Nga Ylli Dylgjeri/ Ti s'duhet të dalësh më në publik Edi Rama!
Mund te kete akoma njerez te paqartë e sërrisht të pyesin:Se...
Dramatikja, në mos them tragjikja te Partia Demokratike ka qenë që brenda saj ka pasur si traditë dashje pa dashje e një tejkalimi të drejte ndaj të tjerëve.
Mbetet për t’u sqaruar nga ata që duan të rishkruajnë historinë e shqiptarëve të sqarojnë se ku ngjan 21 janari me 8 janarin.
Dikur më 21 janar u tejkalua e drejta nga brenda jashtë dhe pa asnjë nevojë u bënë katër viktima nga manifestuesit jashtë. Një tejkalim që rrënoi në atë kohë reputacionin e Partisë Demokratike dhe të kryetarit të asaj kohe.
Më 8 janar ndodhi tejkalimi i së drejtës sepse pa asnjë nevojë, po fare, nga brenda jashtë pa asnjë nevojë u përdor teneqe, hekur, shkopa, sidomos gaz, gaz, gaz, kundër atyre nga jashtë.
U rrënua reputacioni i Këshillit Kombëtar, deputetëve dhe i kryetarit të ish-partisë brenda asaj ndërtese.
Kot, fare kot.
Më pas historianët do ta gjejnë, jo tani tani, por pas njëmijë vjetësh, se tani nuk kanë këllqe, kush del nga kontrolli gjithmonë brenda Partisë Demokratike? Si është e mundur që ka gjithmonë forca nga brenda që rrënojnë kryetarin ? Ka një “dorë” brenda saj që rrënon Partinë Demokratike? Ka njerëz që gjoja e mbrojnë me mjetet që nuk duhet, dhe forcojnë ata që janë jashtë kundër atyre që janë brenda?
Këto pyetjet hëpërhë!
gaz, gaz, gaz!
Dhe tani për të mbështet kryetarin e ish Partisë Demokratike çfarë gallate, mobilizohet policia, mediat e shitura apo të blera, ku e di unë, lloj lloj opinionistësh që disa prej tyre ja fusin aq kot sa më shumë punë prishin se ndreqin,, etj.
Sa më shumë ndihmë nga jashtë vetes që i jepet kryetarit të ish Partisë Demokratike, aq më shumë i rënohet reputacioni te baza e elektoratit të saj, te militantët dhe te zgjedhësit.
Po a e kupton ai se?
Zoti Edi Rama e ka kuptuar prej kohësh dhe gjithmonë e merr në mbrojtje me ligjërime në fushata elektorale, me paternalizëm në Kuvend, me polici, me ç’mundet, sepse ashtu e minon keq e më keq!
E “përkrah” që ta rrënojë!
Tragjikja e komikes dhe komikja e tragjikes në politikën tonë të shkretë!
Të mos përkrahet bie në gjendje të lirë, të përkrahet rrënohet!
Sikurse thoshte ai dikur, kjo është çështja!
Nuk është trekëndëshi i Bermudës, është ekuacioni i Shrëdingerit! Po për këtë duhet pak fizikë e bërthamës të atomit!/CNA.al
Mund te kete akoma njerez te paqartë e sërrisht të pyesin:Se...
Ikja e Liljanës u bë lajm. Lajmi u bë gjëmë. Dhe gjëma mori ...
Ilir LevonjaZonja ambasadore, opozita nuk është Lulzim Basha...
Ky është publikimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, i...
Së pari, privilegj dhe përgjegjësi të ndiqja video-konferenc...
Nga Lutfi Dervishi Shqipëria renditet në vendin e fundit në ...
Nga Genc Pollo Takimi në Tiranë në dhjetorin e shkuar mes Ra...
Nga Akil Pano “Paanshmëria është një fjalë pompoze për indif...
Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me a...
Nga Tritan ShehuKeqpërdorimi nga deputeti Basha & Co i ndonj...
Nga Lutfi DervishiPyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vësht...
Pyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vështirësi edhe vende s...
Në ndihmë të votuesve, gazetarëve, analistëve dhe politikanë...
Më shumë se informacioni për motin, që të ndash mendjen se ç...
Në një market lagjeje, ku shiten edhe libra, pashë një grua ...
Nga Kreshnik Spahiu Nuk kishte si ndodhte ndryshe….. Sot Par...
Nga Berat BuzhalaLufta Civile në Partinë Demokratike në Shqi...
Tymnaja politike e bravave, levave dhe megafonëve rreth tyre...
Nga Agim XhafkaI nderuar zoti Basha,Unë senatori John McCain...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...