Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Elvi Fundo
Sot Komisioni i Rithemelimit në PD dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit ka zhvilluar primaret në 6 bashki, ku do të zhvillohen zgjedhjet në datën 6 mars të vitit 2022.
Pra pas gati 1 muaj e 1 javë do të kemi votime në 6 bashkitë shumë të rëndësishme të vendit, siç është Shkodra, Durrësi, Dibra por edhe Rrogozhina, Vora dhe Lushnja.
Në këto 6 bashki do të ketë zgjedhje. Sot janë zhvilluar primaret. Komisioni i Rithemelimit ka zhvilluar zgjedhjet në degë, kanë votuar anëtarë, në Durrës dhe në Shkodër duket që ka pasur një pjesëmarrje mjaft të lartë. Në Dibër ka pasur më shumë pjesëmarrje se edhe 18 dhjetori i delegatëve të Lulzim Bashës e kështu me rradhë.
Nga ana tjetër ka reaguar partia e vulës, ku Lulzim Basha pretendon se ky është një grup që po bën një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike zyrtare, e cila është opozita e vërtetë, Sali Berisha është me Ramën, Rama është me Saliun, duan statu quo-në, Luli është ndryshimi e të tjera si këto.
Se kush është Luli e se sa vlen Luli gjithçka dihet, njeh vetëm humbje, ka zbarkuar në Sjqipëri para 17 vjetësh dhe ka 17 vjet në pushtet. Gjatë gjithë kohës ka qenë 3 herë ministër, kryetar bashkie dhe kryetar i opozitës. Asnjë herë pa pushtet, gjithmonë i paguar nga taksat e shqiptarëve. Ka humbur sistematikisht në përballje me socialistët, kërkon që rivalin ta ketë me dy mandate, pra kryeministri, vetë mund të qëndrojë tre apo katër, por gjithësesi këto janë qasjet e tij politike dhe sjelljet e një papjekurie apo korrupsioni që e ka marrë peng dhe e ka kapur Lulzim Bashën.
Kush e zgjidh tashmë kandidatë e Lulit apo kandidatët e Saliut, sepse vetë Basha nga një anë thotë se fajin e ka Saliu që po nxjerr kandidatë dhe po rivalizon PD-në?
Nga ana tjetër nuk thotë se çfarë do bëj me kandidatët e tij, por zëra të shumtë të deputetëve, që ai mund t?i nxjerrë edhe qesharak, edhe blof.
Ka reaguar publikisht duke theksuar se do ti fitojnë zgjedhjet e 6 marsit. Kandidatët e PD, të Lulit do jenë më të mirët e kështu me rradhë.
Tani këtu ka një përplasje, kandidat nga Berisha dhe kandidatë nga Basha.
Basha dhe mund të mos hyjë fare, dhe mund të largohet nga zgjedhjet se kjo nuk çudit askënd. E ka bërë në 2019-tën, mund ta bëjë prap tani.
Demokratët kanë dilemë, shqiptarët kanë dilemë, a duhet ti kenë dy kandidatë, a është kjo një përçarje, a është ky një shërbim që i bëhet Edi Ramës?
Në fakt, shërbimi më i madh që i bëhet Edi Ramës është qëndrimi i Lulzim Bashës në krye të PD, por këtë nuk mund ta zgjidhësh për sa kohë vetë kryeministri merr në mbrojtje kryetarin me vulë dhe çon policinë për të rrahur, hedhur gaz e dhunuar demokratët.
Të gjitha këto le të ngelen mënjanë, le të shikojmë se cila është skema, si mund të zgjidhet?
PD-ja e Lulit thotë do i fitojmë të gjitha zgjedhjet në 6 mars, nga ana tjetër asnjë kandidat nuk ka zyrtarizuar dhe duket se me shumë gjasa vështirë se do të hyjë.
Por edhe po të hyjë në garë çfarë do të fitojë. 2 PD të ndara, ka shumë pikëpyetje, por përgjigjja është një: 6 marsi nuk është larg, Basha hyn me kandidatët e tij, Berisha hyn me kandidatët e tij.
Pse ka frikë Lulzim Basha kur PD-në e ka më të madhe, kur Berisha është më i dobët, kur 95% e demokratëve janë me Lulzim Bashën, kur 18 dhjetori ishte përgjigjja e duhur ndaj ?non gratave?, kur kandidatët e Lulzim Bashës janë më të mirët, PD-ja është më e pastër, njerëzit besojnë Lulin, Gaz Bardhin, Ervin Salianjin dhe Enkelejd Alibeajn.
Pse ka frikë nga kandidatët e primareve, apo të Komisionit të Rithemelimit e Sali Berishës që është ?non grata??
Çfarë e tremb Lulin? Se këta kandidatë do marrin 5 apo 10%?
Shumë mirë, në rast se kandidatët e Sali Berishës marrin 5 apo 10% dhe ndonjë kandidat i Lulzim Bashës humbet për shkak të dëmit që i bëhet nga rivalët e Saliut, Basha ka të gjithë të drejtën ta akuzojë. Por në rast se ndodh e kundërta, çfarë do thotë Luli dhe të tijët?
