opozitarë që shtiren sikur ndeshen me krimin, por në fakt kërkojnë kushte më të favorshme në një pakt të ri me të.
Nga Çim PekaReforma në Drejtësi ishte një projekt që lindi r...
Nga Luçiano Boçi Mona Lizën (Lisa Gherardini) e bëri të fams...
Hiqen se janë zotër të fatit të tyre. Se ndikojnë në mbarë p...
Nga Dr.Arben RamkajBallkani ka qenë historikisht arenë e për...
Një miku im shumë i shqetësuar më mori në telefon dhe më tha...
Në vitin 2016 me anë të ligjit 76 u miratuan ndryshimet kush...
Qëndrestare epike përballë dhunës, edhe pse e vetme me një t...
Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit ...
Nga Sokol BreguUnë nuk i honeps dot lajmet e pavërteta, dhe ...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” mil...
Pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion...
Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, i zuri t...
Nga Rexhep PolisiPo dëgjoja mbrëmë deputetin Agron Gjekmarka...
Lidhja e dënimit të ish ministrit të “policisë që deshëm” me...
Avokati Maks Haxhia nuk mund të bënte më shumë për klientin ...
U mbush me meme dhe humor rrjeti dje dhe sot pas vendimit pë...
Nga Elvi FUNDOSot ambasadorja Yuri Kim, ka pasur një reagim ...
Të dashur miq, Partia Demokratike e Shqipërisë ja arriti të ...
Ndodh rregullisht, jo vetëm në postimet e mia, por të kujtdo...
Vendimi i nesërm i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose m...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...