Nga Lorenc Vangjeli/ Saimir Tahiri, tentativa e parë për të prerë pyllin me bisturi
Avokati Maks Haxhia nuk mund të bënte më shumë për klientin ...
Lidhja e dënimit të ish ministrit të ?policisë që deshëm? me fundin e konceptit të pa ndëshkueshmërisë, nga Yuri Kim, ngjalli edhe njëherë shumë ilartitet dhe ironi në rrjet. Arsyeja kuptohet lehtësisht.
Atëherë kur një pjesë e iluminuar dhe kritike e shoqërisë shqiptare patën ngritur zërin kundër Saimir Tahirit për kanabizimin masiv të vendit, përfaqësuesit e SHBA-së u bënë mburojë politike pro tij. Ende shumëkush e mban mend, se në kulmin e skandalit Zagani, që shpërfaqi për herë të parë lidhjet e superministrit me grupimin e trafikanëve Habilaj qeveria Shqiptare organizoi një konferencë pompoze për të glorifikuar punën e policisë. Dhe pikërisht në këtë manifestim propagandistik, që ndodhte në të njëjtën kohë kur mediat e huaja buçisnin nga lajmet për Shqipërinë si vendi që po furnizonte Europën me hashash, kur drejtësia politike përndiqte denoncuesin viktimë dhe mbronte Tahirin, ambasadori Donald Lu e konsideroi përpkekjen e luftës kundër drogës si një histori suksesi. Kjo deklaratë absurde u përdor më shumë se një herë si alibi në parlament, qoftë nga Rama, qoftë nga Tahiri, për tu thënë kundërshtarëve se po të ishte kanabizuar teritori, amerikanët nuk do të heshtnin. Aq flagrant ishte ky përdorim sa në publik u shpërnda pandehma se qeveria po kultivonte drogat e lehta me leje nga Uashingtoni.
Pra po ta shohim nga prespektiva e sotme amerikanët e mbrojtën Saimir Tahirin atëherë kur ai mëkatonte duke qenë në pushtet dhe po e përdorin si shembull të ndëshkueshmërisë sot që të gjithë po e trajtojnë si një limon të shtrydhur. Prandaj deklaratat e Yuri Kim sot duken qesharake, sepse ato lexohen në sfondin e ayre që pat thënë paraardhësi e i saj.
Në këtë kuptim, ndonëse për personazhe me histori dhe profile të ndryshme, ky qëndrim amerikan për Saimirin është i njëjtë me atë që ata po bëjnë me Saliun. Edhe Berishën ata e mbrojtën në dëm të shqiptarëve, duke u sjellë në mënyrë cinike ndaj një pakice të iluminuar që denonconte krimet e tij, dhe po e ndëshkojnë sot kur ai nuk ka më as fuqinë dhe as pushtetin për ti bërë dëm bashkëkombasve të vet. Gjithkush e mban mend epitetin ?burrë shteti? pas katër vrasjeve politike në 21 janar. Askush nuk e ka harruar se sekretarja e shtetit, Hilari Klinton, para se ti jepte dorën Berishës, tha nga tribuna e parlamentit se Shqipëria qe vendi ku duhet ardhur për të parë si funksionon demokracia. Ajo i shqiptoi këto fjalë në vitin 2012, kur ishte miniar drejtësia për Gërdecin, kur qenë vrarë politikisht demostrues, kur pushteti kishte grabitur 10 votat e bashkisë së Tiranës.
A mund të quhej kjo një demokraci perfekte nga kryediplomatja e vendit më të fuqishëm të botës? Kjo është aq absurde sa historia e suksesit të luftës kundër drogës nga Tahiri.
Natyrisht, përmendja e këtyre gafave kolosale, nuk i jep të drejtë asnjë shqiptari ti kërkojë llogari diplomatëve amerikanë për dështimet tona. Nuk na takon ne të rudhim buzët, se pse ata mbështesin politikanë që i bëjnë dëm popullit të tyre, as pse nuk flasin asnjëherë kundër atij që ka pushtet. Qeveritarët tanë të korruptuar mund ti duhen si kukulla të shantazhueshme për të pranuar muxhahedinët apo afganët, për të demontuar armët kimike, apo për të pranuar ?investime të huaja? si ato të Bechtel në Skavicë. Kjo është një praktikë që nuk ndodh për herë të parë dhe as vetëm në Shqipëri.
Por thënë këtë, duke i mirëkuptuar këta të huaj që marrin mandat për të mbrojtur interesa shpesh të ndryshme nga ato tonat, ne s?kemi pse sillemi as si idiotë, as si naivë, për ti trajtuar si arbitra të ndershëm. Ne nuk kemi pse e marrim si mesazh hyjnor qëndrimin e tyre, as kur mbronin dje Tahirin në pushtet, as kur atë e anatemojnë sot, as kur lavdëronin demokratin Berisha, as kur e shpallin minues të demokracicë. Amerikanët kanë të vërtetën e tyre, por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë, domosdoshmërisht dhe e jona.
Avokati Maks Haxhia nuk mund të bënte më shumë për klientin ...
U mbush me meme dhe humor rrjeti dje dhe sot pas vendimit pë...
Nga Elvi FUNDOSot ambasadorja Yuri Kim, ka pasur një reagim ...
Të dashur miq, Partia Demokratike e Shqipërisë ja arriti të ...
Ndodh rregullisht, jo vetëm në postimet e mia, por të kujtdo...
Vendimi i nesërm i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose m...
Katër muaj më parë ish drejtori i RTSH-së u arrestua me akuz...
Pyes veten: Mirë në foltore demokratët e bazës marrin pjesë ...
Nga Çim Peka Javën që shkoi, media u mor me faktin se Lulzim...
Nga Adriana Kalaja Më tërhoqi vëmëndjen, deklarata e deputet...
Nga Andi Bushati Grupi i diplomatëve amerikanë që merren me ...
Nga Mentor Kikia Kam lexuar këto ditë lajmin mbi zhvillimin ...
Nga Nevrus NazarkoNjë nga juristët me influenciale të shekul...
Nga Elvi FundoSot Komisioni i Rithemelimit në PD dalë nga Ku...
Ajo çfarë ndodh aktualisht në Partinë Demokratike të Ritheme...
Dramatikja, në mos them tragjikja te Partia Demokratike ka q...
Mund te kete akoma njerez te paqartë e sërrisht të pyesin:Se...
Ikja e Liljanës u bë lajm. Lajmi u bë gjëmë. Dhe gjëma mori ...
Ilir LevonjaZonja ambasadore, opozita nuk është Lulzim Basha...
Ky është publikimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, i...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...