Sepse kandidatët që janë shpallur në Lushnje, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Shkodëre edhe Vorë duket se ka një peshë mjaft të rëndësishme në elektoratin e zonave të tyre.
Ardian Muka ka qenë edhe një kandidat i përfolur edhe në zgjedhjet e 2019, edhe në zgjedhjet e 2015 në Durrës, pavarësisht se Lulzim Basha veproi me Grida Dumën dhe humbi me 15 mijë vota. Emrat e kandidatëve duken me potencial e shumë të mira brenda trupës elektorale të Partisë Demokratike.
Në rast se këta fitojnë mbi kandidatët e Lulit, çfarë do thotë Luli?
Sepse në rast se kandidatët e Bashës dalin të parët dhe këta të Berishës dalin poshtë, marrin përqindje të ulëta dhe thjesht shkaktojnë humbjen, Basha ka të drejtë, Berisha sabotoi fitoren e demokratëve.
Po në rast se ndodh e kundërta?
Kandidatët e Berishës fitojne apo dalin të dytët dhe për pak vota apo për një përqindje të vogël, të dëmtuar nga ata që do nxjerrë Lulzim Basha humbasin, çfarë do thonë?
Do thonë e humbi Saliu që doli kandidati i tij para kandidatit të Lulit apo do thonë që e humbën demokratët, ata mijëra demokratë që votuan në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnje e kudo.
Çfarë do thotë Lulzim Basha? 6 marsi nuk është larg, prandaj gjithçka e zgjidh vota dhe vetëm vota, të tjerat janë fjalë.
Gara është shumë afër. 6 marsi është shumë afër. Atje ku do të ketë garë do të duket se kush janë rivalët e vërtetë, se kush është PD e vërtetë, se cilët janë kandidatët e mbështetur, sa vlen Komisioni i Rithemelimit me Bershën ?non grata?, sa vlen dhe lëkura e Lulzim Bashës. Luli nuk ka pse të ketë frikë, të sulmojë, të akuzojë Komisionin e Rithemelimit, të përjashtojë, të fyej, se shpesh e kanë akuzuar edhe për diçka tjetër, që shiste kandidatët.
Sot nuk ka pasur mundësi ti shesë, ndoshta është mërzitur edhe për këtë fakt, sepse sot kandidatët u zgjodhën nga demokratët, por duhet të presim 6 marsin për të parë kush ka peshë brenda PD-së, kandidatët e primareve të Komisionit të Rithemelimit dhe Berishës, apo kandidatët e Lulit. Sërish në çdo lloj mbështetje, këtë herë duket se do shërbejnë si patericë e Edi Ramës për ti siguruar 6 bashkitë kryeministrit dhe për ti dhënë një administrim të plotë të pushtetit vendor, të cilin e dorëzoi pa kushte Lulzim Basha në vitin 2019.
Tani pritet të shohim 6 marsin për të parë një rezultat të vërtetë, sa i vlen lëkura gjithësecilit. Fakti është që kandidatët i zgjodhi antarësia dhe jo lekët në paradhomën apo familjarët e Lulit.
Luli nuk ka pse të jetë kaq nervoz, debati është thjesht i zgjidhur me votë. Në 6 mars do votohet, në rast se Luli do shkojë në garë do provojë lëkurën e tij, në rast se nuk do shkojë në garë sërish do tregojë që është frikacak, dështak dhe humbës./CNA.al
Ajo çfarë ndodh aktualisht në Partinë Demokratike të Ritheme...
Dramatikja, në mos them tragjikja te Partia Demokratike ka q...
Mund te kete akoma njerez te paqartë e sërrisht të pyesin:Se...
Ikja e Liljanës u bë lajm. Lajmi u bë gjëmë. Dhe gjëma mori ...
Ilir LevonjaZonja ambasadore, opozita nuk është Lulzim Basha...
Ky është publikimi i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert, i...
Së pari, privilegj dhe përgjegjësi të ndiqja video-konferenc...
Nga Lutfi Dervishi Shqipëria renditet në vendin e fundit në ...
Nga Genc Pollo Takimi në Tiranë në dhjetorin e shkuar mes Ra...
Nga Akil Pano “Paanshmëria është një fjalë pompoze për indif...
Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me a...
Nga Tritan ShehuKeqpërdorimi nga deputeti Basha & Co i ndonj...
Nga Lutfi DervishiPyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vësht...
Pyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vështirësi edhe vende s...
Në ndihmë të votuesve, gazetarëve, analistëve dhe politikanë...
Më shumë se informacioni për motin, që të ndash mendjen se ç...
Në një market lagjeje, ku shiten edhe libra, pashë një grua ...
Nga Kreshnik Spahiu Nuk kishte si ndodhte ndryshe….. Sot Par...
Nga Berat BuzhalaLufta Civile në Partinë Demokratike në Shqi...
Tymnaja politike e bravave, levave dhe megafonëve rreth tyre...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...